Nikçi

Fshat në Shkodër, Shqipëri
(Përcjellë nga Nikç)

Nikçi është një fshatkomunën Kelmendrrethin e Malësisë së MadheShqipërisë.

Nikçi

Gjeografia

Redakto

Fshati shtrihet në krye të CemitVuklit dhe rrëzë majës së Shenikut (Bjeshkët e Namuna), në një gropë të thellë me lartësi 600 m mbi nivelin e detit.

Historia dhe demografia

Redakto

Sipas dokumeteve të shkruara, ky fshat është përmendur për herë të parë në 1671 nga banorët që erdhën nga Vuthajt, të kryesuar nga Deli Nika, prej nga supozohet të ketë marrë edhe emrin fshati. Në dekadën e parë të shekullit XIX, egzistonin 154 shtëpi, kurse më 1998 numërohen 538 banorë. Kryesisht janë të besimit katolik dhe një pjese jo e vogël janë myslimanë. Banorët kanë marrë pjesë aktive në luftërat shekullore për liri e pavarësi, duke i dhënë Kelmendit figura të shquara, si Turk Shabin, Uc Turkun etj.

Këtu gjenden gjurmët e banesës më të vjetër të zonës, që i përket gjysmës së dytë të shek.XIX.

Ekonomia dhe turizmi

Redakto

Drejtimi kryesor i ekonomisë është blegtoria (gjedhë, dhen e dhi) dhe më pak bujqësia (vetëm 37.1 ha tokë bujqësore që mbillet me misër, patate, perime dhe fruta). Në Nikc gjen shumë burime të ftohta si akull, ku ndonjëri arrin prurjen deri 1000 l/orë (i Komanit, Ledit, Lujve, Radoshit etj). Ujërat kanë formuar shumë shpella karstike, si Skurra e Gjackës, që ka tërhequr deri tani vëmendjen edhe të speleologëve e studiuesve të huaj; ujëvara e Vizhnës dhe puset e bukur karstikë gjatë rrjedhjes së përroit, shkëmbinjtë e zgavëruar të Niklit, Gurin e Gjatë etj.

Rëndësia turistike e shpellave rritet, sepse nga ky fshat mund të ngjitesh në Bjeshkët e Namuna. Kur del në Qafë të Dobracës, lartësohet nga e djathta Forca e Kelmendit, një mrekulli e vërtetë e natyrës dhe një monument i rëndësishëm i historisë së banorëve. Ajo përbën një pllakë të fuqishme gëlqerore, me pjerrësi mesatare ndaj fshatit dhe me formë vezake, afro 1000 m gjatësi dhe rreth 450 m gjerësi. Mbi të gjenden ahe dhe pisha dhe në mes të saj del një burim i ftohtë ujor, mbi 20 m lartësi. Nga lindja ka vetëm një hyrje, që mund të mbrohet shume lehtë në rast nevoje. Në këtë vend, në vitin 1638, janë mbledhur kelmendasit për t'u mbrojtur nga pushtuesit turq. Rezistenca dhe vuajtjet e tyre janë përmendur nga shumë studiues të huaj, sidomos nga J. Hahni në punimin: 'Studime shqiptare', 1854.

Referime

Redakto

Shih edhe

Redakto