Nikita Sergejeviç Hrushçovi (apo Hrushqov, rusisht: Ники́та Серге́евич Хрущёв) u lind në Kalinovk më 17 prill 1894, vdiq në Moskë më 11 shtator 1971), ishte një politikan rus, kryetar i BRSS. Pas vdekjes së Stalinit ka qenë kryetar i partisë. Ai pasoi Malenkovin në postin e kryetarit të BRSS.

Nikita Hrushqovi

Jetëshkrimi Redakto

Hrushçovi lindi më 15 prill të 1894 në Kalinovka një fshat në Rusi në afërsi të Ukrainës. Prindërit e tij ishin babai Sergej Hrushçov dhe nëna Kesina Hrushçov. Ata ishin fshatarë analfabetë Rusë që merreshin me bageti e bujqësi. Ata kishin edhe një vajzë më të vogël se Hrushçovi, Irna. Hrushçovin prindërit e tij nuk e dërguan në shkollë por e angazhuan me punë të tjera fizike gjatë moshës së adoleshencës në Dombas, një qytet ne lindje të Ukrainës. Hrushçovi duke punuar në Dombas i dërgonte para familjes së tij në fshat.

Me vonë gjatë jetës së tij në Dombas ai u bë një përkrahës i fortë i bolshevizmit gjatë revulucionit Bolshevik. Ai u anëtarësua në Partinë Komuniste pas rënies së carit Nikolla II dhe familjes së tij. Më 1925 pas vdjekes se Leninit ai përforcoi lidhjet me Stalinin duke u bërë një mik i ngushtë i tij. Ai u bë një patriot dhe kontribuoi në Luftën e Dytë Botërore. Ai mori postin e gurvenatorit të Moskës në vitin 1941, në kohën kur në Bashkimin Sovietik po zhvillohej lufta e dytë botërore.

Ai u soll si një shërbëtor i Stalinit sepse ai e kishte marrë postin duke eliminuar disa nga armiqtë e Stalinit. Në mars të vitit 1953 kur Stalini vdiq, Hrushçovi duke eleminuar rivalin e tij për postin Lavrentij Beria arriti të bëhej kryetar i Bashkimit Sovietik, po ashtu edhe kryetar i Partisë Komuniste. Ai drejtoi Bashkimin Sovietik për 11 vite.

Vdekja Redakto

Hrushçovi dhe shqiptarët Redakto

Nikita Sergejeviç Hrushçovi viziton Shqipërinë në vitet 60.

Lidhje të jashtme Redakto