Niko Ago
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Niko Ago (në shqip edhe Neki Ago) është një gazetar i shtypit suedez- reporter i Televizionit Publik, SVT- , me origjinë shqiptare. Ka lindur në Tepelenë të Shqipërisë në vitin 1969. Emigroi në Greqi në vitin 1992. Ka studiuar gazetari në Departamentin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe në vitin 2005, ka përfunduar edhe studimet në Institutin për Studime Ekonomiko - Financiare në Athinë. Punoi për mediat greke, elektronike dhe ato tradicionale,kryesisht me profil progresist, deri ne vitin 2916. Për disa vite ka qenë redaktor i së përditshmes Avgi newspaper (greqisht "η Αυγή", redaktor i radios " Sto Kokkino 105,5 FM", columnist i portalit mediatik Protagon.gr, columnist i portalit altsantiri.gr. Qysh në shkollën e mesme, është marrë me letërsi. Ka përkthyer nga greqishtja në shqip librin "Poetë Bashkëkohorë Grekë" dhe nga shqipja në greqisht, librin studiμor mbi origjinën e gjuhës shqipe,"Enigma" të Robert D'Angely. Nga viti 2012, për shkak të kërcënimeve të shumta nga anëtarë të organizatës naziste "Agimi i Artë" (greqisht Χρυσή Αυγή), qe pasuan reportazhet e tij per organizatrn naziste dhe lidhjen e lidereve te saj me krimin e organizuar, është shpërngulur dhe jeton në Suedi. Aty, në vitin 2013, botoi librin "Nynazismen i Grekland" (Neonazizmi në Greqi) në gjuhën suedeze. Nga gushti i vitit 2016, punon si gazetar ne Televizion Publik te Suedise, SVT. Niko Ago, për vite me radhë, është aktivist për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Në periudhën 2011-2012, ka qenë anëtar i Bordit Drejtues të Bashkimit Grek për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. I pari anëtar i këtij Bordi, me origjinë jo greke.