Niko Hoxha
Ky 4 prill 2015 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë.(4 prill 2015) |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(4 prill 2015) |
Niko Selman Hoxha lindi me 1 shkurt 1926 në Tragjas të Vlorës. Filloi shkollën normale të Elbasanit, por që në fillimet e para të luftës, e la shkollën dhe ngjeshi armët për liri. Në qershor 1943 ishte pjesëtar i çetës së rinisë Gumenicë. Ka marre pjesë në luftimet e zhvilluara në Malin e Bardhë, në Jonufër, në Drashovicë etj. Niko Hoxha mori pjese edhe në luftime në Kosovë, duke shfaqur aftësitë e tij të veçanta, si në luftime, ashtu dhe në marrëdhënie me shokët, partizanët, luftëtarët e lirisë. Pas çlirimit, Nikon e dërguan për studime në akademinë e aviacionit në BS, që e kreu gjatë viteve 1945- 1948. Më tej, nga vitet 1949- 1952, mbaroi studimet në Fakultetin e Komandimit të Forcave Ajrore të BS. Pas mbarimit të shkollave për aviacionin, u kthye në atdhe dhe u emërua komandant i skuadriljes së parë luftarake shqiptare Në verë të vitit 1955 u emërua komandant i regjimentit të parë të aviacionit në Kuçovë. Në vitin 1962 Niko Hoxha u emërua Komandant i Regjimentit të Rinasit, ku drejtoi deri sa dha jetën në krye të detyrës me 21 mars te vitit 1965. Në vitin 1996 shpallet "Dëshmor i Atdheut".