Nikolicanji
Nikolicanj (greqisht: Νικολίτσι/Nikolítsi) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Nikolicanj
Νικολίτσι | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Nikolicjot |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Nikolicanj kufizohet me Psakën, nga jugu me Kurtesin, nga lindja me Kajcanjin dhe nga perëndimi me Sharatin. Para Luftës së Dytë Botërore, Nikolicanj kishte këto lagje: Bejdeshatë, Bregu dhe Rakanj.[1]
Toponimet të fshatit Nikolicanj:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
- Alishuta — ara, në L.
- Ar’ e Bukur – arë, në V.
- Ar’ e Bilalit – arë, në P.
- Ar’ e Kostës - arë në mal, në V.
- Ar’ e Rucit – arë, në L.
- Belizdrameza – ara, në P.
- Bir’ e Azit – vrimë, në L.
- Bir’ e Frregët – vrimë, në L.
- Bir’ e Shpellës – shpellë, në J.
- Bokrrimat e Allbanos – bokërrima, në P.
- Bregu i Kokorinës - breg, në P.
- Bregu i Mbilloshit – breg, në P.
- Bregu i Shesë - she, në të cilin gratë lanin rrobat, në L.
- Brrinja – brinja, në P.
- Bubareqi – kodër, në P.
- Bulbashi – arë me një pus pranë, në L.
- Burim’ e Gjatës (Burima e Gjatës) – burim, në L.
- Burimat e Trapit - kodër që dikur aty ka pasur një burim, në L.
- Burimat — burime, në P.
- Burim’ e Trapit – kodër, në P.
- Burim’ e Zejnos – burim, në P.
- Buzhokëzat – ara, në L.
- Çep i Rrahut - faqe mali, në P.
- Çep’ i Truhalës - këmbë mali, në P.
- Drras’ e Haxhalisë - vend me dërrasë, guri, në P.
- Drras’ e Qeve - vend ku ishte dhe një burim ku pinin ujë qetë, në P.
- Drras e Shpellës - dërrasë e madhe guri pranë një shpelle, në P.
- Dushku Neshatit – kullotë, në P.
- Dhrom’ i Kojdheles - rrugë monopat, në P.
- Faqe e Bukur - luginë, në P.
- Faq’ e Meshahut (Faqa e Meshaut) - arë, në L.
- Faq’ e Psakës – kullotë.
- Ferr’ e Bilalit - arë, në L.
- Ferrametë e Hajro Mezos - ara, në L. Ky vend ka qenë pronë e Hajro Mezos i cili u vra nga grekët në masakrën e Selanit, me 1913.
- Ferramet’ e Kush Mahmutit - ara, në L.
- Ferramet’ e Merjemes - ara, në L.
- Fiqeza - ara, dikur aty ka pasur fiq, në P.
- Gorric’ e Madhe – arë, në L.
- Gorric’ e Takës - lëmë i gurtë, në L.
- Grik e Memgjonit - vend grykë, në J.
- Grop’ e Fierit - vend gropë.
- Grop’ e Pusit - vend gropë në mal, në P.
- Gropat e Malo Koçurit – ara, në V, ku vendi është gropë.
- Gurët e Liqerit – ara, në L.
- Gurëz i Beqo Shabës – ara, në L.
- Gurëz i Brahos - ara, në J.
- Gur i Ambullit – shkëmb, në P.
- Guri Mbim – kullotë.
- Gur i Ngushtë - shkëmb, në L.
- Gur i Sheshit Math - shkëmb i madh me një shesh pranë, në L.
- Gurët e Zafirit – shkëmbënjë, në P.
- Guvat e Kurorës – guva, në P.
- Gjirët e Kladhit - faqe mali e veshur me prrall, nga ku s’mund të kalohet, në P.
- Gjorrua i Kush Mahmutit – kullotë.
- Hallazm’ e Manes – ara, në L.
- Jurt i Ago Nurit - baçë me ullinj, në P.
- Jurt i Arapit – ullishtë, në P.
- Jurt i Duro Beut - baçë me ullinj, në L.
- Jurt i Sak Nexhipit - baçë me ullinj, në L. Sak Nexhipi nga Nikolicanji u vra nga grekët në Selan, më 1913.
- Kladhi - mal, në P.
- Kodërza - ara, në L.
- Kojdhelet - rrugë kafshësh në mal, në P.
- Kopështi Hamet Harunit — baçë me ullinj, në L.
- Kotroi - sterrë në shkëmb e cila mban ujë, në P.
- Kovaça e Bejbellos - ara, në P.
- Kovaça e Beut – ara, në L.
- Kroi i Palit - burim me ujë të ngrohtë që del nga një shkëmb, në P.
- Lëm’ i Harunit — lëmë, në V.
- Lëm’ i Qafës – lëmë, në V.
- Lëm’ i Vështit — lëmë, në L.
- Limeri — kullotë.
- Liqëri - liqen i madh rreth 1000 dynymë, në L.
- Lisat e Idrizit - ara e vënde me lisa, në L.
- Lis’ i Gjorros - lis i madh.
- Lis i Maksutit - vend grykë, në P.
- Luca - vend ku pinin ujë bagëtitë, në L.
- Luvadh’ i Feta Brahos — arë, në L.
- Llak’ e Drizës – grykë, në V.
- Llak’ e Koçurit – grykë, në P.
- Llak’ e Vidhezit – grykë, në L.
- Mal’ e Kokorinës – majë.
- Malat e Viglës – maja.
- Mal i Kurorës — mali i Nikolicanjit, në L.
- Mala e Meçitit - majë në malin e Kurorës, në L.
- Mal i Mesogunit - faqe mali, në P.
- Mal’ i Qutezës - faqe mali, në J.
- Marçala – breg, në L.
- Mejdan i Meshahut — shesh e ara, në P.
- Mali i Sulejman Dules – ara, në J.
- Mëllëza - ara, në L.
- Mileza a Merjemes – arë, në L.
- Milloshi – arë, në J.
- Mingalet a Mezanit – ara, në J.
- Mokërra – baçë, në J.
- Nistër e Hamilesë – arë, në L.
- Pezulesi – arë, në L.
- Pezule a ldriz Rokës - ara në mal ku ka valanidha, në L.
- Pill i Sulejman Plakut – pyll, në L.
- Pill i Sulës – pyll, në L.
- Pill i shkurtër – pyll, në L.
- Prrar’ i Rrexhos (prrall) – ara, në L.
- Prroi Ambullit - përrua, në P.
- Prroi i Frregët - përrua i errët e i frikshëm, në P.
- Prroi Kotrua – përrua, në P.
- Prroi i Mem Xhelit – përrua, në P.
- Prroi i Mesogunit – përrua, në P.
- Pus i Alushit – pus, në L.
- Pus i Bulushate – pus, në L.
- Pus i Malit - ara në mal, në P.
- Qaf’ e Dardhës – qafë, në V.
- Qaf’ e Gonesë – qafë, në P.
- Qaf’ e Gropave – qafë, në P.
- Qaf’ e Thanës – qafë, në V.
- Qerre (qerra) - faqe mali, në P.
- Qindreja – arë, në L.
- Qistra — kullotë, në L.
- Qiur i Kaicanjit — qivur, në L.
- Raq’ i Kurorës — majë në malin e Kurorës, në L.
- Raq’ i Meshahut - majë mali, në L.
- Rrahu i Mezanit – ara, në P.
- Rrahu i Zerrate — pyll, në L.
- Rrip’ i Ademit – arë, në P.
- Spart’ e Fehimit — baçë me ullinj, në P.
- Sporat e Fero Abedinit – ara, në P. Feron nga Nikolicanji e vranë greket në Frar, me 1913.
- Stan i Meços - stan i vjetër, në L.
- Sterr e Bregut - sterrë në mal, në P.
- Sterr’ e Meshahut — sterrë në mal, në P.
- Shkall’ e Arapes – shkallë në P.
- Shkall’ e Idrizit — shkallë shkëmbore, në P.
- Shkallë e Kapitojt — rruge shkëmbore, në mal, në P.
- Shkallëz e Mehmet Jahos – shkallë, në P.
- Shkallëzat e Hasan Aliut — ara, në L.
- Shpella – shpella, në P.
- Shtëpit’ e Zerrit - troje shtëpijash të vjetra, në L.
- Shtrung e Çumanit — shtrungë e gurtë, në P.
- Shtrung’ e Kurorës - shtrungë e gurtë në malin e Kurorës, në P.
- Shtrung’ e Qirkos - shesh i madh, në JP.
- Trëndafilëza – arë, në J.
- Truhan’ i Beg Shabës – ara, në L.
- Ulliri Kushe Mahmutit — ara, në L.
- Ur’ e Tahirit - urë e gurtë, në J.
- Vaja – ara, në L.
- Vaj’ e Lazit – arë.
- Varret e Rakanit - varre të lagjes Rakanj.
- Varr i Arapit – varr.
- Vath i Balo Nexhipit – mone bagëtish në një breg, në P.
- Vësht i Ago Nurit – ara, në L.
- Vësht i Gjorro Kuçurit - vend tjetër që dikur ka qenë vësht, në L.
- Vësht i Math – ara, në L.
- Vigël e Aliut – kullotë, në P.
- Vil’ e Dajlanit – arë.
- Vratez e Ballos - ara e kullota, në P.
- Vratez e Memikos - arë në mal, në P.
- Xhajmi – arë, në L.
- Xhamia Sherif – xhami, në qendër.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Nikolicanj:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
Koçurenj, (Mulla Koçuri), Mezanenj, Nuhenj, Reshenj, Rucenj, Xhemo, Zerratë.