Këngët e djepit, ninullat shprehin dashurinë dhe dëshirat e prindërve për fëmijët e tyre. Ato në përgjithësi janë këngë të shkurtëra, me te cilat nëna vë në gjumë fëmijën.

Zakonisht këto këngë fillojnë me fjalët: “nani-nani djalin ose vajzën” ose “nina-nana” Në disa këngë djepi, sidomos në ato të jugut, gjejmë dhe fjalë te pashpjegueshme ose emra njerëzish të cilët dallohen për ndonjë karakteristikë të veçantë për këtë ose atë gjë. Ninullat janë monologë intimë poetikë, ku prindërit shprehin dëshirat e tyre për fëmijët qe janë te lidhura me urtësinë, dashurinë, trimërinë, shëndetin, jetën e gjatë etj.

Mjetet artistike, figurat letrare që përdoren zakonisht janë krahasimi dhe personifikimi. Ninullat janë më tepër lirike. Nëna e krahason vajzën me gonxhen e trëndafilit, me lulen e shegës, me mollën kurse djalin me pëllumbin, yllin. Shumë i bukur është personifikimi i gjumit të cilin nëna e paraqet si pëllumb që vjen dhe e merr fëmijën ne krahët e tij.

Shih edhe

Redakto
 
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:
  Commons: Lullabies – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Lidhje të jashtme

Redakto