Nita Latifi u lind Prishtinë me 28 Mars 1992 është këngëtare e njohur. Ajo eshte nje interpretuese shume e mire e muzikes live. Ajo ka perfunduar gjimnazin "Sami Frasheri" ne Prishtinë. Eshte pjese e nje bendi muzikor me te cilin performon live. I pelqen shume aktrimi. Per momentin ajo vazhdon studimet ne Universitetin e Prishtines, ne Fakultetin Fiziologjik.

Në vitin 2009, Nita Latifi ishte finaliste në Star Academy Albania 4.

Në Maj 2012, Nita Latifi merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Merre Ose Leje", ku pati mjaft sukses pasi qe fillimisht ajo u kualifikua per ne gjysemfinalen e ketij festivali per te kenduar live ne naten e 2-të e me pas per tu kualifikuar per ne finale. Performoi e para nder 18 finalistet e nates finale dhe arriti te rrembeje çmimin "Best Rock Alternative".

Në Maj 2014, Nita Latifi merr pjesë në Top Fest 11 me këngën "Histori".

Më datë 1 Korrik 2017, 2po2 publikon videoklipin "Yll", në bashkëpunim me Nita Latifi. Muzika e këngës u punua nga Mixey, Nita Latifi, teksti u shkrua nga vetë 2po2, ndërsa për orkestrimin u kujdes Mixey. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 15 Dhjetor 2017, Nita Latifi publikon videoklipin "Vet". Për orkestrimin u kujdes Mixey. Videoklipi u prodhua nga Imagine Film

Më datë 30 Nëntor 2018, Nita Latifi publikon videoklipin "Tequila" dhe është kujdesur vetë për muzikën dhe tekstin e këngës. Muzika e këngës u punua gjithashtu edhe nga Art Lokaj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 24 Shkurt 2019, Nita Latifi publikon videoklipin "A Jena". Orkestrimi i këngës u punua nga Avaxus. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 4 Korrik 2019, Nita Latifi publikon videoklipin "Juliana". Ky projekt ritmik vjen i realizuar edhe me videoklip, gjersa është i realizuar në Prishtinë. Për tekstin e këngës është kujdesur vet Nita, kurse për miksimin dhe masterizimin Lorenc Alijaj. Ana vizuale i është besuar produksionit Imagine Films. Këngëtarja shquhet për stilin e saj, e cila edhe këtë herë është përkujdesur që të duket sa më e veçantë.

Më datë 20 Qershor 2020, Nita Latifi publikon videoklipin "Majëm". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Nita Latifi. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 24 Shkurt 2019, Nita Latifi publikon videoklipin "A Jena". Muzika e këngës u punua nga RZON. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films. Me këtë këngë, Nita Latifi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 21 në vitin 2021.

Referimet Redakto

https://www.facebook.com/nitalatifiofficial/?locale=sq_AL

https://www.instagram.com/nitalatifii/

https://top-channel.tv/video/nita-latifi-merre-ose-leje-top-fest-9/