Njësia aritmetike logjike

This is the stable version, checked on 19 korrik 2021. 1 pending change awaits review.

informatikë, njësia aritmetike logjike (Arithmetic Logic Unit - ALU) është një qark dixhital që kryen operacione aritmetike dhe logjike.

Simboli skematik i njësisë aritmetiko logjike

Njësia aritmetike logjike (ALU) është një qark digjital që kryen operacione aritmetike dhe logjike. Ai përfaqëson bllokun bazë të njësisë përpunuese qendrore (CPU)  të një kompjuteri. CPU-të moderne përmbajnë ALU shumë të fuqishme dhe komplekse. Përveç ALU-ve, CPU-t moderne përmbajnë një njësi kontrolli (CU), njësia kontrolluese kontrollon rrjedhën e të dhënave brenda njësisë përpunuese dhe është përgjegjëse për leximin, dekodimin dhe ekzekutimin e instruksioneve. Shumica e operacioneve në një CPU kryhen nga një ose më shumë njësi aritmetike logjike, të cilat ngarkojnë të dhëna në regjistrat hyrëse. Një regjistër posedon kapacitet më të vogël dhe shërben për ruajtjen e një sasie shumë të kufizuar të instruksioneve dhe të dhënave, dhe atë vetëm përkohësisht para dhe pas përpunimit. Njësia e kontrollit i tregon ALU se çfarë operacioni duhet të kryejë në ato të dhëna, dhe ALU e ruan rezultatin në një regjistër të prodhimit. Njësia e kontrollit lëviz të dhënat midis  regjistrave, ALU dhe kujtesës. Njësia aritmetike-logjike kryen veprimet aritmetike si mbledhje, zbritje, shumëzim, pjesëtim. Ajo gjithashtu përmban  mekanizma te marrjes së vendimeve për të krahasuar nëse dy vlera në memorie janë të njëjta apo jo. CPU i tregon njësisë hyrëse se kur informacioni duhet të lexohet në memorie, pastaj përcjell tek njësia aritmetike logjike se kur informacioni i ruajtur në memorie duhet ti nënshtrohet veprimeve logjike dhe i tregojnë njësisë dalëse se kur informacioni duhet të dërgohet në pajisjet dalëse. Shume kompjuterë sot kanë shumë njësi qëndrojnë dhe mund të kryejnë shumë  veprime   të  njëkohësisht.