Nora Calderwood

matematikane dhe akademike skoceze

Nora Calderwood (14 mars 1896 – prill 1985) ishte një matematikane dhe akademike skoceze.

Nora Calderwood
Lindi
Blairgowrie
ArsimiUniversiteti i Edinburgut
Profesionimatematikane

Calderwood lindi në vitin 1896 në Blairgowrie, Perthshire, në Skoci. Babai i saj Daniel Scott Calderwood ishte drejtor i shkollës publike Blairgowrie. Pastaj familja e saj u shpërngul në Edinburg kur ajo ishte ende e re, pasi babai i saj ishte emëruar drejtor i Shkollës Normale të Kishës së Skocisë.[1]

Karriera akademike

Redakto

Calderwood ka studiuar dhe është diplomuar në Universitetin e Edinburgut nga viti 1914 deri në 1920, duke fituar një BSc në vitin 1919 dhe një M.A. Lëndët e marra përfshijnë Matematikën, Gjuhën Latine, Filozofinë Natyrore dhe Kiminë.[1]

Ajo u bashkua me fakultetin e Universitetit të Birminghamit vitin e ardhshëm, duke ligjëruar në matematikë. Megjithatë, shumë shpejtë ajo u kthye në Edinburg për të vazhduar studimet e saj nën matematikanin Alexander Aitken, duke fituar një doktoraturë në matematikë nga Universiteti në vitin 1931 me një tezë të titulluar Hulumtimet në Teorinë e Matricave.[1][2]

Jeta personale

Redakto

Calderwood nuk u martua kurrë. Ajo ishte shumë e aftë në piano dhe dha recitale Birmingham.[1]

Bibliografia

Redakto
  • Cramp, W.; Calderwood, Nora I. (1923). The use of single-core sheathed cables for alternating currents. Vëll. 61. Journal of the Institution of Electrical Engineers. fq. 477–485. doi:10.1049/jiee-1.1923.0067. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Cramp, W.; Calderwood, Nora I. (1923). The calculation of air-space flux. Vëll. 61. Journal of the Institution of Electrical Engineers. fq. 1061–1071. doi:10.1049/jiee-1.1923.0136. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Calderwood, Nora I. (1931). Researches in the theory of matrices. University of Edinburgh. uk.bl.ethos.642319. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d "Calderwood biography". www-history.mcs.st-andrews.ac.uk. Marrë më 2016-05-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "The Mathematics Genealogy Project - Nora Calderwood". www.genealogy.math.ndsu.nodak.edu. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2018. Marrë më 2016-05-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)