Numri është koncept themelor i matematikës, përdoret për numërim dhe matje. Simboli për shënimin e numrit quhet shifër. Përveç përdorimit të tyre në numërimin dhe matje, numrat përdoren shpesh në etiketa (numrat e telefonit), për bileta (numri i serial), si dhe për kode (p.sh. ISBN). Në matematikë, përkufizimi i numrit është zgjëruar gjatë viteve kështu kemi numra të tillë si zero, numra pozitiv, numra negativ, numra racional, numra irracional, dhe numra kompleks.

Procedurat e caktuara të cilat marrin një apo më shumë numra si input për të prodhuar një numër si e rezultat quhen operacione numerike. Për shembull, operacioni pasardhës e rrit për 1 një numër të plotë, pra pasardhës i 4 është 5. Më të zakonshme janë operacione binare të cilat marrin dy numra të dhënë për të prodhuar një numër të vetëm si dalje. Shembuj të veprimeve binare të numrave janë : mbledhja, zbritja, shumëzimi, pjestimi, fuqizimi, etj.

Klasifikimi i numraveRedakto

Tipe të ndryshme numrash mund të klasifikohen në mënyra të ndryshme sipas bashkësive numerike apo sipas sistemeve numerike.

Sistemet numerike
Numrat natyral 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, ..., n
Numrat e plotë n, ..., −5, −4, −3, −2, −1, 0, 1, 2, 3, 4, 5, ..., n
Numrat e plotë pozitiv 1, 2, 3, 4, 5, ..., n
Numrat racional :  ku a dhe b janë numra të plotë dhe b e ndryshme nga 0
Numrat real Limiti i një vargu konvergjent të numrave racional
Numrat kompleks a + bi ku a dhe b janë numra real dhe i është rrënja katrore e −1

Lidhje të jashtmeRedakto

  WikiFjalori: Numri – shfletoni më shumë në fjalorin e lirë