Numri 1729
Numër kardinal një mijë e shtatë qind
e njëzetë e nëntë
Numër ordinal i 1729-ti
Faktorizimi
Pjestuesit 1, 7, 13, 19, 91, 133, 247, 1729
Numër romak MDCCXXIX
Numër binar 11011000001
Numër oktal 3301
Numër duodecimal 1001
Numër heksaadecimal 6C1

Numri 1729 është i njohur edhe si Numri i Hardy–Ramanujanit është numri më i vogël natyral i cili mund të shprehet si shumë e kubeve të dy numrave natyral në dy mënyra të ndryshme:

1729 = 13 + 123 = 93 + 103

Numri 1729 është i pjesëtueshëm me shumën e shifrave të tij.

Masahiko Fujiwara tregoi se 1729 është njëri nga 4 numrat natyral (3 numrat tjerë janë 81, 1458 dhe 1) të cilët kanë vetinë që: Shuma e shifrave të tyre kur shumëzohet me numrin e lexuar mbrapsht jep numrin origjinal:

1 + 7 + 2 + 9 = 19
19 · 91 = 1729

për numrin 81 kemi

8 + 1 = 9
9 · 9 = 81

për 1458 kemi

1 + 4 + 5 + 8 = 18
18 · 81 = 1458

dhe rastin trivial, për numrin 1 kemi

1 = 1
1 · 1 = 1

Lidhje të jashtme

Redakto