Nusja nga Stambolli
Nusja nga Stambolli (Turqisht: İstanbullu Gelin) është një seri televizive turke e vitit 2017 prodhuar nga Cengiz Çağatay dhe me regji nga Zeynep Günay Tan.[1] Është përshtatur nga libri i "Hayata Dön" të Dr. Gülseren Budayıcıoğlu (Kthimi në jetë).
Nusja nga Stambolli | |
---|---|
Kategoria | Dramë |
Shkruar nga | Teşrik-i Mesai |
Regjia nga | Zeynep Günay Tan Deniz Kolosh |
Shteti i origjinës | Turqia |
Gjuha origjinale | Turqisht |
No. of seasons | 3 |
No. of episodes | 87 |
Production | |
Producer | Onur Güvenatam |
Kohëzgjatja | 120 minuta |
Original release | |
Release | 31 maj 2019 |
Përmbajtja
RedaktoFaruk Boran është një biznesmen i pasur dhe i suksesshëm që jeton në Bursa. Ai është djali më i madh i familjes Boran, një familje shumë e respektueshme dhe e njohur në të gjithë Bursën. Nëna e tij Esma ka një personalitet mbizorëruese që dëshiron ta kontrolloj çdokënd në shtëpi. Ajo nuk kontrollon vetëm shërbëtorët e saj, por gjithashtu edhe të flasën fjalën e fundit sa i përket 4 fëmijëve të saj: Faruk, Fikret, Osman dhe Murat.
Faruku është një djalë që mund ta kundërshtoj nënën e tij kur ka nevojë. Në anën tjetër, Fikreti dëshiron ta kënaq nënën e tij në mënyrë që të fitojë miratimin e saj. Ai është xheloz ndaj Farukut pasi është djali më i madh dhe më i preferuari i familjes. Osmani është një djalë i heshtur, i turpshëm dhe delikat. Ai i jepet pas librave dhe nuk dëshiron të përfshihet në problemet familjare. Murati është djali më i vogël i familjes i cili është i hapur, feminist dhe i shkujdesur.
Esma është e kënaqur me 4 djemtë e saj. Tani ajo dëshiron ta shoh martesën e Farukut dhe të bëhet. Gruaja e Farukut do të ishte zonja e shtëpisë pas Esmës dhe ruaj kulturën familjare të qëndrueshme. Për këtë arsye Esma dëshiron gruaja e tij ta ketë këtë rol. Ipek është një femër nga një tjetër familje të njohur të Bursës.
Ipek është një femër e bukur e cila ka qenë në dashuri me Farukun për një kohë të gjatë, por nuk ka shfaqur ndjenjat e saj. Ajo është nusja e përkryer në të gjitha aspektet: ajo ka sjellje të mira, e heshtur, e pjekur dhe e respektueshme dhe është gati t'i bindet çdo rregull të vendosura nga Esma. Ipek e dinë qëllimin e Esmës dhe nuk largohet qê ta kênaq atê duke qenê nusja e Farukut.
Sidoqoftê, jeta e familjes Boran ndryshon dhe tradita 400 vjeçare tronditet me shfaqjen e Syrejës.
Kur Faruku shkon në Stamboll për biznes, ai rastësisht takon Syrejën. Në fillim Syreja nuk dëshiron të jetë 'kukulla' e tij, por pas përpjekjes që të jetë larg tij, ajo nuk mund të rezistoj fatit që i bashkoi ata dy.
Pa dijeninë e nënës së tij, Faruku sjell Syrejën në shtëpinë e tij si nusja e tij. Familja tronditen me arritjen e tyre. Arritja e Syrejës ndryshon gjithça.[2]
Personazhet
RedaktoCanlandıran oyuncu | Personazhi | Epizodet |
---|---|---|
Özcan Deniz | Faruk Boran | 1-87 |
Aslı Enver | Syreja Deniz Boran | 1-87 |
İpek Bilgin | Esma Boran | 1-87 |
Salih Bademci | Fikret Boran | 1-87 |
Dilara Aksüyek | İpek Dokuyucu Boran | 1-87 |
Fırat Tanış | Adem Sezgin Boran | 1-87 |
Özge Borak | Begüm Bakir | 4-37 |
Güven Murat Akpınar | Osman Boran | 1-87 |
Berkay Hardal | Murat Boran | 1-48 |
Nergis Çorakçı | Këjmet | 1-87 |
Hakan Altıner | Shahap | 1-87 |
Neslihan Yeldan | Senem | 1-87 |
Pelinsu Pir | Nurgyl | 1-87 |
Hayal Köseoğlu | Zeynep Gyrsoy | 1-87 |
Semra Dinçer | Reyhan Sezgin | 1-52 |
Fatih Koyunoğlu | Akif | 1-87 |
Ahmet Sabri Özmener | Mustafa | 1-87 |
Eren Balkan | Gylistan | 1-87 |
Muharrem Türkseven | Nazif | 1-87 |
Nilay Erdönmez | Asije | 1-87 |
Hira Koyuncuoğlu | Bade Boran | 1-48 |
Tamer Levent | Garip | 18-87 |
Transmetimi
RedaktoSezoni | Dita dhe ora | Fillimi i sezonit | Fundi i sezonit | Epizodat e sezonit | Viti i sezonit | Programi |
---|---|---|---|---|---|---|
Sezoni i parë | E premte 20.00 | 3 mars 2017 | 16 qershor 2017 | 1 - 16 | 2017 | Star TV |
Sezoni i dytë | E premte 20.00 | 22 shtator 2017 | 8 qershor 2018 | 17 - 53 | 2017 - 2018 | Star TV |
Sezoni i tretë | E premte 20.00 | 21 shtator 2018 | 31 maj 2019 | 54 - 87 | 2018 - 2019 | Star TV |
Referime
Redakto- ^ Emmy'e aday olan İstanbullu Gelin'in yönetmeni Zeynep Günay Tan: Kalbini açabildiğin zaman vardığın yer evrensel oluyor
- ^ "Evermore" (në anglisht). theglobalagency.tv. Marrë më 15 maj 2020.