Nxënësi
Nxënësi është pjesëmarrës në aktivitete krijuese në proceset didaktiko-metodike që synojnë arsimimin, edukimin dhe integrimin në komunitet si dhe në formimin e një personaliteti të pavarur, të lirë dhe kritik. Një nxënës është një vijues i rregullt ose i jashtëzakonshëm i një forme të caktuar të arsimimit në një institucion arsimor. Në didaktikën bashkëkohore, ai bëhet subjekt i procesit të mësimdhënies në të gjitha fazat e tij (që nga planifikimi, përmes realizimit e deri te vlerësimi). [1]
NxënësiRedakto
1. Ai që ndjek një shkollë tetëvjeçare ose të mesme. Nxënës i shkëlqyer (i mirë, mesatar, i dobët, i prapambetur).
Nxënës përsëritës. Nxënësi kujdestar. Nxënës i tetëvjeçares (i gjimnazit). Regjistrimi i nxënësve. Edukimi komunist (revolucionar) i nxënësve. Përparimi i nxënësve. Puna e pavarur e nxënësve.
2. Ai që mëson një mjeshtëri duke punuar pranë një punëtori të kualifikuar, pranë një mjeshtri ose në një kurs kualifikimi. Nxënës në ekonomi. Nxënës tornitor. Ka hyrë si nxënës.
3. Ai që ndjek mësimet, idetë e pikëpamjet e dikujt, pasues; ai që përfiton nga përvoja e dituritë e dikujt. Nxënës besnik. Nxënës i Marksit dhe i Engelsit. Nxënës të mësuesit të madh popull. [2]
Disa faktorë të personalitetit të nxënësit[3]
Aktiviteti i komunikimit të nxënësve nuk nxitet vetëm nga njohuritë, kuptimi i tyre dhe nga aftësitë e tyre, por gjithashtu edhe nga faktorë personalë që lidhen me personalitetin e tyre dhe që karakterizohen nga sjelljet, motivimet, vlerat, besimet, stilet e të njohurit dhe lloji i personalitetit që përbën identitetin e tyre. Kjo përfshin:
1.Sjelljet: niveli i nxënësit lidhur me:
-hapjen dhe interesimin drejt eksperiencave të reja, ndaj të tjerëve, ndaj ideve të reja.
-dëshirë për të relativizuar pikën e tij të këndvështrimit dhe sistemin e tij të vlerave kulturore.
2. Motivimet
-të brendshme/të jashtme
-instrumentale/integruese
-dëshirë për të komunikuar, nevojë njerëzore për të komunikuar.
3.Vlerat si, psh, etika dhe morali
4.Besimet, psh, fetare, ideologjike, filozofike
5.Stilet e të njohurit
-(konvergjent /divergjent / global/ analitik/ sintetik)
6.Karakteristikat e personalitetit, psh :
-i heshtur/llafazan
-aktiv/i turpshëm
-optimist/pesimist
-i mbyllur/i hapur
-aktiv/reagues
-ndjenjë fajësie ose jo
-ndjenjë frike/turpi
-i ngurtë/i çlirët
-shpirtgjerë/shpirtngushtë
-spontan/i përmbajtur
-inteligjent ose jo
-i kujdesshëm/neglizhues
-krijues/dembel
-kujtesë të mirë ose jo
-ambicioz ose jo
-i ndërgjegjshëm ose jo
-me besim në vetvete ose jo
-i varur/i pavarur
-me dinjitet ose jo
Faktorët personalë dhe ato të sjelljes nuk ndikojnë vetëm në aktet e komunikimit, por edhe në aftësinë e tyre për të mësuar.
MOTIVACIONI DHE NXËNËSI
Motivet kryesore që janë aktive në shkollë
-Dëshira për të fituar miratimin e mësuesit
Kur nxënësit besojnë se mund ta fitojnë miratimin e mësuesit, ata bëjnë përpjekje për ta fituar atë.
-Dëshira për t'i ngjarë mësuesit
Në moshën e shkollës fillore mësuesi është figura model për nxënësin.
-Dëshira për të qenë i pari i klasës
Kjo dëshirë i fut nxënësit në garë të shpallur ose të pashpallur me njëri-tjetrin.
-Dëshira për të hequr qafe pasigurinë
Pasiguria që vjen nga vështirsia e detyrave, marrëdhëniet me të tjerët u krijon atyre ndjesi të pakëndshme që ndikojnë në ecurinë e tyre. Kjo është arsyeja që nxënësit bëjnë përpjekje për të fituar siguri në mjedisin shkollor.
-Dëshira për kontroll, pushtet e status
Edhe nxënësit, sado të vegjël që mund të jenë kanë nevojë të kenë kontroll mbi veten e tyre dhe të jenë të sigurtë se nuk dominohen nga të tjerë.[4]
Pikëpamje të ndryshme lidhur me qëndrimin ndaj nxënësit.[5] ===
Qëndrimet ndaj nxënësit nuk kanë qenë dhe nuk janë plotesisht të njëjta. Duke kaluar sërish në një vështrim të shpejtë mbi këto qëndrime, dalin edhe pikëpamje e teori të ndryshme. Mes tyre vërejmë qëndrime të njëanshme, shtrënguese apo liberale të tejskajshme, si, pragmatizmi, neopragmatizmi, ekzistencializmi, etj,të cilat predikonin“ edukatën e lirë”,“edukatën e re”, ”shkollën aktive”, etj sipas të cilave vihet në qendër nxënësi,nisma dhe vetë veprimi i tij. Si pasojë e ndikimeve të shkollave të huaja, vazhdoi trajtimi i njëanshëm i nxënësit vetëm ose kryesisht si objekt edukimi, duke u fetishizuar roli i mësuesit, metodat konservatore që e ndrydhnin personalitetin e nxënësit. Në mjaft shkolla, sidomos në të mesmet, në të cilat fryma demokratike po ndihej më shumë pozicioni i nxënësit filloi të ndryshojë, duke u vënë re më dukshëm personaliteti i tij. Duke u thelluar fryma demokratike në vend, pra edhe në shkollë, po ndryshonte edhe pozicioni i nxënësit. Ai tashmë është edhe objekt, edhe subjekti mësimit dhe i edukimit. Tani kemi kombinim të mësimit me vetë mësimin, dhënien e mësimit me të nxënit, të edukimit me vetë edukimin , të veprimtarisë së mësuesit, pedagogut, me veprimtarinë e nxënësit , studentit. Procesi i të mësuarit në shkollë përbëhet nga veprimtaria e përbashkët e mësuesit dhe e nxënësit dhe ,pikërisht nëpërmjet kësaj veprimtarie të përbashkët, mësuesi u transmeton nxënësve njohuritë shkencore. Duke pare veçoritë dhe kërkesat shkencore në organizimin e orës së mësimit, gjatë të cilit mësuesi luan rolin udhëheqës, vëmë re njëkohësisht edhe rolin aktiv të nxënësit në mësim, në të gjitha etapat e rëndësishme të orës, në kontrollin e dijeve, në punë të pavarur, në punimet me karakter krijues, në përforcimin e njohurive nga ana e mësuesit, në punët e laboratorit ,etj. Nxënësi i perception njohuritë që i jep mësuesi dhe nën udhëheqjen e tij , punon në mënyrë të pavarur për të fituar njohuri, shkathtësi dhe shprehi. Ai është veprues kur mësuesi punon me tërë klasën,si në mënyrë ballore, ashtu edhe në trajtimin individual të nxënësve të vecantë, për t’u dhënë njohuri në fusha dhe në tema ku e kanë më të domosdoshme, në sajë të një bashkëpunimi dy palësh.Pra, nxënësi nuk është një qënie jovepruese që i nënshtrohet të mësuarit, por një personalitet veprues, i cili mendon në mënyrë krijuese dhe e ndjen thellë komunikimin me të.
Lidhja nxënës- kurrikulRedakto
Nxënësit janë një element i rëndësishëm në mjedisin e të nxënit dhe konsumatorët përfundimtarë të tij. Shumë autorë kanë theksuar rolin e nxënësve si aktorë kyç në reformën shkollore dhe ne vendimmarrje. Megjithatë, elementi "nxënës" duhet të fitojë legjitimitet ne mesin e aktorëve të tjerë të fuqishëm në shkollë, nëse duam që të ndodhë një gjë e tillë. Nxënësit ndikojnë te kurrikulat, duke qenë ndërmjetës të tyre - ata vijnë në klasë si përfaqësues të rrethanave të ndryshme vetjake, familjare, kulturore, etj., dhe, si rezultat, e shëndrrojnë kurrikulumin e mësimdhënies në mënyra të shumëllojshme (Schubert, 1986)[6]. Nxënësit mund të ofrojnë vizion dhe të jenë pjesëmarrës konstruktivë në planifikimin e kurrikulumit, nëse mësuesit dhe administratorët u krijojnë mjedise në të cilat ata kanë besim dhe ndjejnë se përkrahen (Connect, 2007). Ndonëse mund të mendohet se vendimmarrja nga nxënësit ka potencial të kryhet vetëm në shkollat e mesme, ka shumë faktorë në veprim që e pengojnë pjesëmarrjen e nxënësve. Wilson (2002[7]) citon disa nga këta faktorë pengues, si mentaliteti i llogaridhënies, përparësitë e tjera të drejtuesëve për institucionin shkollor, si dhe mungesa e gatishmërisë për t'i trajnuar nxënësit ne kryerjen e roleve te vendimmarrjes. Smyth (2006[8]) është i mendimit se administratorët në sistemet arsimore nuk e vlerësojnë aq sa duhet rëndësinë shumë thelbësore që kanë marrëdhëniet dhe rolet që mund të luajnë nxënësit në vendimmarrje. Sipas Bryk dhe Schneider (2002[9]), "kjo është më tepër një çështje e mungesës së vullnetit politik, e imagjinatës dhe dëshirës për t'i ndërtuar lidhjet dhe marrëdhëniet përqark interesave të nxënësve.
Të drejta dhe detyra të nxënësveRedakto
Nxënësi ka të drejtë:
1.Të përzgjedhë një institucion arsimor,publik ose privat;
2.Të kryejë veprimtaritë e tij në institucionin arsimor në kushte të qeta dhe të sigurta për jetën dhe shëndetin;
3.Të trajtohet me respekt,me dinjitet, në mënyrë të kulturuar dhe të moralshme në institucionin arsimor, pa presione, pa padrejtësira, pa fyerje, pa diskriminime, pa dhunë;
4.Të njihet me të drejtat dhe detyrat e tij në institucionin arsimor;
5. T’i sigurohet nga institucioni shërbim arsimor cilësor, sipas interesave, nevojave dhe mundësive të tij, si dhe ndihmë e posaçme për të përballuar vështirësitë e tij të veçanta të të nxënit;
6.T’i merren parasysh kërkesat e tij për kurrikulën me zgjedhje;
7.Të shprehë pikëpamjet për çështje të arsimimit të tij, të ankohet për qëndrimet ndaj tij dhe të ketë vëmendjen e punonjësve të institucionit arsimor për këto pikëpamje e ankesa;
8.Të zgjidhet në bordin e shkollës pas moshës gjashtëmbëdhjetë vjeç;
9.Të transferohet nga një shkollë në një shkollë tjetër të të njëjtit nivel arsimor.
Nxënësi ka për detyrë:
1.Të respektojë të drejtat e nxënësve të tjerë dhe të punonjësve të institucionit arsimor;
2.Të respektojë rregullat e institucionit për mbrojtjen e shëndetit, të sigurisë e të mjedisit dhe të kërkojë respektimin e tyre nga nxënësit e tjerë dhe punonjësit arsimorë;
3.Të mësojë rregullisht;
4.Te vijojë rregullisht dhe të marrë pjesë në veprimtari të tjera të institucionit;
5. Të japë ndihmesë në suksesin shkollor të bashkënxënësve dhe mbarëvajtjen e institucionit arsimor;
6.Të respektojë rregulloren e institucionit.
Marrëdhëniet dhe komunikimi në klasë.Redakto
Kur disa persona gjenden të mbledhur së bashku qoftë rastësisht, qoftë me dëshirën e tyre, apo të detyruar nga institucioni ku punojnë ose mësojnë, është e pamundur që të mos hyjnë në komunikim me njëri-tjetrin.
Në institucionet arsimore, protagonistët kryesorë, studentët e pedagogët, nxënësit dhe mësuesit nuk mund t’i shpëtojnë detyrimit të praktikës komunikative. Situata e komunikimit në klasë apo në auditor është disi e veçantë, u përgjigjet disa rregullave rituale. Pedagogu apo mësuesi, me autoritetin e tij, u jep fjalën nxënësve ose e refuzon atë, në emër të ‘’rregullit apo qetësisë në klasë’’. Ka raste të tjera kur mësimdhënësit nuk i vënë aq rëndësi faktit se sa kohë duhet të flasin ata dhe sa kohë i mbetet nxënësit për të folur, gjë që ka të bëjë me organizimin e orës së mësimit dhe raportet midsi veprimtarive të ndryshme mësimore në klasë. Vala e metodave komunikative e vepruese duhet me çdo kusht t’i përmbysë këto raporte si rregullat e ngurta dhe ritet e deritanishme që frenojnë veprimtarinë e personalitetin e nxënësve apo studentëve. Në kuadrin e ngushtë të katër mureve të klasës apo auditorit, mësimdhënësit duhet të përpiqen të plotësojnë nevojat, dëshirat dhe kënaqësitë e komunikimit me auditorin e tyre.
Situata fizike e materiale[10]
Situata fizike përfshin aspektin e dukshëm të situatës së komunikimit, karakterin e tij konkret, bashkësinë e fakteve që lidhen me realitetin fizik të jashtëm që janë të njohur nga bashkëfolësit në momentin e komunikimit. Këtu pëfshihen vendi, objektet, personat, lokalet si edhe dimensioni kohor.
Situata materiale supozon kushet materiale të komunikimit siç janë natyra e kanalit, prania apo mungesa e bashkëfolësit etj. P.sh. komunikimi mund të jetë i drejtëpërdrejtë kur bashkëfolësi është i pranishëm dhe i tërthortë kur bëhet me anën e ndonjë mjeti teknik. Komunikimi mund të të jetë i njëanëshëm apo reciprok, publik apo privat, kontakti mund të vendoset menjëherë apo pas njëfarë kohe, të gjitha këto në vartësi të kushteve materiale të situatës së komunikimit.
Shih edheRedakto
ReferimeRedakto
- ^ Charlton T. Lewis & Charles Short. A Latin dictionary. Oxford: Clarendon Press, 1879
- ^ "FJALOR I GJUHËS SË SOTME SHQIPE".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Haloçi, Andromaqi (2010.). Marrëdhëniet në klasë. Tirane: Shtëpia Botuese e Librit Universitar, shtypshkronja Agimi. fq. 113–115. ISBN 978-99927-0-546-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|year=
(Ndihmë!) - ^ Tamo, Adem; Karaj, Theodhor; Rapti, Edmond (2005). Mësimdhënia dhe të nxënit. Tiranë: Mokra. fq. 296–298. ISBN 99943-717-4-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kraja, Musa (1998). Pedagogjia. Tiranë: Mësonjëtorja XXI. fq. 270. ISBN 99943-833-0-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Schubert, Werner, red. (1986-12-31). "Ausschuß für Aktienrecht". doi:10.1515/9783110888799.
{{cite journal}}
: Burimi journal ka nevojë për|journal=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Wilson, Sue (2002–2007). "Christine Helen Wilson". Psychiatric Bulletin. 26 (7): 276–277. doi:10.1192/pb.26.7.276-c. ISSN 0955-6036.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Smyth, Cherry (2006). "Ellen Gallagher: Salt Eaters, Cherry Smyth, Hauser and Wirth, London, June - July 2006". Circa (117): 90. doi:10.2307/25564479. ISSN 0263-9475.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Schneider, Roland (2002). "Prozedurale Programmierung". doi:10.1007/978-3-322-87247-0.
{{cite journal}}
: Burimi journal ka nevojë për|journal=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Haloçi, Andromaqi (2010). Marrëdhëniet në klasë. Tiranë: Shtypshkronja Agimi. fq. 200. ISBN 978-9927-0-546-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerën e|isbn=
: gjatësia (Ndihmë!)