Nysret Krasniqi
Nysret Krasniqi (Prishtinë,18 dhjetor 1976) është profesor dhe studiues i letërsisë shqipe, shqiptar nga Kosova.
Nysret Krasniqi | |
---|---|
U lind më | Prishtinë | 18 dhjetor 1976
Gjinitë letrare | Studime, kritikë |
Punët e shquara | Letërsia e Kosovës 1953-2000 |
Jetëshkrimi
RedaktoNysret Krasniqi u lind në Prishtinë në vitin 1976, ku kreu shkollimin fillor (1991) dhe të mesëm - Gjimnazin (1995). Studimet për letërsi shqipe i kreu në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës: studimet themelore (2001), studimet postdiplomike - magjistraturën (2005) dhe doktoraturën (2009). Që nga viti 2006, në fillim në cilësinë e asistentit, pastaj të profesorit, ligjëron lëndë të letërsisë shqipe, të kritikës dhe teorisë letrare, në nivelet e studimeve baçelor, master, si dhe në Shkollën doktorale në Fakultetin e Filologjisë.
Është autor i studimeve kritike-teorike me përqendrim në hermeneutikën dhe filozofinë e letërsisë. Si profesor vizitor ka mbajtur ligjërata në Universitetin e Tiranës, Romës, Venedikut dhe të Pragës.
Ka marrë pjesë në shumë projekte, simpoziume e konferenca shkencore, si dhe ka botuar një numër të konsiderueshëm artikujsh në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, si bashkautor, ka hartuar libra mësimorë të letërsisë shqipe për shkollat e mesme të Kosovës.
Është anëtar i redaksive të revistave “Studime” të ASHAK-ut dhe “Filologji” të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Në dhjetor të vitit 2020 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës [1].
Libri i tij, Udha kratilike ka fituar Çmimin Kombëtar “Azem Shkreli” për Librin studimor të vitit 2008.[2]
Veprat letrare
Redakto- Rrëfimi dhe shkrimi, 2003
- Libri i Pashkut, 2005
- Udha kratilike, 2008
- Teori dhe kritikë moderne, (krestomaci e përkthyer teorike-filozofike) 2008
- Autori në letërsi, 2009
- Epistemë letrare, 2010
- Sabri Hamiti, 2011
- Harta letrare, 2014
- Letërsia e Kosovës 1953-2000, 2016
- Histori e letërsi nacionale, 2018
- Thymos: Identitet dhe letërsi shqipe, 2019
- Ekuilibri letrar, 2023
Tekste mësimore në bashkautorësi
Redakto- Letërsia 10 për Shkollat e Mesme, Albas, Prishtinë, 2019.
- Letërsia 11 për Shkollat e Mesme (drejtimi shoqëror), Albas, Prishtinë, 2019.
- Letërsia 11 për Shkollat e Mesme (drejtimi shkencor), Albas, Prishtinë, 2019.
- Letërsia 12 për Shkollat e Mesme, Albas, Tiranë/Prishtinë, 2021.