O moj Shqypni
O moj Shqypni
"O moj Shqypni, e mjera Shqypni,,
Kush te ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë,"
Ke pasë shumë t'mira e begati,"
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n'luftë ka dekun E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
Pjesë nga poezia O moj Shqypni nga Pashko Vasa.[1]
O moj Shqypni është poezi me 72 vargje e shkruar nga Pashko Vasa rreth vitit 1878–1880. Poezia konsiderohet si një nga punët më të rëndësishme të shekullit 19-të të letërsisë shqiptare. Një nga vargjet e tij Pashko ka shkruar "Feja e shqiptarit është shqiptaria", e cila u bë moto e shumë organizatave shqiptare.
Poezia është shkruar me dialekt të Shkodrës, e cila u publikua nga gjuhëtari çek Jan Urban Jarník. Poezia është shkruar gjatë themelimit të Lidhjes së Prizrenit. Vargu Feja e shqiptarit është shqiptaria ka qenë moto e Lidhjes së Prizrenit.Në kohët e sotme është moto e shumë organizatave nacionaliste shqiptare. Gjatë asamblesë më 1910, orkestra muzikore në Vlorë ka luajtur muzikë këtë poezi.[2]
Referimet
Redakto- ^ Endresen 2011, p. 39.
- ^ Instituti i Historisë 1969, p. 76.