Objekti i Kajmekamllakut është një monument i trashëgimisë kulturore në Gjilan, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër .Është objekt në qendër të qytetit të Gjilanit , i ndërtuar në gjysmen e shek. XIX . Ky objekt fillimisht ka pasur funksion të banimit , ndërsa më vonë me ndërrimin e pushteteve është shfrytëzuar si ndërtesë administrative për nevojat e zyrtarëve komunalë.Në përfundimin e luftës së dytë botërore kjo ndërtesë mbajti "erë gjaku të shqipëtarëve të therur nga forcat serbe" , të ashtuquajtura partizane.[2] Kah fundi i shek.XX kanë qenë të vendosura zyrat e Mbrojtjes Popullore KOmunale të ish-Jugosllavisë. Pas luftës së fundit, një kohë , në këtë objekt ka vepruar logjistika e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës të Zonës Operative të Karadakut dhe më pas qe zyra e kryetarit të Komunës. Në vitin 2015 , kryetari i Gjilanit (Lutfi Haziri) , këtë objekt i'a dedikoi muzeut të Gjilanit , i cili është në hapje e sipër.Në oborrin e tij mbrapa objektit ndodheshin dhoma, të cilat gjatë vitit 1944/45, në mungesë të burgjeve të mjaftueshme, janë përdorur për burgosjen e shqiptarëve.[3]

Objekti i Kajmekamllakut
LlojiArkitekturore
VendndodhjaGjilan, Kosovë
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës319

Përshkrimi

Redakto

Ndërtimi i takon tipit shtëpi me elemente të stilit Neoklasik.Materiali i përdorur për ndërtim , kryesisht është Guri , Tulla , Llaçi prej Gëlqereje dhe Druri. Objekti ka dy etazhe dhe bodrumin . Në kat ndodhet dhoma e pritjes së kamjekamit , e cila del nga muri perimetral , - një imitim i çardakut , i cili përposh qëndron mbi katër shtylla të muruara me tulla , të cilat kanë kapitele të stilit dorik.Ndërsa , vetë shtyllat lidhen mes vete me arkada gjithashtu të muruara me tulla të kuqe.Dera hyrëse është me gjysmëhark , nga e cila kalohet në një korridor të gjerë , anash të cilit janë tetë kthina.Kjo derë komunikon drejtpërdrejt me rrugën kryesore.Një hyrje tjetër , që të nxjerrë në kopsht , zbret nëpërmjet shkallëve me kthesë pushimore e deri në bodrum. Katet Komunikojnë me shkallë të brendshme prej guri.Edhe kati ka koridor të gjerë , ndërsa anash ka 6 kthina , për ta përfundur në ballë të tij me dhomën e pritjes , e cila i përkiste kajmekamit. Kjo dhomë komunikon me dy dhomat anash me dyer të posaçme.Dekorime të veçanta vërehen në dritaret e katit dhe në enterier të dhomës së pritjes .Dhomat përgjithësisht janë të dritësuara mirë sepse kanë dritare të mëdha.

 
Model i stilit dorik
 
Objekti nga një këndvështrim tjetër

Kulmi i objektit është katërujës.Që nga koha e ndërtimit , objekti nuk ka pësuar ndryshime të mëdha , përveç restaurimit të fasadës dhe ndërrimit të kulmit. Kjo ndërtesë paraqet një shembull të veçantë të artikteturës të dalluar nga shtëpite e tjera të qytetit dhe ka vlerë historike të vjetërsisë.

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Kadri, Sherafedin. Trashegimia Kulturore e Rajonit të Gjilanit. Gjilan: Bibloteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani". ISBN 978-9951-8760-3-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto