Observatori i Kokinos
Observatori parahistorik i Kokinos është një lokalitet arkeo-astronomik iliro-dardan me rëndësi të veçantë. Ky lokalitet ka shërbyer në parahistori si një vend i shenjtë, ku janë kryer vrojtime qiellore dhe rituale të kultit. Gjendet te kodra Kokino, 38 km në lindje të Kumanovës në Maqedoni. Si një observator megalitik parahistorik, është renditur i katërti në botë nga NASA në vitin 2005. Ky vend është shfrytëzuar për vrojtimin e lëvizjeve të diellit dhe të hënës që nga mijëvjeçari i dytë para erës së re. [1]
Vështrim
RedaktoObservatori është pozicionuar në majë të një kodre neovullkanike, e cila arrin një lartësi prej 1013 metrash mbi nivelin e detit. Ka një gjatësi prej rreth 90 metrash dhe një gjerësi prej 50 metrash dhe shtrihet në dy nivele të ndara. Në të gjithë këtë hapësirë mbizotërojnë fronet e skalitura në shkëmb, të cilat janë të drejtuara kah lindja. Në këtë vend janë identifikuar një shënjues qendror guror dhe shënjues ndihmës, që kanë shënjuar pikat e lëvizjeve të diellit dhe të hënës në horizontin e lindjes, duke përfshirë solsticin veror dhe dimëror, si dhe ekuinoksin vjeshtor dhe pranveror. Përmes këtyre shënjuesve, banorët e asaj kohe kanë përcaktuar kohën e të korrave dhe datat e tjera të rëndësishme për jetën e tyre të përditshme.
Gjatë gërmimeve arkeologjike të kryera në vitin 2001, është zbuluar një shtresë që i përket epokës së bronzit. Në këtë shtresë janë gjetur fragmente qeramike me ornamente të diellit me rreze, të cilat dëshmojnë se në epokën e bronzit janë zhvilluar vrojtime qiellore të organizuara dhe dijet kozmologjike të avancuara. Kjo e bën observatorin një dëshmi të rëndësishme të zhvillimit kulturor dhe shkencor të dardanëve të lashtë.
Labirinti unik rrethor i qarkut të mbyllur i Smirës mund të shihet si një rezultat tejet i avancuar i dijeve të fituara nga dardanët, duke treguar një shkallë të lartë të njohurive astronomike dhe matematikore. Observatori parahistorik i Kokinos, me historinë dhe zbulimet e tij, ofron një pasqyrë të çmuar të kulturës dhe dijes së popullit dardan gjatë epokës së bronzit.
Zyra për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë e shpalli këtë vend si "pronë nën mbrojtje të përkohshme" më 13 nëntor 2008 (Vendimi nr. 08-1935/6). Në vitin 2009, Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska e shpalli Kokinon "një nga prioritetet e programit të Ministrisë së Kulturës 2009". Në vitin 2009, Republika e Maqedonisë gjithashtu sugjeroi që vendi të futet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s . [2] Pas nominimit të tij zyrtar në vitin 2011 për përfshirje në Listën e Trashëgimisë Botërore, dosja e nominimit të sitit Kokino u refuzua sepse numri i pikave të mundshme të vëzhgimit dhe shënuesve mund të tregonte një shtrirje astronomike rastësisht. [3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1210. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ Archaeo-astronomical Site Kokino, World Heritage Centre "Tentative List", Ref. 5413. Submitted by: Ministry of Culture of the Republic of Macedonia - Cultural Heritage Protection (30 January 2009).
- ^ Ruggles, Clive (2015), "Establishing the credibility of archaeoastronomical sites", Proceedings of the International Astronomical Union, vëll. 11 no. A29A, fq. 97–99, doi:10.1017/S1743921316002477
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)