Oda Ekonomike e Kosovës
Sistemi shtetëror |
---|
Kosova |
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK; anglisht: Kosova Chamber of Commerce) është organizatë jofitimprurëse dhe subjekt juridik i pavarur që përfaqëson interesat e ndërmarrjeve në Kosovë. Ajo është organi më i fuqishëm i biznesit në Kosovë. Zyra kryesore e OEK-së është në Prishtinë, mirëpo përfaqësohet me zyra rajonale në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës. Financohet nga anëtarët e saj, ka statut, dhe një gjykatë të nderit. Sipas ligjit mbi Odën Ekonomike të Kosovës, anëtarësimi bëhet në baza vullnetare.
E themeluar në vitin 1962 nga Kuvendi i Kosovës, OEK është përfaqësuesi i vetëm ligjor i interesave të komunitetit të biznesit. Ajo lobon dhe punon për zhvillimin e ekonomisë së tregut, ndërmarrësisë dhe rritjes së aftësive konkurruese të anëtarëve të saj.
OEK përbëhet prej dy departamenteve, 30 shoqatave sektoriale dhe mbi 15,000 anëtareve. Anëtarët e Odës veprojnë në sektore të ndryshme të ekonomisë, duke përfshirë sektorin e teknologjisë, telekomunikimit, ndërtimtarisë, bankave dhe sigurimit, përpunimit të metaleve, përpunimit të drurit, prodhimit dhe përpunimit të ushqimit dhe pijeve etj. Me qëllim të ofrimit të sherbimeve me cilesi dhe profesionalitet, Oda Ekonomike e Kosovës është certifikuar me ISO 9001-2008.
Organet qeverisëse
Redakto- Kuvendi i OEK-së
- Këshilli drejtues i OEK-së
- Kryetari i OEK-së
- Këshilli mbikëqyrës i OEK-së
Lidhje të jashtme
Redakto- Faqe zyrtare e OEK-së Arkivuar 30 gusht 2005 tek Wayback Machine