Odesa (Ukrainisht: Одеса, rusisht: Одесса) është qyteti i tretë më i madh në Ukrainë me një popullsi prej 1.003.705. Qyteti është një qendër e madhe portuale dhe transporti dhe ndodhet në bregun veriperëndimor të Detit të Zi. Odessa është gjithashtu një qendër administrative e Provincës së Odesës dhe një qendër e madhe kulturore multietnike.

Odesa
Одеса
Popullsia
 • Gjithsej(2.011) 1,003,705
{{{postal_code_type}}}
65000–65480
Faqja zyrtarewww.odessa.ua

Historia

Redakto

Arsimi

Redakto
 
Biblioteka Shkencore Kombëtare e Odesës është një bibliotekë e madhe kërkimore, dhe qendër studimesh, në jug të Ukrainës.

Në Odesë ndodhen disa universitete dhe institucione të tjera të arsimit të lartë. Universiteti më i njohur dhe më i famshëm i qytetit është Universiteti Kombëtar I. I. Mechnikov i Odesës. Ky universitet është më i vjetri në qytet dhe u themelua nga një dekret i Car Aleksandrit II i Rusisë në 1865 si Universiteti i Rusisë së Re Prandorake. Që atëherë universiteti ka arritur të bëhet një nga universitetet modernë kryesorë të kërkimeve dhe mësimdhënies të Ukrainës, me një staf prej rreth 1800 vetësh dhe trembëdhjetë fakultete akademike gjithsej. Përveç Universitetit Kombëtar, në qytet ndodhet edhe Universiteti Kombëtar Ekonomik i Odesës, i themeluar më 1921, Universiteti Kombëtar Mjekësor i Odesës (themeluar më 1900), Universiteti Kombëtar Politeknik i Odesës (themeluar më 1918) dhe Universiteti Kombëtar i Marinës Detare i Odesës (themeluar më 1930).

 
Ndërtesa kryesore e Universitetit Kombëtar Mjekësor të Odesës.

Përveç këtyre universiteteve, në qytet ndodhet Akademia Juridike e Odesës, Akademia Kombëtare e Telekomunikacionit dhe Akademia Kombëtare e Marinës Detare të Odesës. Kjo e fundit është një institucion shumë i specializuar dhe i famshëm për përgatitjen dhe trajnimin e marinarëve të marinës tregtare e cila nxjerr rreth 1000 marinarë të kualifikuar çdo vit dhe që merren në punë në marinat tregtare të vendeve të shumta nëpër botë. Universiteti Kombëtar Pedagogjik i Ukrainës së Jugut ukrainas ndodhet gjithashtu në qytet, ky është një nga institucionet më të mëdha për përgatitjen e specialistëve të arsimit në Ukrainë dhe është i njohur si një nga universitetet më të mirë të vendit në këtë fushë.

Përveç të gjitha universiteve shtetërore të përmendura më lart, në Odesë ndodhet edhe një numër i madh institutesh dhe akademish arsimore private, të cilat ofrojnë kurse shumë të specifikuara në një sërë lëndësh të ndryshme. Këto institucione, megjithatë, kërkojnë pagesa shumë më të larta se institucionet në pronësi shtetërore.

Për sa i përket arsimit fillor dhe të mesëm, Odesa ka një numër të madh shkollash për të gjitha moshat nga kopshti deri në shkollë të mesme. Shumica e këtyre shkollave janë në pronësi të shtetit dhe operohen prej tij.

Lidhje me shqiptarët

Redakto

Në vitet 1787– 1791, gjatë luftës tjetër ruso-turke, shumë himariotë u rreshtuan me luftëtarët e flotës vullnetare, që vepronte në Mesdhe kundër turqve nën komandën e patriotit grek, oficerit të shërbimit rus L. Kaconis. Një pjesë e këtyre ushtarëve dhe detarëve pas nënshkrimit të paqes së Jasit u vendosën në Rusi, pranë Odesës. Kësaj periudhe i përkasin emrat e rrugëve të Odesës “Arnaute e Madhe” dhe “Arnaute e Vogël”