Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Ofiçina e automjeteve në Shkodër

Ndërmarrje për riparimin dhe prodhimin e mjeteve të transportit automobilistik, ndërmarrje "Hero i Punës Socialistes". U krijua në prill 1962, si Ndërmarrje Shtetërore e Riparimit të Automjeteve të Komunikacionit. (NSHRAK), më 1975 mori emrin e sotëm. Baza e saj ka qenë ofiçina e vogël e Parkut automobilistik të Shkodrës që kryente riparimet e mesme dhe themelore të automjeteve. Duke ruajtur traditat për prodhimin e karrocerive të autobusëve me skelet prej druri, u mor edhe me riparimin e karrocerive të autobusëve, veturave dhe kabinave të automjeteve. Më 1967 u prodhua karroceria e parë për rimorkio autobusi me skelet metalik dhe më vonë u prodhuan karroceri autobusi dhe autobusi artikular, kabina automjetesh e traktorësh, karroceri të autofrigoriferëve etj. Në dhjetor 1982 u prodhua vagoni i parë hekurudhor për udhëtarë.