Oja Kodar (lindur në 1941) aktore kroate, regjisore dhe skenariste, e njohur edhe si partnerja e regjisorit Orson Welles gjatë viteve të fundit të jetës së tij.

Jeta personale

Redakto

Emri i saj i vërtetë është Olga Palinkaš, lindur në Zagreb, me babanë hungarez dhe mamanë kroate. Ajo u takua me Orson Welles në Zagreb në 1961, teksa Welles ishte në qytet për xhirimet e filmit The Trial i cili u shfaq një vit më pas. Asokohe Welles ishte 46 vjeçar dhe i martuar me gruan e tretë, Paola Mori. Shpejt ai u afeksionua pas 20 vjeçares me pamje ekzotike, Olgën.[1][2] Pas raportit të tyre intim, Welles i dha asaj emrin skenik Oja Kodar, një lojë fjalësh.[3]

Shtypi italian bëri bujë me lajmin e lidhjes dashurore të Welles me Kodar në mars 1970, edhe pse Mori nuk ishte në dijeni për këtë gjë deri në 1984.[4][5]

Karriera kinematografike

Redakto

Karriera kinematografike e Kodar ishte e përqëndruar në projektet e Welles, shumica prej të cilave nuk u përfunduan kurrë.

Referime

Redakto
  1. ^ Thomson, David Razing Kane;Los Angeles magazine, April 1996
  2. ^ The Trial Arkivuar 28 maj 2005 tek Wayback Machine Rotten Tomatoes
  3. ^ Drössler, Stefan, The Unknown Orson Welles, p. 39
  4. ^ "Interview with 'Don Quixote' editor Mauro Bonanni". Wellesnet | Orson Welles Web Resource (në anglishte amerikane). Marrë më 26 shkurt 2016.
  5. ^ "Once Moor with Feeling : People.com". www.people.com. Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2016. Marrë më 26 shkurt 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)