Rotten Tomatoes

mbledhës amerikan i recenzimeve të filmit dhe televizionit në internet

Rotten Tomatoes është një uebfaqe amerikane për grumbullimin e recenzimeve për film dhe televizion. Kompania u lançua në gusht 1998 nga tre studentë universitarë në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley: Senh Duong, Patrick Y. Lee dhe Stephen Wang.[5][6][7][8] Edhe pse emri "Rotten Tomatoes" (përkth. "Domatet e kalbura") lidhet me praktikën e hedhjes së domateve të kalbura kur nuk pranojnë një performancë të dobët skenike, frymëzimi origjinal vjen nga një skenë ku shfaqen domate në filmin kanadez Léolo (1992).[9]

Rotten Tomatoes
Webfaqjarottentomatoes.com
KomercialPo
Tipi i faqesGrumbullues i recenzimeve për film dhe TV
RegjistrimSipas dëshirës
Pronari
  • Fandango Media:[1]
    • WarnerMedia (25%)
    • NBCUniversal (75%)
Lëshuar më12 gusht 1998; 26 vite më parë (1998-08-12)
[2][3][4]

Që nga janari i vitit 2010, Rotten Tomatoes ka qenë në pronësi të Flixster, e cila nga ana e saj ishte blerë nga Warner Bros. më 2011. Në shkurt 2016, Rotten Tomatoes dhe faqja e saj mëmë Flixster u shitën te Fandango, pronë e Comcast-it.[10] Warner Bros. mbajti një pakicë të aksioneve në njësitë e bashkuara, përfshirë Fandango.[1]

Faqja ndikon shumë në mendimin paraprak të shikuesve të filmave, saqë në SHBA një e treta thonë që e konsultojnë atë para se të shkojnë në kinema.[11] Ajo është kritikuar për metodologjinë e vet — përmes së cilës i thjeshtëson recenzimet deri sa të mbërrijë tek një dikotomi e freskisë kundër kalbjes.[12] Ajo është kritikuar edhe për thjeshtësimin e manipulimit të recenzimeve, ku studiot filmike mund t'i kufizojnë shfaqjet e hershme për vetëm kritikët me anësi pozitive, mbi taktika të tjera.[12]

Referime

Redakto
  1. ^ a b Spangler, Todd (2019-05-23). "Rotten Tomatoes Revamps Movie Audience Scores to Focus on Verified Ticket Buyers". Variety (magazine) (në anglisht). Marrë më 2020-05-02. NBCUniversal's Fandango acquired the reviews-aggregation site in 2016 from Warner Bros., which retains a 25% stake in Rotten Tomatoes.
  2. ^ "Fandango snaps up Rotten Tomatoes and Flixster" (në anglisht). Engadget(AOL). Marrë më 19 shkurt 2016.
  3. ^ Anthony D'Alessandro. "Fandango Acquires Rotten Tomatoes & Flixster - Deadline". Deadline Hollywood (në anglisht). Penske Media Corporation. Marrë më 19 shkurt 2016.
  4. ^ "Rottentomatoes.com Traffic, Demographics and Competitors - Alexa". www.alexa.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2017. Marrë më 12 prill 2019.
  5. ^ "How Rotten Tomatoes became Hollywood's most influential — and feared — website". Los Angeles Times (në anglisht). ISSN 0458-3035. Marrë më 18 prill 2018.
  6. ^ "Entrepreneurial Best Practices Series: A Fireside Chat with Rotten Tomatoes Founder Patrick Lee - Berkeley-Haas Entrepreneurship Program". Berkeley-Haas Entrepreneurship Program (në anglisht). Marrë më 18 prill 2018.
  7. ^ "Notable Cal Alumni" (në anglisht). Cal Alumni Association, UC Berkeley. 21 shkurt 2018. Marrë më 18 prill 2018.
  8. ^ "Stephen Wang". angel.co (në anglisht). Marrë më 18 prill 2018.
  9. ^ "the Scenes at Rotten Tomatoes" by Simon Van Zuylen-Wood. WIRED. January 21, 2020. Accessed February 1, 2020.
  10. ^ Pallotta, Frank. "Fandango acquires review site Rotten Tomatoes, Flixster". CNNMoney (në anglisht). Marrë më 18 prill 2018.
  11. ^ Piacenza, Joanna (1 nëntor 2018). "America Can Stomach Rotten Tomatoes". Morning Consult Pro (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2023. Marrë më 2 tetor 2023.
  12. ^ a b Brown, Lane (6 shtator 2023). "The Decomposition of Rotten Tomatoes". Vulture (në anglisht). Vox Media. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2023. Marrë më 8 shtator 2023.

Lexim i mëtutjeshëm

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto