Apache OpenOffice është pako softuerikë për punë në zyrë, që përmban programin për tekst (Writer), programin për tabela kalkuluese (Calc), programin për prezantime (Impress), programin për vizatime (Draw) dhe programin për databaza (Base). Këto janë programe esenciale për çdo kompjuter, në të gjitha fushat e përdorimit : në administratë, në biznese, në institucione edukative, në shtëpi, etj.

Në përgjithësi OpenOffice është pako mjaft e avancuar dhe mund të krahasohet me Microsoft Office 2003, me të cilin ka kompatibilitet të lartë. E veçanta e kësaj pakoje qëndron në faktin se OpenOffice është softuer me kod të hapur. Punon në sistemet operative Microsoft Windows, Linux, Macintosh OS X dhe Sun Solaris. OpenOffice është duke u lokalizuar (përkthyer) edhe në gjuhën shqipe, krahas mbi 40 gjuhëve në të cilat deri tash është lokalizuar.

OpenOffice mund të shkarkohet nga interneti pap pagesë nga adresa http://www.openoffice.org/download. Versioni stabil është 1.1.4, kurse versioni i cili pritet të dalë së shpejti 2.0, ka dalluar si Beta version. Së shpejti pritet të dalë edhe versioni final 2.0.

http://openoffice.org Arkivuar 17 shkurt 2021 tek Wayback Machine