Optika
Optika (greq. optikos = e shikuara, opsis = "shikim"; optika = "mësimi mbi të shikuarën") është degë e fizikës që merret me sjelljen dhe vetitë e dritës, përhapjen dhe ndërveprimin e saj me lëndën.
Drita është rrezatim valor elektromagnetik. Rrezatimi elektromagnetik është i gjithepranishem ne gjithësi. Nuk ka kënd apo skute ne gjithësi qe mund te fshihet nga ky rrezatim. Drita e dukshme për syrin e njeriut gjendet në një diapazon te ngushte te diapazonit shumë te gjere te rrezatimit elektromagnetik i cili shtrihet nga rrezet gama, rrezet x, ultraviolete, drita e dukshme, infra te kuqe, makro valore gjere ke radio valore. Pjesët e dritës se dukshme i quajmë fotone, por edhe pjesët tjera te spektrit te përmendur elektromagnetik i quajmë fotone.
Trajtimi i dritës ka karakter dual; trajtohet si përhapje valore kur shfaqen dukuritë e interferencës , përthyerjes dhe polarizimit dhe si grimca apo fotonekur sqarohet efekti fotoelektronik apo i shpërhapjes se saje (te përshkruar si efekt i Komptonit).
Ngjyra e dritës
RedaktoMe qe drita munde te karakterizohet me vale te gjatesive te ndryshme valore ajo karakterizohet me ngjyra ( gjatësi valore) te ndryshme. Ne dallojmë numër te caktuar ngjyrash ne mënyre fiziologjike.Drita e dukshme është diapazoni valor nga drita ngjyre vjollce deri ke ngjyra e kuqe. Zakonisht numërohen gjashte apo dymbëdhjetë ngjyra, por ne aspektin fizik numri i gjatësive valore munde te jete çfarëdo....
Burimet e dritës
RedaktoBurimet e dritës janë trupa që emetojnë valë elektromagnetike që syri i jonë mundet me i regjistru. Burimet e dritës ndahen në burime termike dhe lumeneshente(floureshente) të dritës. Në burime termike bëjnë pjesë: Dielli, llambat termike, elementi i Voltës, flaka e qiriut, flaka etj. Burimet e dritës emetojnë rreze të dritës deri sa janë në temperatura të larta. Burimet lumeneshente të dritës janë ato nga të cilat drita fitohet gjatë shkarkimit elektrik nëpër gaze dhe avuj. Këtu bëjnë pjesë llambat floureshente të mbushura me avujt e merkurit në shtypje shumë të vogël, pastaj gypat e Neonit etj.
Koherenca
RedaktoNëse ne dy pika hapësinore, te themi te një fronti valor te dritës qe lëviz, valët kane faze dhe frekuence te njëjte themi qe drita ne fjale është koherente ne aspektin hapësinor.
Kur në një pike nëpër te cilën kalojnë frontet valore te nje tufe te dritës, fazat dhe frekuencat e valëve qe tejkalojnë mbesin te njëjta apo te pandryshueshme, kemi te bëjmë me koherencën kohore te dritës.
Drita si mjedis për përpunimin dhe bartjen e informacioneve
RedaktoNe gjendjen koherente mundesia e mbledhjes se fotoneve është e pakufishme, se kendejmi edhe mundesia e magazinimit te informacioneve me ane te drites është shumë e madhe. Ne baze te kesaj ne nje centimeter kub kristal mund te magazinohen informacionet e nje biblioteke te tere. Poashtu shpejtesia e perpunimit te te dhenave me ane te kompjuterit optik është shumë shumë e shpejte (për dhjetemilionten pjese te sekondit).
Drita si burim i energjisë-laser
RedaktoIdene për fitimin e drites shumë te fuqishme, nga shkallet energjetike te atomeve kur behet lëshimi i stimuluar, e ka dhene Albert Ajnshtajni ne vitin 1917. Realizimin praktik te kesaj teorije e beri Th. Meiman ne vitin 1961 duke ndërtuar lazerin. Eshte ky nje rezonatore optik me materal te caktuar aktiv i cili liron drite me shkelqim fantastik, me nje dendesi energjetike shumë me te madh se sa çlirohet nga siperfaqja e diellit.
Lazeri mund te perdoret ne menyre shumë efikase për qëllime ushtarake.
Shiko edhe
RedaktoFjala Laser eshte akronim i fjaleve Light(drita) amplification ( shumzimi) by stimulated(me ane te stimulimit), emission(emitimi) of radiation (radiacion). Para se te arrihet emitimi i stimuluar behet ngritja e elektroneve nga nivelet e uleta ne nivele te larta energjetike, apo pupulimi invers i cili behet me ane te nje burimi te jashtem energjetik siqe eshte nje lampe drite. Me renjen e elektronit nga niveli i larte ne nje nivel me te ulet energjetik, emitohet nje foton plotsisht i njejt me fotonin qe ka shkaktuar stimulimin. Keshtu nga nje fitohen dy fotone pasaj vazhdon rritja apo shumzimi i numrit te tyre apo amplifikimi i deshiruar laserik, i cili realizohet ne rezonatorin laserik te pajisur me material aktiv optik. Ne kete menyre fotonet qe dalin jasht rezonatorit laserik jane te te njejtes ngjyre, pra jane monokromatike, koherente por duke zgjedhe kendin e daljes ato mund te jene edhe te polarizuara. Per fiziken dhe teknologjine laserike, me te cilen hapet shekulli i optikes moderne me shume mundesi te zbatimeve ka libra te ndryshem. Ne gjuhen shqipe per here te pare eshte shkruar libri "Laseret", autore Prof. Dr. Jahja Kokaj dhe Mr. Nebi Caka, botuar ne Universitetin e Prishtinës ne vitin 2001, si dhe libri " Fizika e laserve, autore Prof. Dr. Jahja Kokaj dhe Prof. Dr. Dritan Spahiu, botuar nga Shtëpia Botuese e Librit Universitar ne Tirane , ne vitin 2003. Ne keto libra munde te lexohen kuptimet moderne te teorisë laserike si dhe mundesite e zbatimeve ne metrologji, mjekesi, teknologjine informative, ushtarake etj.