Ne fizikë, fotoni është një grimcë elementare e përgjegjshme për fenomenet elektromagnetike. Ai është përçuesi, ose mbajtësi, i rrezatimit elektromagnetik i të gjitha valëve, përfshirë rrezet gama, rrezet X, rrezatimin ultraviolet, dritën e dukshme, rrezet infra të kuqe, mikrovalët, dhe radiovalët. Fotoni ndryshon nga grimcat e tjera elementare, si elektroni dhe kuarku, sepse s'ka masë prehjeje; pra, udhëton (në vakum) me shpejtësinë e dritës, c. Si të gjitha kuantet, fotoni ka veti valore dhe grimcore (“dualizmi valë-grimcë”). Fotonet tregojnë veti valore në fenomene si thyerja e dritës nga një lente si dhe interferenca destruktive kur valët e pasqyruara anullojnë njëra tjetrën; megjithatë, si një grimcë, ai mund të bashkëveprojë me lëndën vetëm duke transferuar njësi energjie: ku është konstantja e Plankut, është shpejtësia e dritës, dhe është gjatësia e valës së tij.

Fotonet emetohen nga rrezelazeri në ngjyrë të kaltër jashtë, rrezja e lazerit portokalli brenda mineralit kalcit dhe fluoreshenca e tij

Burimi i të dhënave

Redakto