Gjatësia e valës
Gjatësia e valës jepet zakonisht nga shkronja greke lambda (λ). Koncepti aplikohet edhe në rastet kur vala periodike ka formë jo-sinusoidale.[1][2]
Termi gjatësia e valës përdoret gjithashtu edhe në valët e moduluara, si për zarfin sinusoidal të valëve të moduluara apo valëve të formuara nga interferenca e disa valëve sinusoidale.[3]
Po të marrim parasysh se një valë sinusoidale lëviz me një shpejtësi të caktuar, gjatësia e valës është në përpjestim të zhdrejtë me frekuencën : valët me frekuenca më të larta kanë gjatësi më të shkurtër, dhe valët me frekuencave të ulta kanë gjatësi më të gjatë.[4]
Si shembuj të dukurive valore kemi valët e zërit, dritën, dhe valët ujore. Një valë zëri është një ndryshim periodik në shtypjen e ajrit, ndërsa tek drita dhe në valë elektromagnetike të tjera kemi oshilime të intensitetit të fushës elektrike dhe fushës magnetike. Valët e ujit janë variacionet periodike në lartësinë e një trupi ujor (psh: një pellg). Në vibrimet e laticës në një kristal, distancat atomike ndryshojnë në mënyrë periodike si në pozicioni e laticës ashtu edhe në kohë.
Gjatësia e valës është një matje e distancës në mes përsëritjes së dy tipareve unike te valës, si për shembull midis dy kreshatve, ajo nuk mat se larg një thërrmijë lëviz. Për shembull, në valët ujore në thellësi një grimcë lëviz në një rreth me diametër të njëjtë si lartësia e valës, gjë që është e palidhur me gjatësinë e valës.[5]
Referime
Redakto- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturahecht
- ^
Brian Hilton Flowers (2000). "§21.2 Periodic functions". An introduction to numerical methods in C++ (bot. 2nd). Cambridge University Press. fq. 473. ISBN 0198506937.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^
Keqian Zhang and Dejie Li (2007). Electromagnetic Theory for Microwaves and Optoelectronics. Springer,. fq. 533. ISBN 9783540742951.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Pikësim shtesë (lidhja) - ^
Theo Koupelis and Karl F. Kuhn (2007). In Quest of the Universe. Jones & Bartlett Publishers. ISBN 0763743879.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^
Paul R Pinet (2008). Invitation to Oceanography (bot. 5th). Jones & Bartlett Publishers. fq. 237. ISBN 0763759937.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Konvertimi: Gjatësi vale në frekuencë - vale zëri dhe radio vale
- materiale mësimore për valët
- Spektri i dukshem elektromagnetik i dhenë me ngjyra sipas gjatësisë