Oqeani Indian
Oqeani Indian për nga madhësia është oqeani i tretë në botë. Ai zë rreth 20% të sipërfaqes ujore të Tokës. Në veri kufizohet me kontinentin e Azisë, në perëndim me Afrikën, në lindje me Indokinën, Ishujt Sunda dhe me Australinë. Në jug meAntarktidën. Nga Oqeani Atlantik e ndan Meridiani i 20° i Lindjes, kurse nga Oqeani Paqësor e ndan Meridiani i 147° i lindjes. Vëllimi i këtij oqeani është rreth 292.131.000 km³[1]
Oqeani Indian është rrugë tranzite në mes të Azisë dhe Afrikës, prandaj edhë ka qenë arenë e konflikteve. Për shkak të madhësisë, asnjë shtet nuk ka mundur ta mbizotërojë, deri në vitet 1800, kur Britania e Madhe kontrollonte pjesën më të madhe të kufirit tokësor të tij.
Gjeografia
RedaktoThellësia mesatare e Oqeanit Indian është 3890 m. Thellësia më e madhe është Hendeku Java apo më mirë thënë Hendeku Sunda(7725 m)
Klima
RedaktoNë veri të Ekuatorit, klima ndikohet nga erërat Monsune. Erërat e forta Veri-lindore fryejnë prej tetorit deri në prill, kurse prej majit deri në tetor fryjnë erërat jugore dhe perëndimore. Në Detin Arabik, monsunet e ashpra sjellin shi në Indi. Ne hemisferën jugore, erërat janë kryesisht më të buta, mirëpo stuhitë verore në afërsi të Mauritanisë mund të jenë të ashpra. Kur erërat Monsune ndryshojnë drejtim, atëherë ciklonet i godasin brigjet e Detit Arabik. Oqeani Indian është oqeani më i ngrohte në botë.
Karakteristikat e Oqeanit Indian janë : Kripshmëria arrinë prej 33-37 për mijë , Temperatura e ujit arrin nga 29celcius në vendet e nxehta dhe deri -4celcius në ujërat polare
Burim i të dhënave
Redakto- ^ Donald W.Gotthold, Julia J. Gotthold (1988). Indian Ocean: Bibliography. Clio Press. ISBN 1851090347.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)