Orkoci
Në këtë fshat malor(Orkoca),disa nga këto gjera mund ti shifnu shtëpi të vjetra,ajr të paster,ujë shum të mirë,qetësi malore,drunjë të vjeter me shekuj e gjithcka tjetër.Fshati Orkoc është pjesë e komunes së Likovës pozicionohet mbi pendën e Likoves afër fshatit Presnicë,po të shikosh nga larg Orkoca duket fshat i rrethuar nga dy kodra dhe shtëpit janë të renditura njëra pas tjetrës, nga ky fshat janë shpërngulur shum banor me kalimin e kohës numri i banorëve është reduktuar dhe tashmë në Orkoc jetojnë vetëm dy familje.Sipas një statistike gjatë vitit 1948 fshati Orkoc ka pasur 230 banor,diku më vitin 1970 ai numer është zvogluar ka qenë 201 banor,sipas të dhënave statistikore.Në vitin 1994 ky numer ka ra në mënyr drastike kështu që në vitin 1994 ka numerur 35 banor, mirëpo ky numer ka shkuar duke u zvogluar gjatë kohës,kështu që tash jan 2-3 familje me 5-6 anetar edhe më pak.Njeriu ka nostalgji për vendlindje dhe vendlindja nuk harrohet,banorët e ish këti fshatit,në stinën e veres zakonisht vijn e vizitojnë, mirëpo problem ka qenë cështja e rrugës e pa zgjidhur.Në këtë fshat egziston edhe rrejti elektrik që sado pak e bën më të lehtë mbijetimin e atyre 2-3 familjeve që kan mbetur,përvec asaj shkolla e fshatit shfrytëzohet për nxënësit e fshatit Presnicë,cështja e disa vitëve me radhë ka qenë rruga që con nga fshati Presnicë për të hyr ne fshatin Orkoc.Megjithatë shumë bashkëfshatar kan filluar një iniciativ para 1 viti pikërisht për rregullimin e kësaj rruge,ata kan hapur një rrugë të re e cila nga penda e Likovës deri në fshatin Orkoc është me gjatësi prej 4km.Në për fshatin Orkoc mund ti shifni disa shtëpi të rrënuara, megjithatë këtu zhvillohen pemët dhe banorët e paktë që jetojnë mirren kryesisht me blegtori,pasi që ka kushte shumë të volitshme për blegtori,por pjesërisht bujqësia është e zhvilluar,mirëpo me rregullimin e rrugës ashtu sic është filluar ne vitin 2010, besojmë qe do ti kthehet gjallëria dhe dot kthehet një pjesë më e madhe për të banuar prap në fshat.Rruga e re në të ardhmën do të jap mundësi të reja Për ata që dëshirojnë ta vizitojnë këtë fshat,ndoshta herën tjetër kur do ta vizitojmë Orkoceën rruga e re do të jet e asfalltuar,që në këtë fshat të kënaqemi me ambientin e pasteër,ujin e pastër malorë,heshtjen dhe të gjitha të mirat e këti fshati.