Osman Bilalli
Osman Bilalli ishte një personalitet i shquar i lindur më 11.12.1925 në fshatin Uglarë, komuna e Gjilanit. Në fillim ka vijuar mësimet teologjike në fshatin Uglarë te hoxha Mulla Zejnullah Zejnullahu.
Është regjistruar në Shkollën e Lartë në Prizëren dega Histori-Gjeografi, si dhe shkollën e Lartë Socaile në Beograd. Fillimisht ka punuar në fashtin Uglarë në vitet shkollore 1954-1955 dhe 1955-1956. Ka punuar edhe në shumë funksione të cekura në vazhdim:
- Kryetarë i rrethit të Pogragjës
- Kryetarë i rrethit të Ranillugut
- Kryetarë i rrethit të Pasjanit
- Drejtor i Kryqit të Kuq
- Sekretar i Lidhjes Socialiste në Gjilan
- Sekretar i Sindikatës në Gjilan
- Drejtor i Entit për Punësim
- Drejtor i Bashkësisë për Urbanizëm
- Drejtor i Qendrës Sociale
- Drejtor i Shoqatës së Luftëtarëve
- Drejtor i Shurdhmemecëve të ish-Jugosllavisë
- Drejtor në KEK të Gjilanit prej ku edhe doli në pension.
Osman Bilalli ndërroi jetë më 17.02.1998, në moshen 73-vjeqare, në Gjilan pranë familjarëve të tij.