Oxhaku (Odžak) është një qytet në pjesën veriore të Bosnjës dhe Hercegovinës, që gjendet në afërsi të lumit Sava, 10 km (6.2 mi) nga pika kufitare me Kroacinë. Oxhaku ndodhet në Kantonin Posavina në Federatën e Bosnjes dhe Hercegovinës.

Para Luftërave Jugosllave, kishte 30 651 banorë të cilët jetonin në territorin e kesaj komune të shperndarë në 16 komunitete lokale (fshatra). Mbi 5.000 persona ishin të punësuar kryesisht në industri dhe bujqësi. Ndermarrjet më te medha industriale ishin: "Strolit" - mbi 700 të punësuar, "Energoinvest" - mbi 460 të punësuar, "Vuntex" - mbi 400 të punësuar, "Borovo" - rreth 200, nderkaq 300 njerëz ishin të punësuar në Kompaninë për Menaxhimin e Ujit "Posavina", pastaj ekzistonin edhe ndërmarrjet si "Izbor", "Ratar", "Novogranja" etj.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ "Općina Odžak". nasbih.com. Marrë më 24 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

45°00′50″N 18°19′33″E / 45.01389°N 18.32583°E / 45.01389; 18.32583