Pëllumbas (Tiranë)

Fshat të Shqipëri, Tiranë

Pëllumbas është një fshatkomunën Bërzhitërrethin e TiranësShqipërisë. Tashmë është pjesë e Bashkisë së Tiranës. Është bërë i njohur nga Shpella e Pëllumbasit, e cila tashmë vizitohet nga dhjetëra vizitorë në ditë dhe nga gryka e thepisur që Lumit Erzen ka gërryer.

Pëllumbas
{{{postal_code_type}}}
1037
Shpella e Pëllumbasit

Emërtimi

Redakto

Fshati ka marë emrin "Pëllumbas" sepse mendohet se dikur ka qënë i tejmbushur me pëllumba, të cilët habitat të tyre kishin kanionet shkëmbore të lumit Erzen.

Gjeografia

Redakto

Pëllumbasi kufizohet në lindje me fshatin Pashkashesh, në veri me fshatrat Kryezi dhe Hekal (Tiranë), në jug me fshatin Krrabë, dhe në perëndim me fshatin Ibë. Përbëhet kryesisht nga reliev kodrinoro-malor, me një klimë të butë.

Kultura

Redakto

Në fshat para viteve 1940 nuk ka pasur shkollë, por vetëm një xhami. Pas viteve 1940 u hap shkolla fillore, dhe më vonë më 1970 u ndërtuan çerdhja e kopshti. Fshati tashmë bën pjesë në listën zyrtare të fshatrave turistik, pasi atje ndodhet "Shpella e Pëllumbasit" apo e njohur ndryshe si "Shpella e Zezë". Ajo është një ndër gjashtë shpellat karstike te njohura për ekzistencen në Europë, duke paraqitur kështu vlera arkeologjike, kulturore, shkencore e turistike për të gjithë vizitorët e saj. Në këtë shpellë, e cila ndodhet 350 metra mbi nivelin e detit, llogaritet të kenë jetuar paraardhësit që në periudhën diku para 10.000 vjetëve. Gjithashtu përvec Shpellës së Zezë në Pëllumbas gjejmë dhe pamjet e mrekullueshme të kanioneve të Erzenit, të cilat lumi Erzen ka krijuar gjatë shekujve duke rrjedhur në terren shkëmbor.

Shih edhe

Redakto