Fshati Çelik shtrihet ne thellesi te Grykes se Kardakut rreth 8 km ne jug te Zhegres.Ne te djatht te rruges Gjilan-Kumanove,rreth 1 km ne perendim te fshatit Shurdhan. Sot ne fshatin Çelik jetojne 15 familje,me rreth 100 banore. Fshati Çelik kufizohet me keto fshatra: me fshatin Stançiq,Shurdhan,Pidiq,Stubell si dhe me fshatin Verrnez tani te braktisur {i banuar me kroat}. Relievi i fshatit eshte ne pergjithesi kodrinoro-malor me nje lartesi mbidetare rreth 700 m.Dallohet me toke te bute,me kullosa,ta pasura. Ne afersi te fshatit gjendet miniera e hekurit e cila thuhet se eshte perdorur qe nga koha e perandorise romake,e cila aktivizohet edhe nje her ne periudhen e pushtimit bullgar rreth vitit 1944.Me vone eshte bere edhe nje inçizim i tokes ku eshte vertetuar se tokat tona jan te pasura me minerale te ndryshme siq jan hekuri,boksiti,plumbi,ari e argjendi.Mes fshatit Çelik dhe Pidiq gjendet "Guri i Madh" nje prerje e rrepinjt gurerore i cili bashk me "Zdraveci" formojne nje kanjon te bukur.Ne maje te "Gurit te Madh" gjenden themelet e Kalase se vjeter e cila i takon kohes se Perandorise Romake.Ne kte bregore gjenden edhe disa forma te shepllave,mjaft te pasura me stalagmite dhe stalagmate,por ende te pa ekploruara plotesisht. Fillet e e para te fshatit nuk dihen,por sipas te dhenave te ndryshme dihet se ne kete fshat kan jetuar afer 10 breza qe ne llogari i bie diku qe nga mesjeta e hershme. Te paret dhe themeluesit e fshatit ishin;Islami,Hysi dhe Muja qe me von duke u zgjeruar u bene edhe 3 mehalle prej tyre qe ekzistojne edhe sot. Kushtet jo te mira,ndjekjet e persekutimi i ish pushteti serb,si dhe kerkesa per nje jet me te favorshme ishin faktoret kryesor per shpernguljen sistematike te banoreve te ketij vendi.Realisht sot egzistojne rheth 350 familje çelikase te shperngulura kryesisht ne Shkup,Kumanove,Gjilan,Preshev,Viti,Ferizaj,Prishtine si dhe ne rrethet e Fierit,Elbasanit dhe te Tiranes ne Shqiperi. Çelikasit dallohen per trimeri,bujari,mikpritje etj.Kryesisht njerz tradicional,me pikpamje idealiste atdhetare. Sot fshati ka infrastrukur te re pas luftes shkatrruese qe pesoi me 1999.Tani fshati ka rruge te re si dhe uren mbi Lumine Karadakut qe na lidh me fshatin Shurdhan.