Vitamina (lat.: vita = jetë) janë substanca organike të cilat janë të përhapura te bimët, shtazët dhe mikroorganizmat ndërsa njeriu i merr nëpërmjet ushqimit. Vitaminat kanë rëndësi sepse ruajnë dhe mirëmbajnë metabolizmin e organizmit.

Vitaminat jane disa perberes natyrale presente ne pothuaj te gjitha ushqimet.Ndonese ne sasira te vogla ato jane thelbesore per te gjitha funksionet e organizmit perfshi rigjenerimin e indeve dhe ne mirembajtjen e shendetit te njeriut.

HISTORIKURedakto

Redakto

Nje shkencetar polak i quajtur Casimir Funk (1884-1967) perdori per here te pare termin “Vitamin” pas zbulimit nga ana e tij te disa perberesve thelbesore ne ushqime qe jane themelore ne mirembajtjen e shendetit .Fjala vitamin vjen nga fjala latine “Vita”(jete) dhe termi biokimik amine(perberesit nitrogjenike ). Por jo te gjitha vitaminat permbajne nitrogjen.

Trupi yne perdor vitaminat cdo dite gjate proceseve biokimike normale jetesore. Marrja e vitaminave te rekomanduara nga ushqimet ndihmon ne leshimin e energjise nga trupi yne dhe ndihmon ne proceset e rritjes dhe regjenerimit te indeve.

Marrja e pamjaftueshme do te kete nje shendet me pasoja shume shpesh te prekshem nga semundjet.Deri tani jane identifikuar 13 lloje: A, C, D, E, K si dhe 8 te grupit B.Grupi i B complex perfshin: Thiamina (B1) Riboflavin (B2) Niacine (B3) Acid Pantothenic (B5) Pyridoxina (B6) Cyancobalamina (B12) Acidi folik(Folacin folate) dhe Biotine (H).

Kush eshte ndryshimi midis vitaminave te tretshme ne uje (water soluble) dhe te tretshme ne yndyrna.

NDARJARedakto

Redakto

Vitaminat jane te ndara ne dy grupe: te tretshme ne uje dhe te tretshme ne yndyrera.Tetretshme ne uje (vitamina C dhe B complex) jane lehtesisht te absorbueshme nga indet trupore.Trupi i njeriut nuk mundet ti ruaje apo ti akumuloje vitaminat e tretshme ne uje keshtu qe marrja e tyre ditore eshte e domosdoshme per te plotesuar nevojat . Vitamina B12 ben perjashtimnga ky rregull.Nqs marrja e saj ka qene e menjehershme melcia mundet ta ruaje ate per disa muaj.

Vitaminat e tretshme ne yndyrera (A, D, E dhe K)absorbohen nga ushqimet ne pergjithesi dhe ato te yndyreshme ne vecanti.Ato mund te ruhen ne melci per nje kohe te gjate keshtu qe marja e tyre ne nje doze te vetme eshte e mjaftueshme.

Mundet qe vitaminat te sintetizohen nga vete trupi yne , a clirojne energji ato dhe a te shendoshin vitaminat ? Ne pak raste po.Vitamina Keshte prodhuar nga disa bacterie te pranishme ne organizmin e njeriut(mikroflora) Femijet e porsalindur nuk e kane kete lloj bacterie prandaj ato kerkojne marrje vitamine K derisa kjo bacterie te filloje te rritet.Vitamina D dhe niacina B3 mundet gjithashtu te prodhohen nga organizmi, por ne sasira te vogla keshtu qe serish lind nevoja e marrjes se tyre nga rruge te jashtme.Vitaminat vete nuk clirojne energji.Vitaminat ndihmojne ne konvertimin e ushqimeve ne energji te cilen trupi e nevojit te qendroje ngrohte, aktiv dhe i shendetshem.Keshtu qe njerezit qe marrin nje diete te pabalancuar mundet te vuajne nga lodhja dhe infeksione te shpeshta virale dhe bakteriale prandaj mmarrja e vitaminave dhe elementeve te tjere mundet te ndihmoje ne ruajtjen e energjise se nevojshme.