Albert Marku
Albert Marku, ka lindur në Bushat, Bashkia Vau Dejës. I lindur me 17 Mars 1987.
- Arsimin Fillor dhe atë 8- vjeçarë e kreu në Shkollën 8 Vjeçare, Mali Jushit, sot Shkolla "Prekë Cali", viti 1994-2002
- Arsimin e Mesem e kreu në qytetin e Shkodres, Shkolla e Mesme "Kol Idromeno", 2002-2006.
- Arsimin e Lartë, e kreu në Universitetin "Luigj Gurakuqi", në Fakultetin e Shkencave Shoqerore, Dega: Histori-Gjeografi.
- Kreu Master Profesional, në Histori-Gjeografi, në Universitetin e Shkodres "Luigj Gurakuqi", në Fakultetin e Edukimit.
Albert Marku, që në vogëli, është marrë me aktivitete artistike me shkollen dhe me Institucione Fetare (Kisha Katolike). Ndërsa në 2004 është bërë Pjesë e Teatrit "Illyricum", në seksionin e aktrimit.
Rolet në Teatrin "Illyricum"
Pijaneci Gjyqtarit Komedia: "Dredhitë e Patukut", Shegerti Komedia: "I Ligu për Mend", Shegerti. Melodramma Vargje Poetike Etj.
Ka interpretuar edhe në Teatrin "Migjeni" në Shkodër, në:
Drama: "7 Shaljanët", shkruar nga Ndrek Luca, me Regji nga Fatbardh Smaja, në 2012, në rolin e Ushtarit Turk. Drama: "Gjaku që Bjerret", tekst dhe Regji nga Gjovalin Stefa. Në rolet e Valltarit dhe Malsorit
Drama: "Martiri Për Fe dhe Atdhe, Dom Shtjefen Kurti", rolet e Kosovarit dhe të Gjyqtarit Komunist.
Drama: "Martiri Për Fe, Atdhe dhe Kulturë, Dom Ndre Zadeja", në rolet Seminaristit dhe Gjyqtarit Komunist.
Albert Marku, ka marrë pjesë edhe nëpër aktivitete të tjera kulturore me Trupen Profesioniste të Shkodres nëpër rrethe.
Ka qënë pjesë në xhirimet edhe Dokumentarin "Jolanda Shala"
Ndër pjesët e Kulturore, ka dhënë dhe jep kontributin e tij fisnik të mësimdhëniesit (mësuesit). Nxënësit e tij sot, janë falë punës së tij dhe të nxënësve vet, janë figura me emër në Shkodër, si ekonomist, juristë, pedagog, etj.
Albert Marku, është aktiv edhe në rrjetet sociale, Facebook, Instagram, Twitter, YouTube me emrin: @albert.marku1