Amr shabani
Galileo Galilei
https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/c/cc/Galileo.arp.300pix.jpg
Galileo Galilei - portret nga Justus Sustermans, 1636
Ditëlindja: 15 shkurt 1564
Vendlindja: Piza, Itali
Ditëvdekja: 18 janar 1642
Vendvdekja: Firence, Itali
Statujë; Uffizi, Firence
Galileo Galilei (lindi më 15 shkurt 1564 në Piza; vdiq më 8 janar 1642 në Arqetri të Firences), ishte një matematikan, fizikan, astronom dhe filozof italian. Renditet si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të kohës moderne. Galileo njihet si "babai i fizikës moderne".
Emri i tij është i lidhur me kontribute të rëndësishme në dinamikë, (Parimi i plogështisë, ligji i rënies së sendeve të rënda) dhe në astronomi (me zbulimin e rrotullimit të tokës, të njollave diellore, të maleve Hënore, të sateliteve të Jupiterit, fazave të Afërditës, yjet që përbëjnë Rrugën e Qumështit dhe përmirësimin e teleskopit) dhe me futjen e mënyrës shkencore (përmendur shpesh si mënyra galileane). U padit se donte të përmbyste filozofinë natyrore aristoteliane dhe Shkrimet e Shenjta, prandaj u dënua nga kisha katolike si heretik dhe u detyrua të japë dorëheqjen mbi bindjet e tij astronomike, më 22 qershor 1633.
Më 3 korrik 1633 ai u akuzua rëndë nga kisha te cilet mendonin se po thoshte gjera kunder kishes. Ai u akuzua per shkak se thoshte se toka sillej rreth diellit dhe ne fund te kesaj akuze ai u pergjigj "Megjithate rotullohet"
Përmbajtja [fshih]
1 Ekuilibri dinamik
2 Astronomia 2.1 Supernova e Keplerit
2.2 Jupiteri
2.3 Venera, Saturni, dhe Neptuni
2.4 Njollat diellore
2.5 Hëna
3 Referencat
Ekuilibri dinamik[redakto | redakto tekstin burimor]
Ekuilibri dinamik u përshkrua për herë të parë nga Galileo Galilei i cili vuri re se disa supozime te fizikës aristoteliane binin në kundërshtim me vërejtjet eksperimentale dhe logjike. Galileo e kuptoi se mbledhja e thjeshtë e shpejtësive kërkon që koncepti i një "këndi reference në prehje absolute" të mos ekzistojë. Galileo arriti në përfundimin se një lëvizje me shpejtësi të vazhdueshme ishte plotësisht e barabartë me prehjen. Kjo bie në kundërshtim me nocionin e Aristotelit të një gjëndjeje "natyrore" të prehjes drejt së cilës objektet me masë afrohen natyrshëm. Eksperimente të thjeshta treguan se të kuptuarit e Galileos i ekuivalencës së shpejtësisë konstante me prehjen ishte i saktë. Për shembull, nëse një marinar lëshon një gjyle topi nga kreu i një anije që lëviz me një shpejtësi konstante, fizika e Aristotelit do të parashikojë që gjylja e topit bie poshtë në mënyrë të drejtë, ndërsa anija vazhdon të lëvizë. Kështu, në një univers Aristotelian, gjylja e topi bie prapa në lidhje me një anije në lëvizje. Megjithatë, kur ky eksperiment kryhet në realitet, gjylja e topit bie gjithmonë para këmbëve të marinarit, sikur gjylja e topit e di se ajo udhëton me anijen pavarësisht se ajo është e ndarë nga anija. Meqënëse nuk ka asnjë forcë horizontale e cila zbatohet mbi gjylen e topit kur ajo bie, konkluzioni i vetëm mbetet të jetë se gjylja e topit vazhdon të lëvizë me shpejtësi të njëjtë si anija, përgjatë rënies. Kështu, asnjë forcë nuk është e nevojshme për të mbajtur gjylen në lëvizje me shpejtësi konstante përpara. [8] Për më tepër, çdo objekt që udhëton në një shpejtesi konstante duhet të ketë një forcë rezultante zero. Ky është përcaktimi i ekuilibrit dinamik: kur të gjitha forcat mni një objekt ekuilibrohen , por ai ende lëviz me një shpejtësi konstante. Një rast i thjeshtë i ekuilibrit dinamik ndodh në lëvizjen me shpejtesi konstante përgjatë një sipërfaqeje me fërkim kinetik. Në një situatë të tillë, një forcë është e aplikuar në drejtimin e lëvizjes, ndërsa forca kinetike e fërkimit i kundërvihet pikërisht forcës së aplikuar. Kjo rezulton në një forcë rezultante zero, por meqënëse objekti filloi me një shpejtësi jo-zero , ai vazhdon të lëvizë me një shpejtësi jo-zero . Aristoteli e keqinterpretoi këtë lëvizje si të shkaktuar nga forca e aplikuar. Megjithatë, kur fërkimi kinetik merret në konsideratë është e qartë se nuk ka forcë rezultante që shkakton lëvizje me shpejtësi të vazhdueshme .
Astronomia[redakto | redakto tekstin burimor]
Bertini fresco of Galileo Galilei and Doge of Venice.jpg
Ishte kjo faqe në të cilën Galileo së pari shënoi një vëzhgim të hënave të Jupiterit.
Fazat e Venerës, të vëzhguara nga Galileo në vitin 1610.
Bazuar në përshkrime të pasigurta të teleskopit të parë praktik të cilin Hans Lippershey provoi ta shpikë në Holandë në vitin 1608,[1] Galilio, në vitin pasues, bëri një teleskopë tri herë më zmadhim tri herë më të madh. Ai më pasi bëri verizionet të përmirësuara me deri 30 herë zmadhim.[2] Me teleskopin galileian, vëzhguesi mund të shoh imazhe të zmadhuara të tokës – ishte si ajo që njihet si teleskop tokësor ose dylbi e fuqishme. Ai po ashtu mund të përdoret për ta vëzhguar qiellin; për kohën ai ishte nga ata që mund ta konstruktonte teleskopin mjaftueshëm të mirë për atë qëllim. Më 25 gusht 1609, ai demonstroi një nga teleskopët e parë të tij. Publikimet e para të vëzhgimeve astronomike teleskopike i bëri në mars të vitit 1610 në një traktat të shkurtër të quajtur Sidereus Nuncius. [3]
Supernova e Keplerit[redakto | redakto tekstin burimor]
Tycho dhe të tjerët e vëzhguan supernovën në vitin 1572. Letra e Ottavio Brenzonit e datës 15 janar 1605 drejtuar Galileit e njoftoi këtë të fundit supernovën e vitit 1572 dhe me novën më pak të ndritshme të vitit 1601. Galileo e vëzhgoi dhe e diskutoi supernovën e Keplerit në vitin 1604. Pasi këto yje të reja shfaqeshin pa paralaks të detektueshëm ditor, Galileo konkludio se ata ishin yje të largët, dhe kështu e disaprovoi besimin e Aristotelit në pandryshueshmërinë e qiejve.[4]
Jupiteri[redakto | redakto tekstin burimor]
Më 7 janar 1610, Galileo vëzhgoi me teleskopin e tij atë që e përshkroi si “tre yje të fiksuar, total të padukshëm nga vogëlsia e tyre”,[5] shumë afër Jupiterit, dhe që janë shumë afër tij.[6] Vëzhgimet në netët pasuese treguan se pozicioni i këtyre tre “yjeve” relative në Jupitar ndryshon në mënyrë që do të ishte e pashpjegueshme nëse do të ishin yje të fiksuar. Më 10 janar, Galileo vërejti se njëri nga ata u zhduk , një vëzhgim që atribuoi në fshehjen e tij pas Jupitarit. Brenda disa ditëve, ai konkludoi se ata po kryenin një orbitë ndaj Jupiterit: ai zbuloi tri nga katër satelitët (hënat) më të largët të Jupiterit. Ai e zbuloi të katërtin më 13 janar. Këtë grup prej katër satelitësh Medicean stars, për nderë të shefit të tij të ardhshëm, Cosimo II de’ Medici, Duka i Madh i Tuskanës, dhe tre vëllezërit Cosimo.[7] Astronomët e mëpastajmë, megjithatë, i riemëruar satelitët galileian për nderë të zbuluesit të tyre. Këto sateliet tani quhen Io, Europa, Ganymede dhe Callisto.
Venera, Saturni, dhe Neptuni[redakto | redakto tekstin burimor]
Nga shtatori i vitit 1610, Galileo vëzhgoi shfaqejen e Venerës në një set të plotë fazash të ngjashme me ato të hënës. Modeli heliocentrik i sistemit diellor i zbuluar nga Nikolla Koperniku parashihte se gjitha fazat do të jenë të dukshme pasi orbita e Venerës rreth Diellit do të shkaktojë hemisferën e ndriçuar të saj përballë Tokës kur ajo ishte në anën e kundër të Diellit dhe do ta shfaqte larg nga Toka kur ishte në anën e Tokës nga Dielli. Nga ana tjetër, në modelin gjeocentrik të Ptolemeut ishte e pamundur për ndonjë nga orbitat e planeteve të ndërpresë skeletin sferik duke e mbajtur Diellin. Tradicionalisht, orbita e Venerës ishte vendosur në afërsi të Diellit, ku do të ekspozonte vetëm gungaçet dhe fazat e plota. Por, pas vëzhgimeve të Galileot, modeli i Ptolemeut u bë i pambrojtur.[8]
Galileo e vëzhgoi planetin e Saturnit, dhe fillimisht i ngatërroi unazat e tij për planete, duke menduar se ishte një sistem tre-trupor. Kur e vëzhgoi planetin më pas, unazat e Saturnit ishte të orientuara direkt nga Toka, duke e bërë atë të mendonte se dy trupa ishin zhdukur. Unazat u shfaqën kur ai e vëzhgoi planetin në vitin 1616, duke e konfuzuar atë edhe më shumë. [9]
Galileo e ka vëzhguar edhe planetin e Neptunit në vitin 1612. Në fletorët e tij paraqitet si një nga shumë yjet e padallueshëm. Ai nuk e pa se ai ishte një planet, por e vërejti lëvizjen relative të tij ndaj yjeve para se ta humbte udhën e tij. [10]
Njollat diellore[redakto | redakto tekstin burimor]
Galileo ishte i pari europian i cili i vëzhgoi njollat diellore, edhe pse Kepleri padashur e kishte vëzhguar një në vitin 1607, por e ngatërroi atë me një kalim të Mërkurit. Ekzistenca e njollave diellore shfaqi një tjetër vështirësi me përsosmërin e pandryshueshme të qiejve të Aristotelit.
Hëna[redakto | redakto tekstin burimor]
Galileo ishte i pari që erdhi në përfundim të çështjes së maleve hënore dhe kratereve. Në studimet e tij paraqiti edhe grafike topografike, duke vlerësuar lartësitë e maleve. Hëna nuk ishte ashtu siç e kishte shpjeguar Aristoteli, sferë e përkryer.
By:Amr Shabani