Anxhela Sevdari
Johannes Georg von HAHN
Jeta.
Johannes Georg von Hahn lindi në qytetin Frankfurt-mbi-Majn të Gjermanisë më 11 korrik 1811. Studioi për drejtësi në Giessen dhe në Heidelberg. Në v. 1834–1843 shërbeu si gjykatës në krahina të ndryshme të Greqisë, ku u njoh dhe me popullsinë shqiptare (arvanite) vendëse. Në v. 1843–1847 shërbeu në konsullatën e Prusisë në Athinë. Në v. 1847 hyri në shërbimin diplomatik të Austrisë si nënkonsull për “Shqipërinë e Poshtme” me qendër në Janinë, ku qëndroi deri në vitin 1850. Atje iu vu punës për zotërimin dhe studimin e gjuhës shqipe me ndihmën e dy mësuesve shqiptarë: të Apostol Meksit për toskërishten dhe të Konstandin Kristoforidhit për gegërishten[1].
Në atë detyrë Hahn-i ndërmori një udhëtim të gjatë nëpër krahinat perëndimore shqiptare deri në Shkodër. Më 1851 u emërua konsull në ishullin grek Syra (në arkipelagun e Cikladeve në juglindje të Athinës). Në këtë detyrë Hahn-i ndërmori dy udhëtime të tjera studimore: që nga Beogradi nëpër luginën e Moravës, nëpër Kosovë e Maqedoni deri në Selanik dhe më vonë që nga Shkodra nëpër malësitë e Veriut, për në Kosovë e Dibër. Më 1869 u emërua konsull i përgjithshëm i Austro-Hungarisë[1] në Athinë. Vdiq në Jena të Gjermanisë më 23 shtator 1869.
Për jetën dhe veprën e J. Hahn-it përveç një vargu artikujsh, është botuar edhe një monografi nga studiuesi Gerhard Grimm: “Johann Georg von Hahn (1811-1869) (Leben und Werk)”, Wiesbaden, 1964. Monografia ishte mbrojtur më parë si disertacion në Universitetin e Mynihut më 1959.
[1] Kështu u quajt mbretëria e Austrisë (ose monarkia e Habsburgëve) në qershor 1867, pas të ashtuquajturit Ausgleich (barazim) të fisnikërisë hungareze me fisnikërinë austriake, që solli krijimin e Doppelmonarchie Österreich-Ungarn. si bashkim i dy shteteve (Austrisë dhe Hungarisë) nën një monark.
[1] Si libër mësimi përdorën përkthimin e Dhiatës së Re nga Vangjel Meksi të botuar në Korfuz më 1927. Kristoforidhi i ri (rreth njëzet vjeç) njohu për herë të parë një përkthim shqip të Biblës dhe pa si hartonte Hahn-i fjalorin shqip-gjermanisht. Kjo përvojë në moshë të re duket se la mbresë të thellë te Kristoforidhi dhe e shtyu t’i hynte punës më pas për një fjalor të gjuhës shqipe dhe të bashkëpunonte me Shoqërinë Biblike (Bible Society) të Anglisë për përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe.
[1] Si libër mësimi përdorën përkthimin e Dhiatës së Re nga Vangjel Meksi të botuar në Korfuz më 1927. Kristoforidhi i ri (rreth njëzet vjeç) njohu për herë të parë një përkthim shqip të Biblës dhe pa si hartonte Hahn-i fjalorin shqip-gjermanisht. Kjo përvojë në moshë të re duket se la mbresë të thellë te Kristoforidhi dhe e shtyu t’i hynte punës më pas për një fjalor të gjuhës shqipe dhe të bashkëpunonte me Shoqërinë Biblike (Bible Society) të Anglisë për përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe.dy udhëtime të tjera studimore: që nga Beogradi nëpër luginën e Moravës, nëpër Kosovë e Maqedoni deri në Selanik dhe më vonë që nga Shkodra nëpër malësitë e Veriut, për në Kosovë e Dibër. Më 1869 u emërua konsull i përgjithshëm i Austro-Hungarisë[1] në Athinë. Vdiq në Jena të Gjermanisë më 23 shtator 1869.
Për jetën dhe veprën e J. Hahn-it përveç një vargu artikujsh, është botuar edhe një monografi nga studiuesi Gerhard Grimm: “Johann Georg von Hahn (1811-1869) (Leben und Werk)”, Wiesbaden, 1964. Monografia ishte mbrojtur më parë si disertacion në Universitetin e Mynihut më 1959.
[1] Kështu u quajt mbretëria e Austrisë (ose monarkia e Habsburgëve) në qershor 1867, pas të ashtuquajturit Ausgleich (barazim) të fisnikërisë hungareze me fisnikërinë austriake, që solli krijimin e Doppelmonarchie Österreich-Ungarn. si bashkim i dy shteteve (Austrisë dhe Hungarisë) nën një monark.
Vepra.
RedaktoVëzhgimet e udhëtimeve dhe përfundimet e studimeve të tij Hahn-i i botoi në një varg veprash.
Si vepra më e rëndësishme e tij mbahet “Albanesische Studien”, Jenë, 1854 ("Studime shqiptare") në 3 vëllime[1], e cila njihet edhe si një nga punimet shkencore më me vlerë shkruar nga të huajt për historinë, gjuhën dhe kulturën shqiptare. E. Çabej e ka cilësuar atë si “E para vepër sistematike në fushën e studimeve shqiptare... që nga shumë pikëpamje ka mbetur edhe sot e paarritur.”[1] Në vëllimin e parë (XIII + 348 faqe) Hahn-i përshkroi në veçanti Tepelenën, luginën e Gjirokastrës, Kurveleshin, Malësinë e Shkodrës. Vepra e tij përmban njoftime të pasura dhe me vlerë dokumentare për bujqësinë, blegtorinë, mjeshtëritë popullore, qytetet e fshatrat, për rrugët dhe për shkëmbimet tregtare të krahinave të Shqipërisë së brendshme dhe me shtete të ndryshme të Europës. Hahn-i u kushtoi vëmendje edhe Arbëreshëve në Greqi e Itali, dha njoftime për historinë e tyre dhe statistika të vlefshme për vendbanimet e popullsinë. Ai ka dhënë një pasqyrë të qartë të numrit, të jetesës e të veprimtarisë së mërgimtarëve shqiptarë në vise të ndryshme të perandorisë Osmane. Vëllimi II “Beiträge zu einer Grammatik des toskischen Dialektes” (VI + 170 faqe) dhe vëllimi III “Beiträge zu einemalbanesisch-deutschem Lexicon” (VIII + 242 faqe) të “Studimeve Shqiptare” u kushtohen tërësisht çështjeve të gjuhës shqipe dhe të prejardhjes së saj.
Vepra e dytë: “Reise von Belgrad nach Salonik” ("Udhëtim prej Beogradi në Selanik") 1858 (botimi i dytë 1868), përshkuan trevat lindore të banuara prej Shqiptarëve, në një kohë kur nuk kishte filluar ende shpërngulja e tyre nën trysninë e shtetit serb. Për këtë arsye ajo ka një vlerë të rëndësishme dokumentare. Vepra e tretë: “Reise durch die Gebiete des Drin und Vardar” ("Udhëtime nëpër viset e Drinit e të Vardarit"), botuar në Vjenë (1867, 1869), jep gjithashtu një
[1] Eqrem Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe. Tiranë, 1960, f. 19.material të pasur e me vlerë për kushtet e jetesës së popullsisë së malësive, për institucionet juridike-shoqërore dhe për kulturën e saj.
Vepra e katërt: “Griechische und Albanesiche Märchen” (“Përralla greke dhe shqiptare”), në dy vëllime (XIV + 319 faqe), botuar në Lajpcig (1864), përmban përralla greke e shqiptare të përkthyera gjermanisht dhe të pajisura me shpjegime prej tij. Me interes të veçantë në këtë vepër është hyrja teorike për origjinën e përrallave. Vepra e pestë “Sagwissenschaftliche Studien” (“Studime për gojëdhënat”) në dy vëllime, botuar në Jenë (1872, 1876) përmban vëzhgime krahasimtare për gojëdhënat. Vëmendje të posaçme J. Hahn-i u ka kushtuar miteve e besimeve popullore, poezisë popullore, gojëdhënave dhe përrallave shqiptare. Ai dha i pari një paraqitje të “Ligjit të maleve”, Kanunit të Malësisë së Madhe, vërejti veçan “Kanunin e Dukagjinit” për viset veriore dhe “Kanunin e Skënderbeut” për Matin e Dibrën.Vepra e pestë “Sagwissenschaftliche Studien” (“Studime për gojëdhënat”) në dy vëllime, botuar në Jenë (1872, 1876) përmban vëzhgime krahasimtare për gojëdhënat. Vëmendje të posaçme J. Hahn-i u ka kushtuar miteve e besimeve popullore, poezisë popullore, gojëdhënave dhe përrallave shqiptare. Ai dha i pari një paraqitje të “Ligjit të maleve”, Kanunit të Malësisë së Madhe, vërejti veçan “Kanunin e Dukagjinit” për viset veriore dhe “Kanunin e Skënderbeut” për Matin e Dibrën.
ÇËSHTJET E TRAJTUARA
Redakto1. Çështja e prejardhjes dhe e autoktonisë së Shqiptarëve.
RedaktoJ. Hahn-i e trajtoi në një mënyrë më të gjerë e më të plotë se studiuesit e mëparshëm çështjen e autoktonisë e të prejardhjes së Shqiptarëve e të gjuhës shqipe. Për këtë shfrytëzoi veprat e autorëve antikë që përmbajnë mjaft të dhëna për Ilirët, Epirotët e Maqedonët dhe i shënojnë këta si “barbarë”, d.m.th. popuj jogrekë. Pas Hahn-it karakterin jogrek të Epirotëve e kanë mbështetur edhe dijetarë të tjerë. Sipas dëshmisë së vetë autorëve të vjetër grekë, kufiri verior i etnisë dhe i gjuhës greke arrinte deri në bregun jugor të grykës së Artës. Gjeografi dhe historian i lashtë grek Straboni (63 p.e.r. - rreth 26 e.r.), në librin VII të veprës së vet “Gjeografia” shkruan: “Për ata që hyjnë me anije në këtë grykë deti, nga ana e djathtë janë Akarnanët, që janë Grekë, nga e majta janë Nikopolis dhe Kasiopeasit, që janë Epirotë.” Nga ky përshkrim shihet se Straboni nuk i mban Epirotët për Grekë. Disa shekuj përpara Strabonit historiani grek Tukididi (460-400 p.e.r) në një vepër të tij anëtarët e fisit epirot të Amfilokëve, gjithashtu dhe fise të tjera të Epirit (Kaonët, Tesprotët, Molosët, Antintanët, Parauejtë), i quan barbarë, d.m.th. jogrekë.
Autoktoninë e Shqiptarëve ai e mbështet me një arsyetim historik: “Meqë Shqiptarët nuk janë Sllavë dhe nuk lidhen ngushtë me ndonjë nga popujt e tjerë që njohim, meqë burimet fare të pakta që kemi nuk flasin për ndonjë shtegtim tjetër (veç shtegtimit sllav), i cili të ishte aq i madh sa të krijonte një popull të madh, duhet pranuar se Shqiptarët e sotëm janë banorët e hershëm parasllavë të atij vendi.”[1] Te vepra tjetër “Reise von Belgrad nach Salonik” (1858), Hahn-i e formulon më saktësisht tezën e vet për prejardhjen e Shqiptarëve: “Kështu, ne mund të pranojmë si të padiskutueshme se Shqiptarët e sotëm janë pasardhës të Ilirëve të dhe të Epirotëve të lashtë.”[2] Në këtë vepër Hahn-i Shqiptarët e Kosovës e të Maqedonisë i mban i pasardhës të Dardanëve të lashtë dhe i njeh si autoktonë në viset e tyre. Ai përdori një argument demografik: “po të jetë që një kufi gjuhësor është i tillë që njëra gjuhë flitet në malet, kurse tjetra në fushat që shtrihen rreth tyre, atëherë kjo shpjegohet si pasojë e një pushtimi, kur gjuha e parë i takon popullit që u spraps në male, kurse e dyta atij që erdhi më vonë si pushtues.”[1] Sipas Hahn-it Shqiptarët e zonave malore të Kosovës formonin një tërësi të pandërprerë me trevat e tjera shqiptare, kurse në zonën fushore të Kosovës kjo vijimësi ishte ndërprerë nga elementi pushtues serb. Zotërimi i zonave malore ishe i vështirë e i paleverdishëm për ta, ndaj dhe u ndërpre. Kjo situatë të kujton kolonizimin shqiptar të Greqisë në Mesjetë: Shqiptarët aty nuk u vendosën në malet, por masa kryesore e tyre zuri vend në fushat pjellore të Beotisë e të Argolidës dhe në rrafshin e Atikës; vetëm pas ardhjes së tyre me shumicë, Shqiptarët filluan të popullonin edhe zona malore të vendit[2]. Tezat që formuloi Hahn-i për autoktoninë e Shqiptarëve dhe për prejardhjen e tyre e të gjuhës shqipe patën jo vetëm një vlerë të madhe shkencore, por i shërbyen edhe ngritjes së ndërgjegjes kombëtare te Shqiptarët si dhe njohjes së çështjes kombëtare shqiptare në arenën ndërkombëtare.
2. Çështja e burimit të gjuhës shqipe.
RedaktoDuke ndjekur hullinë e J. Tunmann-it, J. Hahn-i u mbështet te toponomastika, u përpoq të shpjegojë nëpërmjet shqipes një varg toponimesh ilire. Hahn-i vërtetoi se mjaft emra vendesh të viseve shqiptare janë vijim i drejtpërdrejtë i emërtimeve të dikurshme ilire dhe zbuloi disa mjete fjalëformuese ilire që rrojnë në emrat e sotëm shqiptarë. Kështu, emrin e fisit ilir të Dalmatëve (Dalmatae, Delmatae), të trevës së Dalmacisë (Dalmatia, Delmatia) dhe emrin e qytetit Delminium në Iliri, duke marrë shkas edhe nga Straboni, i cili e quan këtë qytet “fushë që ushqen dhen”, Hahn-i i lidhi këta emra me fjalën shqipe dele (forma më e vjetër delme), dhe përfshin këtu edhe emrat Delvinë, Delvinaq (fshat sot në Greqi, në juglindje të Libohovës). Emrin e Dardanisë[1] (Kosova e sotme dhe trevat rreth saj) Hahn-i e lidhi me emrin e drurit të dardhës. Siç dihet ka edhe sot vende me këtë emër, sikundër edhe Frashër, Kumbull, Fier, Thanë, Lis, Dushk etj., d.m.th. emra vendesh që vijnë nga emra bimësh. Emrin e qytetit të Ulqinit (latinisht Olcinium, greqisht Oulkinion) e lidhi me fjalën shqipe ulk (forma e sotme ujk), një fjalë e burimit indoeuropian; emrin e malit Bora në Maqedoni e lidhi me fjalën shqipe borë. Hahn-i vuri re përkime iliro-shqiptare dhe te ndonjë prapashtesë, si prapashtesa -ates, me të cilën formoheshin emra fisesh ilire (Dalmates, Labeates, Daesitiates) – këtë e krahasoi me emrat e fshatrave si Dukat, Filat, Progonat, Luzat,Deshat, dhe të familjeve e vëllazërive, si Dematët (Demi), po ashtu Angonatët (Angoni), Bakiratët (Bakiri) etj. Mbi bazën e barazimeve të tilla, Hahn-i, lidhur me origjinën e gjuhës shqipe, arriti në përfundimin se shqipja është vijuese e drejtpërdrejtë e njërit prej dialekteve të vjetra të ilirishtes. Duke u mbështetur në këtë përfundim për gjuhën, ai përforcoi me argumente gjuhësore tezën e autoktonisë të Shqiptarëve në viset e tyre të sotme, të cilën e kishte mbështetur kryesisht me argumente historike.
3. Teoria pellazgjike për burimin e shqipes dhe të Shqiptarëve.
RedaktoHahn-i e zgjeroi mbështetjen e tezës së burimit ilir të gjuhës shqipe dhe të Shqiptarëve si popull edhe me të dhëna etnografike për Ballkanin e lashtë. Duke marrë parasysh burimet e autorëve të vjetër grekë që u përmendën më lart, ai formuloi këto teza:
1) Epirotët dhe Maqedonët edhe në kohën e Strabonit ishin barbarë ose jogrekë;
2) Epirotët, Maqedonët dhe Ilirët janë farefis ndërmjet tyre, d.m.th. të afërt nga pikëpamja etnike;
3) Ka shumë shenja që Epirotët dhe Maqedonët përbënin thelbin e fisit tireno-pellazgjik (Tirenët dhe Trakasit janë fise që dëshmohen nga historia);
4) Ilirishtja (d.m.th. gjuha nga e ka prejardhjen shqipja) është gjuhë pellazgjike në kuptimin më të gjerë të fjalës.
Me këto teza Hahn-i i sheh Shqiptarët jo vetëm si pasardhës të Ilirëve, po edhe të Epirotëve e të Maqedonëve dhe të gjithë këta popuj i mban si të ardhur nga Pellazgët. Pellazgët për të ishin një popullsi paleoballkanike (popullsi e Ballkanit të Lashtë), që qëndronte më vete përballë Grekëve të vjetër. Kjo pikëpamje e tij ishte në kundërshtim me tezën e përhapur në shekullin e XIX se shqipja lidhej me greqishten si gjuhë motra, për shkak të prejardhjes së përbashkët të Shqiptarëve e Grekëve prej Pellazgëve.
Me tezën se Shqiptarët e kanë prejardhjen jo vetëm nga Ilirët, po edhe nga Epirotët, Hahn-i shpjegonte ndarjen e gjuhës shqipe në dy dialekte: gegërishte në veri të Shkumbinit dhe toskërishte në jug të tij. Në lashtësi pikërisht Shkumbin ishte dhe kufiri ndërmjet Ilirëve (në veri) dhe Epirotëve (në Jug). Studimet mëvonshme kanë treguar se disa nga tiparet dialektore të gjuhës shqipe (p.sh. rotacizmi) janë vërtet mjaft të lashta, por nuk mund të provohet se ndarja dialektore është një pasqyrim gjuhësor i dallimeve ndërmjet Ilirëve dhe Epirotëve.
Sipas vlerësimit të E. Çabejt, disa nga tezat e Hahn-it (1, 2, 4) në përgjithësi qëndrojnë dhe janë mbështetur nga dija e mëvonshme. Por teza se Epirotët dhe Maqedonët përbënin thelbin e fisit tireno-pellazgjik në një kuptim më të gjerë nuk ka gjetur mbështetje nga shkenca gjuhësore serioze. Studiuesit i shohin ilirishten dhe pellazgjishten si gjuhë të ndryshme. Hahn-i nuk e shtroi çështjen e përkatësisë së pellazgjishtes në familjen indoevropiane dhe në kohën e tij kjo çështje nuk ishte e qartë. Sot studiuesit i mbajnë Pellazgët si popull protoindoeuropian dhe natyrisht edhe gjuhën e tyre. Shkrimtarët dhe veprimtarët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare e rrokën me entuziazëm këtë tezë të Hahn-it dhe i dhanë përhapje në shkrimet e tyre, veçanërisht poeti i shquar Jeronim De Rada (1814–1903)[1]. Kjo tezë u shërbeu si mbështetje për kërkesën e tyre themelore, që ishte: njohja e Shqiptarëve si një popull më vete, me të drejtat e tyre për të qenë zot i vetvetes, për të pasur shtetin e vet dhe për të zënë vendin që u takonte në mes popujve të lirë të Europës. Vepra e J. Hahn-it hapi një epokë të re në studimet albanologjike dhe ngjalli interesa shkencorë te një varg dijetarësh që vijuan më tej studimet e tij.
4. Ndihmesat e Hahn-it në leksikografinë dhe gramatikën shqipe.
RedaktoJ. Hahn-i është dhe autor i një fjalori shqip-gjermanisht, që e ka përfshirë në vëll. III të veprës së vet “Albanesische Studien” me titullin “Beiträge zu einem albanesisch-deutschem Lexicon”. Fjalori i Hahn-it përmban 6216 fjalë është më i pasuri ndër fjalorët e botuar deri atëherë për gjuhën shqipe. Për hartimin e këtij fjalori Hahn-i, siç e pohon vetë, është mbështetur edhe te fjalori i shqip-gjermanisht i Xylander-it, i cili kishte vjelë për fjalorin e tij përkthimin e Dhiatës së Re nga Vangjel Meksi, botuar më 1827 në Korfuz. Ai ka përfshirë në fjalor edhe një varg fjalësh që i pati mbledhur vetë gjatë udhëtimeve nëpër viset shqiptare, ndërsa një numër fjalësh të tjera ia ka dhënë K. Kristoforidhi. Jo vetëm pasuria e fjalëve, por edhe shpjegimet e sakta gjermanisht, sinonimet e shprehjet frazeologjike që jep, shënimet për vendin ku është gjetur fjala, për karakterin e përgjithshëm ose dialektor të saj ia ngrenë shumë vlerën fjalorit në krahasim me veprat paraardhëse. Sipas shënimeve që ka dhënë për vendin ku përdoret kjo ose ajo fjalë, del se Hahn-i e ka mbledhur lëndën e tij në shumë vise, kryesisht të Shqipërisë së Jugut e të Mesme, si Gjirokastra, Përmeti, Myzeqeja, Elbasani, Kavaja, Durrësi, Tirana, Kruja, Mirdita, Dibra etj. Është për t’u shënuar se ai ka bërë edhe ndonjë vëzhgim të karakterit sociolinguistik, p.sh. te fjala zotrote shënon: Anrede unter gebildeten[1]; te fjala ai Hahn-i shton edhe këtë shpjegim: “Ständige Bezeichnung des Ehemannes und Liebhabers von Seiten von Neuvermählten und der jungen Geliebten, welche den Namen des Mannes niemals nennen; oder auch des Feindes, dessen Names man nicht aussprechen vill.”[2]
Fjalori i Hahn-it pasqyron një pjesë të mirë të leksikut të gjuhës shqipe në gjysmën e parë të shek. XIX. Nga 6216 fjalët e tij 4764 janë fjalë të parme dhe 1452 (d.m.th. rreth një e katërta) fjalë të jo të parme (prejardhura, të përbëra a të përngjitura), ndërsa te fjalori latinisht-shqip i Frang Bardhit, botuar më 1635, që përmban 2544 fjalë shqipe, fjalët jo të parme përbëjnë një të dhjetën e numrit të përgjithshëm. Nga kjo shihet se në tre shekuj leksiku i shqipes është pasuruar me formime të reja (kryesisht fjalë të prejardhura e të përngjitura). Për këtë fjalor J. Hahn-i u ndihmua nga K. Kristoforidhi. Bashkëpunimi me Hahn-in, me sa duket, i shërbeu atij si një shkollë dhe si një nxitje për të ndërmarrë më vonë hartimin e “Fjalorit të gjuhës shqipe”, që u botua pas vdekjes së tij (1904). Rreth 4500 fjalë nga fjalori i Hahn-it gjenden edhe te fjalori i Kristoforidhit, që përmban 11.675 fjalë, d.m.th. janë vlerësuar prej tij si të përshtatshme e të vlefshme për veprën që ai e quajti “Leksikon tes albanikes glosses” (“Fjalor i gjuhës shqipe”). Fjalori i Hahn-it shërbeu si mbështetje kryesore studiuesve të tjerë të shqipes për studimet e tyre në fushë të shqipes. Gustav Meyeri (1850-1900), autori i “Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache” (1891), shkruan në parathënien e veprës së vet (f. VII): “Den Ausgangspunkt für meine Sammlungen bildete das den “Albanesischen Studien” von Hahn’s beigefügte Wörterverzeichniss; dasselbe ist, einzelne Misverständnisse und Unrichtigkeiten abgerechnet, mit musterhafter Sorgfalt und Zuverläsigkeit gearbeitet, die um so höher anzuschlagen ist, als dem Verfasser lautphysiologische Vorbildung abging. In weitaus den meisten Fällen konnte ich die von Hahn festgestellte Form und Bedetutung ohne weiteres in mein Buch herüber nehmen.”[1] Hahn-i ka përshkruar edhe strukturën gramatikore të gjuhës shqipe. Vëllimi i dytë i veprës Albanesische Studien i kushtohet përshkrimit të gramatikës së toskërishtes: “Beiträge zu einer Grammatik des toskischen Dialektes”.
Vlerësimet për punën e Hahn-it
RedaktoHahn-i është vlerësuar lart nga bashkëkohësit e vet për ndihmesën e madhe shkencore në fushën e albanologjisë, ku solli një lëndë të re e mjaft të pasur dhe ndoqi metoda shkencore studimi, të cilat e lejuan të arrijë në përfundime që qëndrojnë edhe sot. Historiani Jakob Philip Fallmerayer (1790-1860) ka shkruar: “Zoti Hahn është i pari, e ndoshta i vetmi europian i formuar shkencërisht që ka shëtitur tërë Shqipërinë, që ka kërkuar edhe në cepat më të fshehtë të këtij vendi, ku hetoi shpirtin, zakonet, mënyrën e të menduarit dhe të jetuarit me tërë qenien politike të Shqiptarëve, që ka mësuar të lexojë, të flasë e të shkruajë gjuhën e Shqiptarëve në të dy dialektet e saj kryesore, dhe që me të drejtë mund të konsiderohet “konkuistador” në fushën e etnografisë dhe të gjeografisë.”[1]
J. Hahn-i vështrohet si themelues i albanologjisë në kuptimin shkencor të fjalës dhe si dijetari më i shumanshëm e më i thelluar i kohës së vet në fushën e studimeve shqiptare.
[1] J. Ph. Fallmerayer, Das albanesische Element in Griechenland. München, 1857.
[1] Përpara Hahn-it këtë tezë e kishte parashtruar dhe mbrojtur studiuesi arbëresh nga Sicilia Nikollë Keta (Nicolò Cheta, 1741-1803), i cili në veprën “Tesoro di notizie su dei Macedoni” (“Thesar njoftimesh për Maqedonët”) përpiqet të provojë se Shqiptarët janë pasardhës të Maqedonëve të vjetër, të cilët i mbante si të afërt me Epirotët (popullsia e Epirit të lashtë) dhe të dy këta popuj të lashtësisë (Maqedonët dhe Epirotët) i bënte pasardhës të Pellazgëve mitikë.
[1] Dardania quhej në lashtësi edhe toka pranë ngushticës së Dardaneleve në Azinë e Vogël (Turqia e sotme), sipas emrit të Dardanit, bir i Zeusit dhe i Elektrës në mitologjinë greke. Qyteti i Trojës ndodhej në këtë Dardani.
[1] Albanesische Studien, I, f. 50.
[2] Reise von Belgrad nach Salonik, 1858, f. 228.