Për gratë e shekullit 21 është vështirë të paramendohet përspektiva nga këndvështrimi i sotshëm, në gjithçka që është dashur të kalojnë paraardhëset tona në qindvitëshin e fundit, për të luftuar për të drejtat e tyre. Në fund të fundit,vajzat dhe gratë sot gëzojnë të gjitha të drejtat ligjore, zakonet dhe të drejtat morale sikurse meshkujt. Kemi shumë shembuj të shpeshtë ku gratë merren me punët më të rënda, më të rrezikshme dhe më të kërkuara në botë, të cilat në një kohë kanë qenë punë kryesisht të burrave, na detyrojnë të mendojmë se si koha e barazisë së vërtetë veç sa nuk ka ardhë, nëse veç nuk jemi në të. Në këtë mënyrë,feminizmi si një lëvizje dhe mënyrë e të menduarit u ndalua të jetë “in”, prandaj sot vajzat e reja në botën perendimore janë të prirura ta konsiderojnë veten më tradicionale siç ishte rasti me nënat e tyre.