Arian Zherka
Arian Zherka (lindur më 1996 në Gjakovë) është një violonçelist shqiptar nga Kosova. Ai ka filluar të merret me muzikë që nga mosha 12 vjeçare.
Shkollimin e ulët dhe atë të mesëm e ka përfunduar në vendlindje në shkollën e muzikës "Prenk Jakova" në Gjakovë me prof.Adonis Gjini, kurse studimet universitare bachelor dhe master i ka kryer në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti i Arteve me prof.Antonio Gashi.
Është fitues i Çmimit Absolut në garat internacionale "ArsKosova" në Prishtinë.
Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikes siç janë: "Dam Festival", "Chopin Piano Fest", "ReMusica", "Kamerfest" në Kosovë, "Vox Baroque" dhe "Albanian Guitar Festival" në Shqipëri, "KotorArt" në Mal të Zi, "BEMUS-CEBEF" në Serbi, "Dubrovnik Festival" në Kroaci dhe "Ljubljana Festival" në Slloveni.
Ka mbajtur masterkurse solo me profesorët e mirënjohur: Niels Ullner, Michal Kanka, Joanna Sachryn, Kian Soltani, Andreas Brantelied, Denis Shapovalov, masterklasë për muzikë dhome me "Kölner Klaviertrio" në Gjermani dhe trajnim orkestral në "FAMES institute" në Maqedoni të Veriut
Ka interpretuar si solist me Orkestren e Shkolles së Muzikës "Prenk Jakova", "Kosovo Youth Orchrstra", "Pirolo Chamber Orchestra", "Kosovo Philarmonic Orchestra".
Ka interpretuar në shumë shtete të botës përfshirë: Shqipëri,Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Kroaci, Slloveni, Turqi, Portugali, Francë, Zvicërr, Itali, Gjermani dhe Austri.
Ariani është mësimdhënës i violonçelos në shkollën e mesme të muzikes "Prenk Jakova" Gjakovë dhe violonçelist në Orkestren e Filharmonisë së Kosoves