Arjanitaastar
Joined 2 tetor 2012
Koha e Gurit
Të menduarit e njeriut ndikoi pozitivisht në punimin e veglave të para të punës.Ata mësuan ta thyenin një gur stralli,duke e gdhendur majën e tij për ta bërë të mprehtë.Me këtë gurë të mbrehtë ata çanin 'guaskat' e forta të disa frutave që i gjenin të gatshme në natyrë.
Koha e gurit ngahet në dy periudha kryesore:
-Koha e vjetër e gurit-paleoliti dhe -Koha e re e gurit-neoliti.
Në paleolit njeriu e mprehte gurin dhe bënte 'çomange',priste kocka ose mprehte ndonjë shkop druri i cili shërbente për nevoja të ndryshme.
Periudha e neolitit ka filluar rreth 10.000 vjet më parë.Kjo është më e përsosur se paleoliti,sepse u pëmisua dukshëm jeta e njerëzve.Njeriu tash punonte vegla pune më të përsosura,si:sëpata prej guri,thika,mjete kruese e shpuese,shtiza dhe armë të tjera për gjueti,për peshkim etj.P
Gjuetia u bë zeja kryesore
Përmirësimi i veglave të punësdhe e gjuetisë ndikoi shumë se zhvillimine kësaj veprimtarie.Nga gjuetia njerëzit përfitonin ushqimin nga lëkurat e kafshëve bënin veshmbathje,kurse nga brirët dhe eshtrat e tyre ata punuan biza,gjilpëra,çengelë dhe harpuna për të gjuajtur peshq.
Ata gjuanin kafshë të mëdha,si:derrin,kalin e egër,e më vonë edhe mamuthin.Gjuetia e kafshëve të mëdha,përshkohej edhe me rreziqe.Për këtë arsye njerëzit ngritën kurthe në të cilat binin kafshët e egra,Pastaj gjahtarët i godisnin me shtiza,maja të mprehta,thika etj.
Zbulimi dhe përdorimi i zjarrit
-Para rreth 400 mijë vjetësh,jeta e njerëzve u bë më e vështirë,sepse koha u ftoh shumë.Ata për të mbijetuar u strehuan nëpër shpella,por prapë nuk i shpëtuan të ftohtit. Një ditë,kur binte shi,rrufeja kishte goditur disa drunj të mëdhenj,me ç'rast ishte paraqitur zjarri.Njerëzit vërejtën se zjarri lëshonte nxehtësi,por edhe ndriçonte.Ata për nevojat e veta mësuan ta bartin zjarrin e ndezur prej një vendi në tjetrin.Më vonë njerëzit mësuan ta ndeznin atë,duke fërkuar dy drunj të tharë mes vete.Njerëzit zjarrin e përdorën për ngrohje,për të pjekur mishin,e po ashtu zjarri mbronte nga kafshët e egra,sepse ato frigoheshin nga flaka.
Popullimi i tokës nga njerëzit e parë dhe gjurmët e tyre
-Lëvizja e njerëzve nga një vend në tjetrin në kërkim të ushqimit ndikoi në popullimin e tokës.Ata,kur shpërnguleshin nga një vend në tjetrin,ndiqnin luginat e lumenjëve dhe brigjet e detëve.Për këtë dëshmojnë gjetjet arkeologjike.Evropë,në Kinë,në Oqeani etj.Gjurmë të njeriut të parë janë gjetur edhe në trojet shqiptare si:në fshatin Xarë dhe në Shpellën e Bogasit në Sarandë,në Malin e Dajtit në Tiranë,në Trebenishtë të Ohrit,në Tjerrtore të Prishtinës,në Fafos të Mitrovicës etj.