Menaxhimi i klasës

1.Hyrje

Klasa është njësia baë struktrore e organizimit dhe funksionimit të shkollës. Nëse klasat nuk do të funksiononin, as shkolla nuk do të funksiononte. Në klasë, zhvillohet dhe realizohet proçsi mësimor. Ora e mësimit është njësia bazë e procesit mësimor. Në funksion të parimeve, synimeve, qëllimeve dhe objektivave ndërtohen të gjitha veprimtaritë e klasës dhe të shkollës. Nxënësit, mësuesit, drejtuesit, specialistët, punonjësit, ptrindërit dhe gjithkus që ka ndikim dhe që duhet të përfshihet në jetën shkollore, përbëjnë kapacitetet e burimeve njerëzore. Organizimi, përfshirja dhe menaxhimi i këtyre burimeve njerëzore nuk është dhe aq e lehtë. Në kushtet e një shkolle të hapur menaxhimi merr një rëndësi parësore, ku menaxhimi i klasës është thelbi i tij.

2 . Cfarë kuptojmë me menaxhim klase ?

Vendosja e rregullit në klasë për zhvillimin normal të mësimit sipas planifikimit është synim dhe shqetësim për cdo mësues. Në të gjithë jetën historike të shkollës, problem i kontrollit mbi klasë dhe mbi nxënësin ka qenë dhe mbetet problem diskutimi. Në klasë ka nxënës që janë të suksesshëm në aritjet e tyre akademike, ka edhe nxënës që kanë arritje të dobta, ka nxënës që I binden mësuesit dhe nxënës që nuk I binden mësuesit po prishin orën e mësimit apo nuk zbatojnë rregullat e klasës. Mësuesit shpesh përballen me sjellje problematike të nxënësve, ku ndërhyrjet për zgjidhjen e tyre krijojnë edhe konflikte apo përfshirjen edhe të drejtuesve, prindërve apo psikologut. 

Jacob Kounin, një psikolog bihevioris, në vitin 19ë0 kreu një studim në shkolla pikërisht mbi këtë cështje. Në fund të këtij studimi ai arriti në përfundimin se në shumicë e rastev këto situate problematike krijohen nga vetë mësuesi. Ndërhyrjet e mësuesit shpesh nuk janë korrekte dhe në mënyrë profesionale. Nëpërmjet këtij studimi, Kounin na mëson se si kombinohen disiplina dhe të mësuarit në një klasë që funksionon në mënyrë korrekte. Organizimin dhe planifikimin, Kouin I konideronte si çelës për angazhmin e nxënësve në klasë. Mësuesi dëshiron mbarëvajtjen e orçës së mësimit prandaj logjika e tij për menaxhimin efektiv të klasës duhet të fokusohet në disiplinën parandaluese të shkeljeve disiplinore.

Marrëdhëniet midis menaxhimit efektiv dhe mësimdhënies efektive përbën urën e mbarëvajtjes së orës së mësimit. Në këtë mënyre, Kounin e zgjeroi kuptimin mbi menaxhimin përtej kontrollit të sjelljes së mësuesit nëpërmjet rregullave shtrënguese. Menaxhimi i nxënësit nuk është qëllim në vetvete, pasi ai është mbi gjithë mjedisin e të nxënit, kurrikulës, dhe vetë mësuesit.

2.1. Qëllimet e menaxhimit të klasës

Një nga qëllimet e menaxhimit të klasës është mbajtja në vazhdimësi e një mjedisi mësimor pozitiv dhe të frytshëm. Por rregulli, si qëllim në vetvete, është qëllim bosh. Të përdorësh teknikat e drejtimit të klasës thjesht për t’I mbajur nxënësit të rrinë urtë e butë, është joetike. Atëhere, ç’kuptim ka të punosh kaq shumë për të drejtuar klasën ? Ekzistojnë të paktën tri arsye.

1-      E drejta e pjesmarrjes në të nxënë. çdo veprimtari në klasë ka rregullat e veta për pjesmarrjen e nxënësve në to. Nganjëherë këto rregulla deklarohen qartë nga mësuesi, por shpesh janë të nënkuptuara, jo të deklaruara. Mësuesi dhe nxënësit, madje, mund të mos jenë të vetëdijshëm se janë duke ndjekur rregulla të ndryshme, për veprimtari të ndryshme (Berliner, 19ç3). Në një grup leximi, për shembull, nxënësit ndoshta duhet të ngrenë dorën për të brë një koment, por, në një gup që bën veprimtari të lirshme në të njëjtën klasë, mjafton që nxënësit të kenë miratimin me sy të mësuesit që të flasin.

Rregullat që përcaktojnë se kush mund të flasë, mbi cfarë duhet të flasë, kur dhe kujt t’i drejtohet, si dhe sa gjatë mund të flasë, shjpesh quhen struktura të pjesmarrjes.

Për të arritur qëllimine parë të drejtimin të mirë të drejtimit të mirë të klasës duhet t’u jepni të gjithë nxënësve mundësi për të mësuar, të siguroheni që gjithsecili të dijë sesi të marrë pjesë në veprimtaritë e klasës. Kyç është të qenit në dijeni.

2-      Kohë e dedikuar. Duke i dhënë më shumë kohë procesit të të nxënit, nuk con automatikisht në arritje mësimore. Për të qenë e vlefshme, koha duhet të përdoret me shumë efikasitet. Siç e dimë, mënyra sesi nxënësit e përpunojnë informacionin është faktor qëndror për cka ata mësojnë e memorizojnë. Në thelb nxënësit mësojnë atë që ushtrojnë dhe rreth secilës mendojnë. Koha e shpenzuar aktivisht në detyra mësimore specifike shpesh quhet kohë e angazhuar, nganjëherë edhe kohë në punë.

Megjiatë edhe koha e angazhuar nuk e siguron apo garanton të nxënët. Nxënësit mund të rropaten me një material që mund të jetë tepër i vështirë ose përdorin strategji mësimore të gabuara. Kur nxënësit janë duke punuar me një normë të lartë suksesi – duke nxënë e kuptuar vërtetë- ne e quajmë kohën e shpenzuar kohë e të nxënit mësimor. Kësisoj, qëllimi i dytë i menaxhimit të klasës është që të rritet koha e të nxënit mesimor, duke i mbajtur nxënësit të angazhuar aktivisht në veprimtari mësimore të vlefshme dhe t pershtatshme.

3-     Menaxhimi i vetdrejtimit. Qëllimi i tretë i çdo sistemi menaxhimi është t’i ndihmojë nxënësit të bëhen të aftë për të drejtuar veten. Në qoftë se mësuesit fokusohen përgjatë rrugës së tyre në edukimin e nxënësve që t’u nënshtrohen rregullave, ata do të shpenzojnë shumë nga koha e mësimdhënies/ të nxënët, duke mbikqyrur e korrigjuar. Do të vijë një çast që nxënësit do ta shohin qëllimin e shkollës thjesht si zbatim rregullash dhe jo si ndërtim kuptimesh të thella të njohurive mësimore. Kurse strukturat e të nxënit kompleks si, fjala vjen, të nxënët bashkëveprues ose problemzgjidhës, kërkojnë vetëdejtimin e nxënësit. Bindja ndaj rregullave nuk mjafton për të bërë që këto struktura mësimore të fuknsionojnë. (McCaslin & Good, 199ç).

Tom Savazhi (1999) e shpreh thjeshtë : « Qëllimi më themelor i disiplinës është kultivimi  i  vetëkontrollit. Njohuritë akademike dhe aftësitë teknologjike do të jenë pa shumë rëndësi, në qoftë se personave që I zotërojnë u mungon vetëkontrolli.” Përmes vetëkontrollit nxënësit shfaqin përgjegjësi.

2.2. Faktorët që ndikojnë në menaxhimin e klasës

Sipas stdimeve të kryera në fushën e menaxhimit, dy janë cilësuar si faktorët më të rëndësishëm:

a-projektimi i orës së mësimit, organizimi I saj me të gjithë elementet didaktike

b-qëndrimi i mësuesit.

Të gjitha programet mbi temën mësimore janë aty-aty, rëndësi ka kush është mësuesi. Ai I jep jetë dhe I bën mësimet e dobishme për nxënësin.

Për të menaxhuar klasën me sukses dhe për të drejtuar me efikasiet dhe efektivitet proçsin mësimor, mësuesi duhet të planifikojë para se të fillojë viti i ri shkollor. Ndaj është e nevojshme që të familjarizohet me lëndën, mjedisin dhe kolegët, si dhe të jetë I ndërgjegjshëm për stilet e mësimdhënies dhe filozofinë mësimore që do të përdorë.

Ky planifikim dhe parashikimi I “grackave të mundëshme”, e ndihmon mësuesin më afatgjatë. Në këtë mënyrë mësuesi është një hap para, duke paraprirë rreziqe dhe të papritura. Menaxhimi I klasës duhet konceptuar si një kompozim projektesh dhe sfidë pë të drejtuar me sukses. Për këtë mund të ndiqen hapat e mëposhtëm:

·        Identifikohen anët e forta dhe nevojat për të mbështetur mësimdhënien dhe mësimnxënien.

·        Formulohet një vizion I qartëmbi klasën tuaj ideale.

·        Bashkëpunohet me të tjerët për të arritur vizionin.

·        Përgatitet një plan drejtimi dhe organizimi i klasës.

·        Monitorohet plani I menaxhimit të klasës duke përcaktuar ndjekjen e tij, si dhe përshtatet kur është e nevojshme.

·        Vlerësohet niveli I arritjes së planit lidhur me vizionin e dëshiruar.

·        Festohet suksesi me nxënësit.

·        Etj.

Mësuesi do që të jetë I kënaque nga puna e tij. Kjo kënaqësi të lidhet me efektivitetin e tij në marrëdhënie me nxënësit dhe rezultat e tij të pritshme me klasën. Mirëpo, që mësuesi të jetë efektiv ai duhet të kuptojë se menaxhimi i klasës realizohet nëpërmjet disiplinës parandaluese jo të zgjidhjes ap vënies në kontroll të stuatës pasi ka ndodhur problemi. Për t’iu paraprirë situatave të papranueshme Kounin rekomandon disa ide kyç në menaxhmin e klasës.

Ø  Efekti i valëzimit

Efekti i ndikimit të ndërhyrjes së mësuesit te një apo disa nxënës në sjelljen e nxënësve të tjerë. Ky efekt ka edhe ndikim negativ dhe ndikim pozitiv. Ndikim negativ ka kur mësuesi ndikon në rishjen e klimës në klasë. Ai qorton një nxënës duke ndikuar tek nxënësit e tjerë.Efekti i valëzimit mund të ndiojë edhe në mënyrë pozitive. E tillë është teknika e tërheqjes së vëmendjes pa e identifikuar nxënësin. Mësuesi lavdëron sjelljen e përshtatshme të nxënësve duke parë nga nxënësit që pi bëjnë shkeljen. Kjo teknikë ka efekt kryesisht në moshat e reja shkollore.

Ø  Withitness ( Të jesh me nxënësin)

Kjo ide I referohet vetëdijes së një mësuesi për atë që po ndodh në klasë. Një mësues ka “withtnes” nëse mësuesi e di se çfarë po ndodh në klasë në të gjithë kohët. Ai ka aftësinë të shikojë “nga shpina”, e di në çdo moment se çfarë po bëjnë nxënësit e tij edhe pa praninë e tij.

Ø  Përballja me situatat e dyfishta.

Në këtë ide përmblidhet aftësia e mësuesit për t’u përfshirë njëkohësisht në disa aktivitete. Kur mësuesit në mënyrë efektive mund të priren për tëdy ose më shumë ngjarjeve në të njëjtën kohë. Mësuesi duhet të ndërhyjë në kohën e duhur në situata të caktuar që vatra e hapur mos të krijojë situata problematike në klasë.