Rrustem Zeqiri është një hero kombëtar të shqiptarëve, që luftuan për Pavarësinë e Shqipërisë së Veriut (të Kosovës) nga pushtimi jugosllav . Kishte si ide bashkimin eventual me Shqipërinë. Jetonte, prej kohësh, në katundin e Ri të Vitisë, në ditën e 30 marsit 1999, forcat serbe morën aksion për shpërnguljen e fshatarëve shqiptarë. Rrusta i nisi anëtarët e familjes me fqinjët dhe vet ngjeshi automatikun, revolverin dhe disa bombë. U barikadua në shtëpi. Sapo policia serbe hyri në oborr, ua kalli luftën, e përdori automatikun dhe bombat. Thuhet se vrau e plagosi disa polic serbë. Ra në përleshje fyta - fyt dhe armiku e masakroi kufomën e tij.