Vitaminat

Jane substance organike me molekule te vogel dhe perberje te ndryshme kimike.Ato jane te domosdoshme per veprmtarne jetesore te organizmit,per te siguruar eksiztencen,rritjen dhe shumezimin e tj.Vitaminat nuk mund te sintetizohen prej organizmit te njeriut ose te shtazeve.Burim i rendesishem i vitaminave per organizimin e njeriut jane bimet, ato ndodhen ne ushqimin natyror qofte ne formen e vet aktive ose ne forme te prekusoreve qe mund te shfrytezohen nga ana e organizmit . Studimet e shumta qe kane te bejne me veprimtarine e vitaminave paraqesin njeren nder fushat me te rendesishme te historise se biokimise.Njohja e rolit biologjik te vitaminave te ndryshme ka ndihmuar qe ne menyre te mirfillte te kuptohen proceset e katabolizmit te perfshira ne metabolizmin e organizmit te njeriut dhe te shtazeve. Qysh ne shekullin XVIII vaji i peshkut eshte perdorur per sherimin e skrobutit. Mirepo pikerisht ne vitin 1912, shkenctari anglez Hopkins,konstatoi te verteten shkencore se per rritjen dhe zhvillimin normal te organizmit te shtazeve pervec proteinave,lipideve,glucideve dhe materieve minerale jane te nevojshem edhe disa faktore plotesues dmth vitaminat. Ne vitin 1912 shkencetari Kazimir Frank, pati sukses qe prej levoreje te orizit te fituara gjate qerimit, te izoloje nje amine,e cila e pengonte shfaqjen e semundjes beri-ber, shume te perhapur te popujt e Azise,ushqim kryesor I te cleve eshte orizi i qeruar. Fanke eshte i pari qe perdori emertimin vitamine, duke dashur qe me kete ta shenoje aminen e nevojshme per jete,edhe pse numri me madh i vitaminave nuk I takon grupit kimik te aminave. Permbajtja e vitaminave ne bime varet shume nga llojet e bimes,stina e vitit,perberja e tokes ne te cilen zhvillohet bima dhe koha e mbledhjes se prodhimeve.Vitaminat pas pervetesimit nga ana e organizmit te shtazeve,deponohen ne disa organe te tyre siq jane melcia dhe disa organe te brendshme,pastaj vaji i peshkut,qumeshti dhe vezet.Keto substanca mund te sherbejne si burim I vitaminave te ndryshme per organizmin e njeriut. Pereq emrave kimik qe I kane vitaminat ato emertohen edhe ne baze te shkrojnave te alfabetit si p.sh. vitamina A, vitamina B etj.Disa vitaminave emertohen edhe ne baze te semundjeve qe shkaktohen si rrjedhoje e mungeses se tyre si p.sh. vitamina C quhet edhe vitamina antiskrobutike,vitamina B1 quhet vitamina antiberi-beri. Organizmat gjate rritjes kane nevoje per vitamina me shume se sa organizmat e moshuar. Ne ambiente me te nxehta, organizmi shpenzon me teper vitamina,sidomos vitamina te grupit B.Ne rast te semundjeve te ndryshme te organizmit varesisht nga karakteri i semundjes, nevoja per vitamina mund te rritet per 5-10 here. Dozat e vitaminave qe i merr organizmi mund te jene doza optimale,mesatare dhe minimale. Ne jeten e perditshme organizmit mund t’i ndodh qe gjate ushqimit jo te rregullt mungesa e plote e ndonje vitamine shkakton shfaqjen e avitaminozes. Perdorimi ne sasi te tepert per nje kohe te gjate i disa vitaminave mund te shkaktoje nje gjendje helmimi ne organizem qe nihet si hipervitaminoza. Vitaminat klasifikohen ne 2 grupe: -vitmainat liposolubile-jane te tretshme ne lipide dhe pergjithesisht ne tretes organik, ketu bejn pjese vitaminat A,D,E,K dhe F Vitaminat hidrosolubile jane te tretshme ne uje, ne kete grup hyjn vitaminat B1,B2,B6, acidi pantotenik,biotina,acidi folik,aminobenzoik,B12,B15,vitamina C. Biokimia e mjeksise,prof.dr.sc Abdyl R. Osmani