Biografia e Erblind Musliu-t

Erblind Musliu ka lindur më 10/08/2004, Skënderaj. Ai është nga fshati Kopiliq i Epërm. Ai mësimet i filloi në shkollën Abedin Rexha- Turiqec. Ai qysh në moshë të hershme kishte dëshirë që të sfidonte vetën e tij në gara të ndryshme në nivel kombëtar. Ai është një nxënës i shkëlqyeshëm, këtë po e dëshmojnë edhe sukseset e tij. Ai ka një ardhmëri të ndritur për shkak se deri më tani ka arritur një numër të madh suksesesh në gara të ndryshme të diturisë. Redakto

Ai në gara të diturisë filloi të marrë pjesë që nga klasa e tetë. Gara e tij e parë ishte në lëndën e kimisë e cila u organizua nga Kolegji Mehmet Akif. Ai në këtë garë zuri vendin e parë në komunën e Skënderaj-it dhe fitoi bursë nga Kolegji Mehmet Akif. Pastaj pas një viti d.m.th. në klasën e nëntë ai mori pjesë prapë në këtë garë dhe zuri vendin e pestë në nivel Republikan ndërsa vendin e parë në komunën e Skënderaj-it. Redakto

Po në të njëjtin vit u organizua një garë nga Kordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës. Kjo garë u zhvillua në tri faza: nivel shkollor, nivel komunal dhe nivel kombëtar. Erblindi i kaloi këto tri faza dhe arriti që të fitojë në të tri nivelet. Ai, në nivelin shkollor zuri vendin e parë për të kaluar në nivelin komunal ku edhe këtu zuri vendin e parë. Dhe pasi kaloi këto dy faza, ai përfaqësoi Komunën e Skënderaj-it në nivel Republikan ku arriti që të zërë vendin e tretë. Kjo garë e fundit ishte një ndër më të rëndsishme dhe më të vështira për të. Sigurisht se pas çdo fitore të tij edhe u shpërblye, ai për të tri fazat që i kaloi fitoi nga një çertifikatë dhe shkoi në kampe verore të cilat zgjatën një javë. Këto kampe u organizuan në Brod- Dragash, ku ai njohu një shoqëri të re dhe fitoi një përvojë të shkëlqyer. Redakto

Ndërsa tani është në klasën e dhjetë dhe zhvillon mësimet në Gjimnazin Hamëz Jashari - Skënderaj, drejtimi për shkenca natyrore. Shpresojmë që ai të vazhdojë kështu me sukseset e tij dhe të na bëjë krenarë të gjithëve dhe një ditë të bëhet një shkencëtar që e ka lakmi çdokush. Redakto