CELA AVNI
AVNI ÇELA
RedaktoAVNI | ÇELA |
---|---|
Kombësia | Shqiptare |
Vendbanimi | TIRANË |
Datlindja | 10.03.1956 |
Arsimi | I Lartë dhe Pasuniversitar |
Besimi fetar | Kristian |
ARSIMI DHE KARIERA:
Redakto- U lind me 10.03.1956 ne Tepelene - Arsimin 8 - vjeçar e ka kryer në periudhen 1963 - 1971. - Arsimin e mesëm e ka kryer në Gjimnazin Ushtarak " Skënderbej" në Tiranë, në periudhën 1971 - 1975. - Ka kryer Arsimin e Lartë Ushtarak në Akademine Ushtarake te Forcave Tokesore, në Fakultetin Gjitharmesh në periudhën 1976 - 1980. - Në 30 Maj 1980 diplomohet dhe titullohet Oficer. - Në vitet 1985 dhe 1988 mbron programet Pasunivesitare në lëndët Filozofi dhe Psikologji në Universitetin Shtetëror të Tiranës ( sot Universiteti i Tiranës ).
- Të gjitha nivelet e arsimimit i përfundon me rezultate të shkëlqyera.
- Në Shtator 1979 fillon punë si stazhier në Korpusin e Gjirokastrës me detyrë Komandant Toge.
- Pas diplomimit, 1980, emërohet në detyra të ndryshme si:
- Komandant Kompanie, Instruktor në Komitetin e Rinisë të Korpusit të Gjirkastrës, Komandant batalioni, Shef Shtabi Brigade e Komandant I FT të Rrethit Tepelenë.
-Gjatë kësaj periudhe sipas përkatësisë së funksionit ka mbajtur gradat ushtarake, Toger, Kapiten, Major, Nënkolonel e Kolonel.
-Në janar 1993 mbyll karierën në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes me Graden Kolonel.
-Prej Janarit 1993 shërben në Strukturat e Policisë së Shtetit në Rrethet Tepelenë, Dibër, Përmet e Tiranë ku kryen disa detyra si:
-Kryetar i Degës së Rendit Publik, Dibër si dhe Shef Sektori e Këshilltar në Drejtorinë e Përgjitheshme të Policisë së Shtetit, etj.
- Gjatë kësaj periudhe ka kryer disa trajnime jashtë vendit si:
Ne Greqi, Turqi. Slloveni, Serbi, Egjipt etj. si dhe brenda vendit, ne kuadrin e trajnimeve te "ICITAP", Misioni i Ministrise se Drejtesise se SHBA per asistencen e Policise Se Shtetit dhe ne kuadrin e trajnimeve te " PAMECA" , Misioni i BE prane Policise Shqiptare.
- Mbyll karierën në Policinë e shtetit me gradën Drejtues në vitin 2013.
JETA FAMILJARE:
Redakto
Eshte i martuar dhe ka dy femije e nje nip dhe një mbesë, Rod dhe Ambër.
-Bahshkshortja, me aresim te larte, Ekonomi-Finance.
-Vajza, Inva ÇELA KOÇIA, me aresim te larte Juridik, 2008-2013 prane Fakultetit Juridik te Universitetit te Tiranes, perfunduar me Medalje Ari. Eshte e martuar me Resion KOÇIA, me aresim te larte per Teknologji Informacioni.
- Djali, Florens ÇELA, me aresim te larte, 2013 - 2018 per Finance - Banke dhe Ekonomi - Finance. Eshte i martuar me Ilvana NAZARI ÇELA, me aresim te larte, 2013- 2018, Finance-Banke dhe Ekonomi - Finance. Ne periudhen 2018-2019 ka kryer Masterin Profesional " Administrimi i Institucioneve Sociale ne Sistemin e Drejtesise.
- Është sternip i Sali NIVICA, botues i Gazetës " Populli " në Shkoder në vitet 1916 - 1920, Anëtar i Kryesisë së Komitetit Kombëtar " Për mbrojtjen e Kosovës" dhe mban Titujt:
- Nderi i Kombit
- Dëshmor i Atdheut
- Mesus i Popullit
- Veteran i Pavarësisë.
SHKRIME ME AUTOR AVNI ÇELA:
Redakto
Kanuni i Labërisë:
Redakto
Avni T. ÇELA
Kuptimi i pergjithshem i termit “ Kanun “ Termi Kanun[a] nenkupton tërësine e normave të së drejtës etike dhe juridike te nje shoqerie te cilat jane ligjet e pashkruara, ligjet gojore te cilat kane qene te detyrueshme per tu zbatuar nga te gjithe pjestaret e shoqerise. Ato jane trasheguar brez pas brezi deri ne ditet e sotme. Botimi i parë i përmbledhjes u bë në shekullin XIX.[3] Në vartësi të trevës etnografike ku zbatohej Kanunet moren edhe emertimet e tyre e konkretisht: - Kanuni I Kurbinit ose Kanuni i Skënderbeut, Kanuni I Maleve ose Kanuni i Lekë Dukagjinit, Kanuni I Laberise ose Kanuni i Papa Zhulit, Kanuni i Idriz Sulit, Kanuni I Dibrës, , Kanuni I Lumës, , Kanuni I Çamërisë etj.
- Definicione nga Fjalori I Gjuhes se Sotme Shqipe per permbajtjen e fjales “ Kanun”:
KANUN m. 1. hist. Përmbledhje ligjesh e normash të pashkruara, të trashëguara brez pas brezi, që pasqyrojnë gjendjen ekonomiko-shoqërore të periudhave të kaluara dhe që në kohën e vet mbronin interesat e klasave e të shtresave të caktuara shoqërore; tërësia e normave të së drejtës zakonore.
KANUNIZOJ kal. libr. 1. hist. E fut në kanun, e bëj ligj të pashkruar. Kanunizuan zakonin e ekzogamisë. 2. E bëj a e quaj si një rregull që duhet të zbatohet në mënyrë dogmatike, fut në kallëpe të ngurta.
KANUNOR mb. Që ka të bëjë me kanunin, që lidhet me kanunin; që bëhet sipas kanunit, që mbështetet në kanun. Norma kanunore. Ligje kanunore. E drejta kanunore. Mbeturina kanunore.
KANUNORE f. vjet. Përmbledhje e rregullave dhe e normave, në të cilat mbështetej organizimi i një shoqërie, i një organizate etj., rregullore; statut. Kanunorja e shoqërisë. U botua kanunorja.
Etimologjia e fjales “ Kanun”:
- Termi “Kanun” vjen nga greqishtja "κανών" ("kanun"), që do të thotë ndër të tjera "pol" ose "rregull" [6] dhe u transportua nga Greqishtja në Arabisht dhe pastaj në Turqishten e hershme. [7] Duhet të jetë shkëputur gjatë sundimit otoman. [8] Ajo u përdor aq rastësisht sa që kur diçka ishte e ligjshme thuhej "është kanun", [9] dhe kur nuk ishte "kanuni nuk e jep". Ligji konsekuent u quajt "kanun". [10] Baronesha Von Godin mendoi se ishin osmanët ata që i dhanë emrin kanun dhe se emri shqiptar Lek (latinisht. Lex) u perceptua vetëm pas kësaj si një emër i duhur që i atribuohej fisnikut të ndjerë mesjetar të familjes Dukagjini. - Me përjashtim të termit kanun ishin përdorur fjalë të tjera të ekstraktit turk (usull, itifak, adet, sharte) ose në perifrazën shqiptare "mënyrë" ose "mënyrë" (rrugë ose rrugë). [11] Në Martanesh dhe Çermenikë njihej si "kanun", [12] [9] në Toskëri njihej si "Kanuni i Adet", në Labëria "Sharti i Idriz Suli", [13] [14] në Rrethi i Bregut Venomet e Himarës. [15] por në Dibër, Kurbin, Bendë e Tamadhe quhej zakon (nga ligji sllavonik). [16] Sipas Çabej, [17] Camaj [18] [19] dhe Schmidt-Neke, fjala më e vjetër shqipe me të cilën njihej ligji zakonor ishte doke, [20] që do të thotë "zakon", "përdorim", "traditë" në shqip . [21]. - Përpos emrit kanun fjalët për të përshkruar të drejtën dokesore ishin: doke, zakon, venom, usull, itifatk, adet, sharte, udhë ose rrugë.[10][8][11][12][13][14] Sipas Kristo Frashërit, këto fjalë janë përdorur në fillim për të përshkruar një normë të vetme dhe jo të gjithë përmbledhjen siç përdorët sot; faktikisht emri me të cilin turqit i referohej tërësisë së ligjeve të Perandorisë Osmane ishte kanun-name.[15] - Fjala kanun është e ardhur në gjuhën shqipe përmes osmanishtes.[17] Aq e përdorur ka qenë në rend bisedor saqë për kur diçka ishte e ligjshme thuhej "asht kanun",[1] dhe kur ishte e jashtëligjshme "kanuni nuk e ep". Ligjja dokesore quhej vetëm kanun.[19] Von Godin është e mendimit se ligjes dokesore ia dhanë Osmanët emrin kanun dhe se emri shqiptar Lek (ligji) nisi të kuptohej si emër i përveçëm që më pas iu mvesh hartuesit të pandehur të kohës së Skënderbeut, Lekë Dukagjinit.[8] - Fjala e shqipes së vjetër që i referohet formave drejtësore të pashkruar është fjala doke,[13] e cila ka prejardhjen nga shqipja "dukem", "me u dukë", në kuptimin "për t'u shfaqur, për t'u sjellur". Shumësi Doket nënkupton "një përmbledhje i ligjeve që përcaktojnë se si njeriu të sillet me të njohurit dhe të huajt", duke treguar natyrën arkaike të këtyre rregullave.[13][20]
Emra te perdorur ne krahina te ndryshme te Shqiperise:
Ne Toskeri quhej Kanuni I Adetit, në Çamëri thjesht Adeti,[5] në Labëri Kanuni i Papazhulit dhe Shartet e Idriz Sulit,[25][26] ndërsa në nënkrahinën e Bregut nënvarianti i të drejtës dokesore labe njihej si Venomet e Himarës.[27] Në veri të Shqipërisë eshte përdorur fjala zakon, që është ruajtur dhe shumë e përdorur në gjuhën shqipe;[21][22] fjala ka prejardhjen nga sllavishtja законъ që domethëne "ligj", "rregull".[23] Në Martanesh i thonë kanun, ndërsa në Dibër, Kurbin, Bendë e Tamadhe i thonë zakon, në Çermenikë e identifikojnë me Mustë Ballgjinin,[1] bajraktar i Çermenikës nga Gurakuqi[28] (Kanuni i Mustë Ballgjinit).[1] Në një pikë të caktuar të historisë së këtyre formave drejtësore të pashkruar, u zgjodh – duke e vendosur me shkrim dhe duke përkufizuar një seri fjalësh dhe konceptesh që jepnin idenë e larmisë dhe shtigjeve të ndryshme që kishin karakterizuar historinë e vendeve të ndryshme të Shqipërisë së sotme – se të gjitha normat dokesore duhej të rridhnin në termin Kanun.[29] Studiuesit shqiptarë kanë përdorur disa emra për të referuar format drejtësore të pashkruar, duke përfshirë e drejtë kanunore, e drejtë zakonore, e drejtë dokesore, e drejtë popullore. Meqenëse fjala zakon ka prejardhje sllave, nën ndikimin e gjuhëtarit Eqrem Çabej dhe shqetësimet e vazhdueshme për pastërtinë gjuhësore, disa studiues kanë preferuar të përdorin formën e drejtë dokesore mbi formën e drejtë zakonore; kjo zgjedhje ndihmonte gjithashtu për të kundershtuar studiuesit jugosllavë të cilët pretendonin se ligja e gjetur në veri të Shqipërisë buronte nga Zakoniku i Dushanit i vitit 1349.[22]
Prejardhja dhe historia e Kanuneve Shqiptare:
- E drejta dokesore shqiptare vlerësohet si një nga më të vjetrat në Evropë e në botë. Studiuesit e së drejtës krahasuese arrijnë në përfundimin se është më e vjetër se Dymbëdhjetë Tabelat romake dhe e krahasojnë atë me Manusmritin hinduist, duke supozuar një prejardhje të përbashkët.[7][30] - Në shek. XVII një anonim përgatiti një studim në gjuhën venete "Informacion mbi origjinën dhe metodën e arbitrazhit në çeshtjen e marrjes së gjakut në Shqipëri", i drejtohej Republikës së Venedikut me qellim që të harmonizoheshin ligjet e shtetërore të Venedikut me Kanunin e shqiptarëve në hapësirën nga Kotorri deri në Shkodër ku shtrihej sundimi i administratës së Venedikut - Kanunet përmbajnë disa doke që kanë prejardhjen tek besimet pagane, tipare kryesore të të cilave janë adhurimi i paraardhësve, animizmi dhe totemizmi që rrjedhin shumë kohë para Lekë Dukagjinit.[12][31] Duke krahasuar Kanunin e Maleve me Iliadën dhe Odisenë, studiuesi japonez Kazuhiko Yamamoto arriti në përfundimin se konceptet etike themelore të strukturës shoqërore pa shtet të kohërave Homerike – besa, nderi, gjaku, hakmarrja (gjakmarrja), buka dhe miku – janë të njëjtat doke kanunore të shoqerisë fisnore shqiptare.[32][33] - Vizitorja angleze Edit Durham që studioi fiset shqiptare të veriut, qe një nga të parët që mendonte se vjetërsia e kanunit mund të cekte kohën e bronzit.[3] Të tjerë e kanë parë si kodifikim të ligjeve ilire,[34] si dhe kanë sugjeruar se mund t'i gjurmohen elemente të mbetura nga periudhat prehistorike para-indoeuropiane.[35] Sipas Papadopoulos, provat për një origjinë parahistorike të së drejtës dokesore shqiptare shfaqen tek gërmimet e tumave të Lofkëndit, në jug-qendrën e Shqipërisë, të cilat datojnë nga fundi i kohës së bronzit dhe fillimi i kohës së hekurit, rreth viteve 1300 p.e.s. – 800 p.e.s. Faktikisht aty janë varrosur më shumë meshkuj sesa femra, disa prej tyre bashkërisht, dhe duket se kanë vdekur dhunshëm, mbase si rezultat i gjakmarrjeve.[2] - Gjatë të paktën pesë shekujve të fundit e deri më sot, Kanuni u mbajt gjallë vetëm në mënyra gojore nga pleqtë fisnorë në veriun e Shqipërisë. Suksesi i tyre tregon rezistencën e përgjithshme të mënyrave të tilla dhe ngre mundësinë e veçantë që doket të kenë rrënja të lashta. Kanuni i Gjeçovit përfshin shënime mbi ligjin romak, dhe doket pasqyrojnë një sistem juridik të mëparshëm autokton, i cili mbijetoi pushtimin romak të trojeve shqiptare.[2] Sidoqoftë mund t'i vihet re shtresëzime të të gjitha periudhave, si të asaj para-indoeuropiane ashtu edhe indoeuropiane, greke të lashta, romake, ballkanike dhe osmane.[36] - Gjatë periudhave të sundimit nga fuqitë e jashtme të ndryshme (Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, Perandoria Osmane etj.), e drejta dokesore shqiptare nuk u asimilua, por në përmbajtje të saj, ruajti veçantitë origjinale duke vazhduar të mbijetonte e të zbatohej në praktikë.[5][7] Fuqia e tillë e ligjes vinte nga funksioni që kishte për mbrojten e bashkësisë së saj.[7] Megjithatë, doket e përfshira në Kanun nuk kanë qenë të pandryshueshme në të gjitha kohët. Ata kanë pësuar zhvillimin e tyre historik, janë ndryshuar e plotësuar me norma të reja, në përshtatje me kërkesat e caktuara të zhvillimit ekonomiko-shoqëror.[5] - Sipas disa burimeve historike Qeverria e Perandorise Bizantine ishte e detyruar tu njihte bashkësive të ndryshme autoktone të drejtën dokesore për vetëqeverisjen vendore.[7] Në këtë kuadër, gjatë kohërave të ndryshme, e drejta dokesore Shqiptare veproi krahas me te drejten Romake, Bizantine, Kishtare, Sheriatin dhe Ligjet Osmane.
Kanuni I Laberise: “Kanuni i Labërisë, është një lloj kushtetute për banorët vendas”.
- Një nga kanunet, më të rëndësishme që ka arritur deri më sot dhe që është kodifikuar dhe analizuar me hollësi nga Prof. dr. Ismet Elezi, është edhe kanuni i Labërisë, ose siç njihet në popull Shartet e Idriz Sullit.
- Kompetenca teritoriale e Kanunit te Laberise , ka qene e e shtrire jo vetem brenda kufijve administrative te Krahines se Laberise por edhe me tej si ne Rrëzom, , në rrëzë të Tepelenës dhe ne nje pjese te krahut Verior te rrjedhjes se lumit Vjose.
- Në permbajtjen e kanunit të Labërisë, percaktohen sakte filozofia e sjelljes nepermjet percaktimit te normave etiko- morale si dhe parimet themelore juridike, të mbrojtjes së nderit, burrërisë, fisnikërisë, prones, besës, mikëpritjes, bujarisë, marteses etj. dhe parimet e barazisë së njerzve. Pevec sa me siper percaktohej edhe detyrimi per ti zbatuar e penalitetet perkatese ne rastet e moszbatimit.
- Pra sikurse duket në kanunin e Labërisë, janë të pasqyruar mjaft qartë të gjitha parimet ku është e mbështetur në tërësi e gjithë e drejta zakonore shqiptare. (Elezi, Ismet).
- Nje vecori e Kanunit te Labërisë, është mbështetja në disa parime dhe norma juridike të shoqërisë së vjetër greke, të ngjashme me parimet e fuksionimit të shoqrisë Homerike, që janë nxjerrë kryesisht nga veprat e Iliadës dhe Odiseut.285 Gjithashtu këto norma kanë ngjashmëri edhe me parimet e fuksionimit të shoqërisë greke post homerike. Këto përfundime janë nxjerrë nga pjesa dërrmuese e udhëtarëve të huaj që kanë vizituar vendin tonë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XIX, dhe gjysmës së parë të shekullit të XX. Por në këto përfundime kanë arritur edhe studiues të kohëve moderrne siç është japonezi Kazuhiko Yamamato. Ky autor ka kryer studime të hollësishme për të drejtën zakonore të vendit tonë duke e parë atë në një rrafsh krahasues, me të drejtën zakonore të fqinjve tanë dhe sidomos me normat dhe rregullat e sjelljes së shoqërisë së vjetër greke. Ai në punimin e vetë mbron tezën se edhe struktura etnike e shoqërisë homerike, është e mbështetur dhe e përbërë nga besa, nderi, miku, prona, gjaku dhe hakmarrja, duket se këto parime i përkasin një shoqërie, që për etikë të veten kishte fuksionimin e një shoqërie pa autoritet shtetëror, e përfaqësuar mjaftë mirë nga struktura etike e kanunit,286 pra sikurse shikohet ky studues gjen mjaft pika të përbashkëta mes shoqërisë greke dhe asaj shqiptare.
282Hysenaj, Bardho, “Historia e Labërisë”, Tiranë, REDONA, 2011, fq. 238.
283Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 14.
284“E drejta zakonore Shqiptare”, Tiranë, 1989, fq. 129.
285Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 130.
286Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 15.
67
Disa nga cilesite e Kanunit te Laberise :
1 - Permbledhja ne permbajtjen e tij te te gjitha problematikave qe ishin evidente ne Krahinen e Laberise
2 - Qartesia e pershkrimit te problematikave sipas kushteve specifike psikologjike , gjeografike , arsimore e ekonomike te Krahines
3 - Qartesia e percaktimit te detyrimeve morale e juridike per komunitetin
4 - Qartesia e percaktimit te te drejtave te pjestareve te komunitetit
5 - Zbatimi me fanatizem I kerkesave te tij
6 - Ashpersia per ruajtjen e nderit, beses e prones.
7 - Zbatimi me paanesi I detyrimeve te percaktuara
8 - Ndryshimi I permbajtjes se Kanunit ne raport me ndryshimet ekonomiko – kulturore e sociale te krahines.
Keto cilesi te permbajtjes se Kanunit te Laberise, te cilat jane sa humane aq edhe te rrepta kane realizuar unitetin mdis botes shpirterore bujare, krenare e punetore te banoreve te kesaj krahine nga njera ane dhe mbajtjen nen kontroll te ashpesise dhe temepramentit te larte qe jane vecori individuale psikologjike te banereve te kesaj treve. Keto norma te te drejtes zakonore, te ligjit gojor, gradualisht morën formë të plotë dhe jane bere pararendeset e sistemit të drejtësisë. Pra e drejta zakonore, është forma e parë e së drejtës në përgjithësi.289 Përderisa ato kanë arritur gati të pandryshueshme deri në ditët e sotme, flasin për forcën dhe potencialin e padiskutueshëm të tyre. - Orgjina e normave të së drejtës kanunore në Labëri, e ka zanafillën e vet, para pushtimit romak. E drejta zakonore e krahinave të Shqipërisë Jugore, në fakt ka edhe lidhjet e veta logjike edhe me ekzistencën e shtetit të Epirit dhe sidomos me reformat e Pirros së Eprit. Këtë arsyetim e mbështesim në faktin se në rrethinat e Gjirokastrës është ruajtur thënia “me ba kuvend sipas kanunit të Pirrit”, që do të thotë se kuvendet, organizoheshin sipas parimeve të vendosura nga mbreti i Epirit, Pirro.
Themeluesit e Kanunit te Laberise: Nisur nga gojëdhënat por edhe nga folklori I kohes, rezulton se themeluesi i Kanunit te Laberise dhe normave të tij është Papa Zhuli, nga fshati Zhulat i Gjirokastrës. Papa Zhuli, ka jetuar ne shekullin e XI. Ai ishte prift i këtij fshati,por njëkohësisht edhe një prijës shumë i dëgjuar ne Krahinen e Laberise. Si i tillë ai gëzonte një autoritet të madh në sytë e banorëve të kësaj krahine. Pra Papa Zhuli, ka jetuar në periudhën kur vendi ynë ishte nën sundimin Bizantin. Kjo do të thotë se kanuni i Labërisë, ose të paktën gjurmët e tij duhej të kërkohen pikërisht në këtë periudhë historike, dhe se kjo e drejtë, ka vepruar në këtë krahinë, krahas së drëjtës romako- bizantine. Pra po të vesh re, në këtë aspekt, gojëdhëna popullore është e ngjashme me legjendat për kanunin e Lekë Dukagjinit dhe atij të Skënderbeut, të cilat tregojnë se këto kanune, janë hartuar nga këta persona të indentifikuar, por që të dhënat e dokumentuara për ta vërtetuar këtë fakt mungojnë totalisht.
- Nga gojdhenat popullore përmendet edhe një figurë tjetër si hartues të Kanunit të Labërisë i cili është Gjokuta, nga fshati Kuç i Kurveleshit.298 Mendohet se ai, ka jetuar aty nga fillimi shekullit të XVII. Por për këtë person deri më sot asgjë nuk është e dokumentuar, prandaj ajo ngelet thjesht një hipotezë apo gojëdhënë popullore, që kërkon të afirmohet, ose të rishikohet ndoshta kontribuiti i tij në pasurimin e normave të kanunit. - Pervec Papa Zhulit dhe Gjokutes qe I permenda me siper, pas ketyre, sipas gojdhenave por edhe me dokumenta provohet qe nje nga Kreret me te suksesshem te Kanunit të Labërisë, ka qene Idrz Sulli. Ai qe një burrë i rrallë i zakonit lab, dhe njëkohësisht një person me vlera të spikatura. Falë këtyre vetive të tij, ai u shëndërrua gradulaisht në një udhëheqës popullor i cili kishte zgjidhur mjaft konflike në fshatin e tij por edhe në të gjithë Laberine.
Funksionimi I Kanunit te Laberise:
- Kanuni i Labërisë, ka funksionuar nepermjet Kuvendeve te burrave të fshatrave të Labërisë, Kuvendet e krahinave dhe Kuvendet Ndërkrahinore. Në këto kuvende, zgjidheshin konflikte me katrakter të ndryshëm, siç qenë falja e gjaqeve, besëlidhjet, ndarja e sinorëve etj.
- Në Kanun, një vëmëndje e veçantë i kushtohet organizimit tokësor, shoqëror dhe njësive të vetëqeverisëse vendore, që përbëjnë një drejtim shumë të rëndësishëm për të kuptuar dhe shpjeguar se bashkësia labe, nuk ishte një tribu fisesh nomade të mbyllura dhe të izoluara nga pjesët e tjera të vendit. Por nëpërmjet normave të tij, kuptohet mjaft qartë se kjo bashkësi jetonte në një territor të caktuar me kufinj të përcaktuar mirë dhe të ndarë në sinorë, në bazë të fshatrave të cilat edhe këto ndaheshin në mëhalla, çeta, fise etj. Mbi këtë bazë përcaktohej edhe sistemi vetqeverisës i krahinës. Strukturat qeverisëse përcaktoheshin në bazë të kësaj hierarkie. Ç’do fis, kishte të parin e vet që merrte pjesë në kuvendin e burrave të fshatit dhe ç’do fshat kishte të drejtën e përfaqësimit të vet në kuvendin e burrave të krahinës. Pra elementi bazë dhe kryesor për marrjen e vendimeve ishin kuvendet e burrave dhe pleqësitë e fshatrave qe zgjidheshin pikërisht nga ky kuvend. - Kanuni i Labërisë, ka pësuar ndryshime të shumta sidomos gjatë shekujve të XVIII-XX. Gjatë kësaj periudhë të paktën njihen disa kuvende të burrave të krahinës, për të reformuar disa norma të saj. Kështu sipas të dhënave aty nga shekulli i XVIII, njoftohemi për mbajtjen e kuvendit të Senicës. Në këtë kuvend, morën pjesë përfaqësues nga pjesa dërmuese fshatrave të Labërisë. Kuvende të tilla janë mbajtur edhe gjatë shekujve të XIX, dhe fillimit të shekullit të XX, kuvende të cilat do ti shohim me hollësi më poshtë. - Rendi shoqëror, si vllazëria, farefisi, barku, brezat, gjinitë dhe marëdhëniet martesore e familjare në kanun, jo vetëm që pasqyrohen, por ato zënë një vend shumë të rëndësishëm në të. Shtylla kryesore në fuksionimin e shoqërisë qëndronte tek familjet, të cilat zgjeroheshin gjithnjë e më shumë duke u bazuar tek martesat. Martesat, sipas së drejtës zakonore ishin monogame dhe egzogame dhe ai i kishte shpallur një luftë të ashpër ç’do lloji tjetër martese. Por nga ana tjetër kanuni, kishte pranuar në përmbajtje të vetë edhe mjaft norma që ishin ndërtuar duke u bazuar tek trajtimi i gruas si një qënie inferiore në shoqëri. Këto norma kanë dëpërtuar në këtë kanun si një ndikim i normave juridike të Sheriatit.301 - Në historikun e Kanunit te Laberise gjenden edhe Kuvende te vecanta per te ndryshuar ate ne raport me zhvillimin e krahines. - Me insiativën e Kryekanunorit, Idriz Sulli, , aty nga fundi i shekullit të XVIII, tek Rrapi në Taroninë, në afërsi të fshatit Zhulat, ai organizoi një kuvend, për të rishikuar disa norma të së drejtës zakonore labe. Në këtë kuvend, morën pjesë përfqësues pothuajse nga të gjitha trevat e Labërisë pa përjashim, u përfaqësuan si popullsia myslimane ashtu edhe ajo ortodokse e krahinës dhe ajo qe perben te vecanten eshte pjesmarrja e Rrapo Hekalit nga Mallakstra.299 - Ky kuvend, ndërmjet të tjerash miratoi edhe disa ndryshime që ju bënë kanunit, duke e pasuruar atë me norma të reja. I gjithë qëllimi i këtyre ndryshimeve ishte që tu kundërviheshin parimeve dhe normave të sheriatit turk, që kishte filluar të zbatohej në disa fshatra të krahinës. Kjo gjë sipas kuvendarëve, do të arrihej duke u mbështetur në traditat e lashta të vendit për zgjidhjen e konflikteve dhe problemeve të përditshme. Kështu që ky kuvend, pothuajse doli hapur kundër ndikimit të legjislacionit turk, në jetën e përditshme të Labërisë. Këto ndryshime që ju bënë kanunit të Labërisë, përbëjnë një kontrtibut me shumë vlerë për pasurimin jo vetëm të kanunit të Labërisë, por edhe të të gjithë së drejtës zakonore të vendit tonë. - Qysh nga ky moment, Kanuni i Labërisë, u njoh me emrin e këtij reformatori të madh popullor, duke e përcaktuar si Shartet e Idriz Sullit. Shartet e Idriz Sullit, arritën që të mbijetonin dhe të ishin mjaft aktive në të gjithë krahinën e Labërisë. Por më prezente ato i gjemë sidomos në Kurvelesh dhe në Himarë, sepse këto dy zona kishin mundur të ruanin disa privelegje që i kishin fituar me të drejtë me qëndresën e përhershme të tyre kundër turqve. Po kështu një vënd të rëndësishëm në kanun, zënë edhe normat që përcaktonin mënyrën e zhvillimit ekonomik të krahinës. Rregullimi i marëdhënieve juridiko-civile të bazuara në ekzistencën e pronës private, pa lënë mënjanë format e tjera të pronësisë, detyrimet dhe kontratat, trashëgimia, tregojnë për atë se sa vëmëndje i ka kushtuar ky kanun këtij problemi. - Kanuni i Labërisë, një vend të veçantë ia kushton normave juridike që dënojnë veprimtarinë keqëbërse të individeve të veçantë, si dëmtimi i pronës, vjedhja e bagëtive shkelja e fjalës së dhënë, shkelja e besës etj. Kanuni në këto raste, jepte edhe mënyrat e dënimit të tyre. Në këtë kuadër mjaftë të ashpra ishin dënimet që parashikonte ky kanun, kundër atyre që tradhtonin. - Kuptohet që Kanuni i Labërisë, duke vepruar për një kohë të gjatë dhe në një territor shumë të gjerë gjeografik, natyrisht që kishte edhe mjaft elemente të përbashkëta me kanunet e tjera që vepronin në vendin tonë, veçanrisht me kanunet e Lekë Dukagjinit dhe atë të Skëndërbeut. - Në kushtet kur shteti i ri Shqiptar, ishte i pafuqishëm kuptohet që kjo krahinë, qeverisej duke u mbështetur tek Shartet e Idriz Sullit.
Ngjasimet dhe Dallimet e Kanunit të Labërisë nga ai i Lekë Dukagjinit:
Ngjasimet:
- Sipas Prof. Dr. Ismet Elezit: Kanuni i Labërisë dhe Kanuni i Lekës, pavarësisht se kanë vepruar në kohë e hapësirë të ndryshme, se i pari i referohet nga gojëdhëna shek.XI, kurse të dytët shek XV, se i pari ka vepruar në Jugperëndim të Shqipërisë dhe të dytët në Malësinë e Veriut, kanë shumë norma të ngjashme e të njëllojta, kanë një nënshtrat të përbashkët, janë pjesë përbërëse të Kanunit mbarëpopullor shqiptar, i cili mbijetoi e përballoi stuhitë e pushtimeve të huaja gjatë shekujve. - Këto ngjasime kanë në themel të tyre etikën, sistemin e vlerave të larta morale dhe parimet kryesore juridike të së drejtës zakonore të tij, lidhjet kulturore e shpirtërore të popullit shqiptar. - Gjithashtu ngjasime ka në organizimin e brendshëm shoqëror, parashtetëror, mbështetur në lidhjet farefisnore në vëllazëritë e mëdha e të vogla, në institucionin e pleqve e të kuvendeve të burrave, si organizma të vetëqeverisjes vendore, në rregullimin e marrëdhënieve të pronësisë, të trashëgimisë, të detyrimeve, e deri te rregullat e hetimit e të gjykimit të çështjeve.
Dallimet:
- Ndër këto dallime thelbësore vërehet zhvillimi më herët i marrëdhënieve kapitaliste në prodhim në Labëri, në krahasim me zonat ku vepronte Kanuni i Lekës dhe Kanuni i Skënderbeut në Malësitë e Veriut. Nga përcaktimi në analizë të fundit i këtyre marrëdhënieve ekonomike u shfaqën edhe dallimet në strukturën klasore të shoqërisë në Labëri. Në disa fshatra sidomos në Rrëzomë u krijuan shtresa të reja të pasura-agallarët, u forcuan më tej çifligarët, u zgjeruan shtresat e mesme të pronarëve të tokës e të bagëtive, u thellua varfëria e shtresave të ulëta, që përbënin shumicën, veçanërisht në Kurvelesh. Secila prej këtyre shtresave kishte një status të veçantë në Kanun, dhe barazia shoqërore e dikurshme e bashkësisë fisnore (gjinore) gradualisht në shek XVIII-XX-të shkonte duke u kufizuar, ndërsa barazia e gjakut “gjak për gjak” u ruajt edhe në vitet pasardhëse, shkruan Konica.al
- Si rrjedhojë e këtyre dallimeve ekonomiko-shoqërore, Kanuni i Labërisë rregullonte marrëdhëniet juridike ndërmjet çifligarëve e çifçinjëve, marrëdhënieve civile e kontraktore të pronarëve të tokës e bujqve, agallarëve pronarëve të kopeve të bagëtive e çobanëve që paraqesin dallime të dukshme të Kanunit të Labërisë nga Kanuni i Lekës apo Kanuni i Skënderbeut në Veri të Shqipërisë.
- Dallime jo të pakta vërehen edhe në rregullimin e marrëdhënieve familjare e martesore. Fiset dhe familjet e mëdha patriakale në Labëri, që nga gjysma e dytë e shekullit XVIII- fillimet e shek.XIX, ishin në procesin e shpërbërjes së plotë dhe ua linin vendin vëllazërive, familjeve të mesme e të vogla, të ndara nga trungu prindëror, me ekonomi më vete, të vogël apo të mesme. Tradita gojore dëshmon se familja labe, në shumicën e madhe, përbëhej si rregull nga 10-20 veta, maksimumi deri në 30 veta, ndryshe nga ajo në Zonat e Veriut, ku vepronte Kanuni i Lekës apo Kanuni i Skënderbeut, që arrinte deri në 100 veta.
- Zakonet e vjetra patriarkale ishin skllavëruese për gruan. Ato nuk i njihnin asaj të drejta në krahasim me burrin, veçse i mbronin nderin e saj.
- Nga gjysma e dytë e shekullit XIX, pas reformave të normave të vjetra, pozita e gruas në Labëri shkoi duke u forcuar brenda familjes, ashtu dhe në marrëdhëniet martesore që gradualisht u liberalizuan në një masë ose në tjetrën. Marrëdhëniet patriarkale-fisnore, autoriteti absolut prindëror dhe sundimi absolut i burrit ndaj gruas, pësuan zbutje, natyrisht, duke ruajtur, diku më fort e diku më pak, gjurmët e patriarkalizmit të kohës së kaluar. Gruaja fitoi disa të drejta e liri, që i mohoheshin më parë. Fëmijët madhorë mund të ndaheshin më lehtë nga trungu prindëror, etj.
- Dallime e veçori në Kanunin e Labërisë nga Kanuni i Lekës, apo Kanuni i Skënderbeut ka përsa i përket organizimit të vetëqeverisjes vendore. Në këtë kanun nuk njihen pozita dhe privilegjet e Derës së Gjonmarkajve, si në Kanunin e Lekës, nuk njihet instituti i bajraktarëve, i krerëve të fiseve, por pranohet roli i Kuvendeve, i pleqve, i parisë së vendit, i kapedanëve, i vegjëlisë dhe i gjyqit të pleqve. Në këtë drejtim ka ushtruar ndikim në Kanun edhe krijimi dhe funksionimi i pashallëkut të Janinës, nën drejtimin e Ali Pashë Tepelenës.
- Veç këtyre, për zëvendësimin e normave të vjetra me norma të reja të Kanunit, merita të mëdha i takojnë përhapjes së arsimit e të kulturës me çeljen e shkollave që në fillimet e shek.XIX, krijimin e klubeve patriotike kulturore në Labëri etj.
- Popullsia e Labërisë, e zonave të vetëqeverisjes vendore, nuk ka qenë krejtësisht e izoluar, e shkëputur nga kryeqendrat si Gjirokastra, Delvina, Vlora dhe Janina, ku zhvillohej tregtia dhe jeta kulturore.
- Kontaktet e Labërisë me shkollat dhe me jetën kulturore të qyteteve kryesore, e posaçërisht kurbeti, lidhjet tregtare me shtete të tjera si Greqia, Turqia e Italia, kanë luajtur rol të madh përparimtar në Labëri. Të gjithë këta faktorë të harrur së bashku vepruan aktivisht në ndryshimin e mentaliteteve të njerëzve, për qytetërimin e shoqërisë dhe, si rrjedhojë edhe për ndryshimet pozitive të normave të Kanunit të vjetër të Labërisë, që pasqyrohen në rregullimin e marrëdhënieve juridike.
- Megjithatë, kanuneve shqiptare u përshtatet sentenca e filozofisë së vjetër greke “Jemi bashkë, pse jemi ndryshe”.
- Në një masë ose tjetrën kjo sentencë ka vlera edhe për krahasimet e Kanunit të Labërisë me zakonet juridike të Greqisë së vjetër, të përshkruara me mjeshtëri nga Eskili.
- Kanunet janë dhe do të mbeten si monumente historike të vlerave kulturore të popullit shqiptar, pasqyra të historisë dhe të karakterit të tij fisnik.
- Mbi të gjitha, ngjashmëritë themelore dëshmojnë lashtësinë e popullit shqiptar, të kulturës së tij në përgjithësi dhe të asaj juridike në veçanti, si dhe unitetin e pandashëm të kombit tonë në trojet e tij ilire.
- Kanunet shqiptare, bashkë me Statutet e qyteteve bregdetare (Durrësit, Shkodrës, Tivarit, Drishtit, Budvës) të shek.XIV mbetën pasuri kombëtare, nderim për të parët tanë, të cilët na i lanë këtë trashëgimi të pasur kulturore. - Kanuni i Labërisë shprehet I. Elezi, “i ngjan një kalaje qindravjeçare të Jugut, të ndërtuar gur mbi gur, si monumet i kulturës materiale dhe të dyja bashkë në unitet të pandarë janë pjesë e përbërse e kulturës së kombit shqiptar”.300 Kështu, që ky Kanun, së bashku me kanunet e tjera të vendit tonë shpreh në radhë të parë atë pasuri të madhe shpirtërore të të gjithë popullit tonë. Normat juridike të së drejtës zakonore shqiptare, kanë vlera shumë të mëdha shoqërore dhe tregojnë dhe hedhin poshtë të gjitha ato pikëpamje të historiografisë së qëllimtë, se shqiptarëve u mungojnë aftësitë vetqeverisëse.
- Keto norma në përgjithësi jane ruajtur deri në ditët e sotme, edhe pse u zevendesuan me Ligjet e nje Shteti te mireorganizuar. Eshte per ti kushtuar vemendje faktit se edhe pas gati nje shekulli normat kanunore edhe pse nuk kane qene pjese e edukimit ne sistemin tone arsimor ruhen mire ne memorjen e brezave dhe here- here parapelqehen per tu zbatuar kur mungon drejtesia. Per te bere vetgjyqesi njerzit parapelqejne t’iu iu referohen normave Kanunore.
Jaho CANA- Doktorratura “ Kanuni I Laberise “
296Ulqini, Kahreman, vepër e cituar, fq. 262.
297Po aty, fq. 265.
298Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 157.
299Këto të dfhëna na i përcjellin në kujtimet e tyre disa të moshuarve nga fshati Zhulat dhe Fushë Bardhë, si E. Ç., L. M., H. M., N. C. etj. Sipas tyre këto të dhëna ua kishin treguar të parët e tyre.
300Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 7.
301Ulqini, Kahreman, “E derjta zakonore shqiptare përballë së drejtës kanonike dhe sheriatit”, Etnografia shqiptare, nr. 16, fq. 113.
Lisi i Shenjtë i Levanit
Redakto
Avni T. ÇELA
- Në trevën e Krahësit të rrethit Tepelenë kam punuar per disa vjet deri ne vitin 1991. Nga ajo kohë më kanë ngelur në memorje shumë kujtime dhe mbresa, por më të paharrueshme janë mbresat e fuqishme për “Lisin e Shenjtë” në Levan. - Ndodhet në lagjen “Bregaj” të fshatit në truallin e Fisit të Caushajve. Gjate gjithe kohes, edhe para viteve ’90, te gjithe banoret e fshatit por ne menyre te vecante Familja e Medin Caushit dhe fisi i tij, ne menyra te ndryshme gjenin kohen e mundesine per tu kujdesur per ta mirembajtur, Lisin e Shenjte. - Ky tregim e ka burimin tek nje bisede miqesore ne ne nje darke ne shtepine e Medinit ne kohen kur une punoja ne treven e Krahesit, para viteve ’90. Per natyren e punes, Medini ishte ne nje fare menyre nje nga koleget e mi. - Para se te uleshim per darke, Medini ashtu me pak “kujdes”, me fton te dalim ne oborr dhe me tregon Lisin e me flet dicka per te. - E shikon kete Lis, thote Medini dhe vazhdon duke me njohur me permasat e tij, kujdesin qe kane treguar njerzit per sherbimet ndaj tij, karakteristika e histori qe lidhen me kete Lisp or edhe nje qendrim mistik te njerzve ndaj Lisit. Lartësia rreth 30 metra, gjerësia e perimetrit të kurorës rreth 35 metra. Kjo gjerësi është krijuar nga degët e drejtuara në forma të tillë që krijojnë pamje shumë të veçantë dhe impresionuese. Diametri i trungut të këtij lisi është rreth 3.5 metra, kurse perimetri rreth 13 metra. Në trungun e lisit ka pjesë të thara, gunga e zgavra dhe gjurmë të degëve të këputura nga mosha dhe stuhitë, por këto nuk ja paksojnë madhështinë, përkundrazi e bëjnë me pamje më të veçantë dhe më madhështor sepse tregon se si njerzit dhe Lisi I Shenjte bashkjetuan dhe i sherbyen njeri-tjetrit edhe ashtu ne fshehtesi. Po keshtu njerzit me shpirt iu binden Shenjterise se Lisit, sepse sic tregonte Medini, edhe kur ndonje dege e Lisit, thahej e binte ne toke, asnje nga njerzit qe I sherbenin, e ndoshta dhe i Luteshin, nuk i përdorin për lëndë ndërtimi e as për lëndë zjarri.
- Pranë këtij lisi meditohet, takohen e bisedojnë njerëz. Kështu thonë se ka shërbyer brez pas brezi. Trualli ku ndodhet ky lish është vendlindja e figurave atdhetare të bektashinjve me emër si Baba Medin Gllava, Baba Neki Caushi, Baba Demka, Baba Nurua. Këto figura të mirnjohura për atdhetari kanë veprimtarinë e tyre të shtrirë në qindaravjeçarë, që nga vitet 1690-1710 kur I pari I fisit të Caushajve Demir Agë Ciroi ose sic I thërrisnin ndryshe Demir Agë Asllani, pas luftimeve në Borsh të bregdetit me pushtuesit turq u shpërngul dhe mbriti në këto truaje deri në ditët tona. - Territori ku ka hedhur rrënjët lisi , vendi I shenjte I teqesë së Rabjes dhe kodrat e Gllavës janë të lidhura si skeleti I një gjigandi që ka mbajtur peshën e rëndë të ngjarjeve historike të kohrave në të mire e në të keq. Trualli ku gjallon ky lis është pranë disa rrugëve ku kanë lëvizur prej shekujsh këmbësorë e kalorës, karvane tregëtarësh dhe kolona luftëtarësh. Rrugët e lëvizjes nga Vlora, Gjirokastra, Tepelena për në Përmet, Berat e më tej janë kryqëzuar pranë këtij lisi. - Nën hijen e këtij Lisi njerzit kanë marrë frymë për tu shplodhur, jane falur e I jane lutur Perendise per mbarvajtjen e punes qe kishin nisur, por jane marre edhe vendime per betejat kunder pushtuesve nga Komandantet e Cetave Patriotike të Çerçiz Topullit, Baba Medin Gllavës etj, per liri e pavaresi, e po keshtu jane bere edhe kuvende e perpjekje për gjuhën shqipe. - Ky lis simbol ka mbijetuar ndryshimin e shumë epokave. Specialistë të mirnjohur të biologjisë së bimëve, studiues të drurëve dhe pyjeve janë të pafuqishëm për të saktësuar moshën e tij, por në memorien e njerëzve, brez pas brezi, ai ështe thirrur me emrin “Lisi Plak” ose “Lisi i Shenjtë”. Nga rrënja në degët si harka me mëngë të tij lisi plak gjallon dhe ka legjendat dhe historitë njerëzore. Ai ka përballuar qindra vite me vapë përvëluese dhe dimra të egër duke u kthyer në arshivën e shpirtit të njerëzve të këtyre truajve.
- Nga ky Lis, mund të hedhësh vështrimin e te dallosh vendet e shenjtasi Maja e Kurorës (në malin e Kudhësit) e deri në majën e Abaz Aliut në Tomorr. Ky lis është bërë pjesë e pandarë e historis dhe është përcjellë gojë më gojë nga brezi në brez në memorjen e popullit. Për këtë lis dhe për historinë e këtyre truajve kanë studiuar shkruar lëvrues të mirnjohur të kulturës tonë mes të cilëve më kanë ngelur në mendje shkrimet e bëra nga Bardhosh Gaçe, Bektash Mema, Shyqyri Hysi, Bashkim Koçi, Arben Duka, Bajo Topulli (I riu), Medin Caushi (I riu), Naim Dëra, Xhezo Cana, etj. (shih shënimet në fund të shkrimit).
- Ky lis aktualisht, eshte shpallur “Monument Natyre (Shenjti), Ruhet nga Shteti” dhe I perket Sektit Bektashian, besimtare te te cilit jane banoret e zones. Është shpallur kështu në vitin 2012, por per banoret e zones, tregon Medini, brez pas brezi, gjithe jeten është quajtur i shenjtë edhe para viteve ’90 kur shenjteria e Kulteve Fetare ishte e ndaluar me ligj.
- Kjo tregon mencurine e njerzve qe ne te gjitha kohet, rrethanat e Regjimet kane ditur te ruajne zakonet, traditat e besimin e tyre ne Zot. Kete e tregon edhe fakti qe ky Lis edhe para viteve ’90, gjithnje ka qene I miretrajtuar nga banoret e zones e Familja e Fisi I Medinit, i rrethuar me mur guri mbi një metër të lartë, si dhe jane kryer te gjitha sherbimet per ta mbajtur “Gjalle”.
Shiko edhe:
1-Medin Caushi; “Disa të dhëna për Medin Gllavën dhe të parët e tij”. Dorëshkrim, fq. 1-2, Levan 2012.
2-Bashkim Koçi; “Dy margaritarë”, Revista Urtësia nr. 98/ dhjetor 2013.
3-Bektash Mema, Xhezo Cana; “Shkolla dhe klube në vilajetin e Janinës”, fq.34, fq.194.
4-Shyqyri Hysi; “Mision Bektashian”, fq.227
5-Bardhosh Gaçe; “Baba Medin Gllava (monografi)
6-Bajo Topulli (I riu) ne librin “Topullarët e Gjirokastrës”
7-Arben Duka ; poema “Dhe baba dhe luftëtar”, botuar në librin “Baba Medin Gllava” me autor Bardhosh Gaçen.
8-Naim Dëra; “Levani, ballin te rete”, botuar te libri “Baba Medin Gllava” me autor Bardhosh Gaçen.
-
Monument Natyre (Shenjti), Ruhet nga Shteti.
Tre besimet fetare te Laberise
Redakto
Avni T. ÇELA
Laberia eshte nder 10 krahinat me te medha te Shqiperise.
Per kufijte administrative te saj ke disa definicione te cilat nuk pereputhen me njera tjetren. Versioni me i pranueshem per vete banoret e Laberise per kufizimet administrative eshte:
Nga Veriu: Jugu u lumit te Vjoses nga prerja me lumin Drino ( ne Tepelene ) deri ne takimin e saj me kufijte administrative te Mallakastres, devijon ne Jug duke prekur Uren e Drashovices mbi lumin e Shushices dhe ndjek rrugen automobilistike per ne Vlore.
Nga Perendimi: Fundi I bregdetit Adriatik ne qytetin e Vlores, vazhdon pergjate bregdetit te Jonit, Himare e deri ne Borsh.
Nga Lindja: Prerja e lumit Vjose me lumin Drino ( ne Tepelene ) vazhdojme ne Jug pergjat lugines se Lumit te Drinos deri te Ura e Kardhiqit dhe ndjekim ted y anet e lugines se lumit te Kardhiqit deri ne Qafen e Skerfices.
Nga Jugu: Qafa e Skerfices deri ne Borsh
Ka versione se Laberia shtrihet si krahine nga : Ura e Dragotit – mTepelene, ne Uren e Drashovices –Vlore dhe ne Uren e Kalases – Delvine
Kjo pikpamje mbrohet nga Bardhosh Gace, Rrok Zojzi e Abaz Dojaka.
Laberia ka nje shtrirje gjeografike ne pese rrethe:
- Vlore, Sarande, Delvine, Gjirokaster dhe Tepelene.
Perbehet nga keto krahina:
- Kurveleshi ( I Siperm dhe I Poshtem) I shtrire ne Rrethin e Vlores, Sarandes, Gjirokastres dhe Tepelenes.
- Lopesi
- Mesapliku ( Lumi I Vlores )
- Bregu ( Vlore- Borsh)
- Kudhesi
- Kardhiqi
- Dallohet si nje nga Krahinat me patriotizmin me te larte ne shkalle vendi dhe mendoj qe nuk teperohet pot e thuhet e para.
-
- Cilat kane qene besimet Fetare te Laberise:
1- Besimi Katolik:
- Krishtërimi në Shqipëri u themelua në të gjithë vendin në 100 pas Krishtit kur vendi yne e per pasoje edhe Laberia ndosdhej nen sundimin e kesaj Perandorie. - Perandoria Romake u shpall nga Leonitus ne vitin 336 p.e.s. Nga koha e Augustit gjer ne Rënien e Perandorisë Perëndimore, Roma zotëronte Evroazinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut dhe përbënte shumicën e popullsisë së rajonit. Zgjerimi i Perandorisë Romake nisi shumë më parë se shteti Romak të kthehej në një perandori dhe arriti kulmin e saj nën Perandorin Trajan me pushtimin e Dacisë në vitin 106. Në këtë kulm sipërfaqja e zotëruar nga Perandoria Romake përfshinte rreth 5 900 000 km² . - Perandoria Romake ushtronte ndikimin e saj jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe përtej tyre. Fundi i Perandorisë Romake zakonisht është, edhe nëse jo shumë i saktë, 4 shtatori i vitit 476, kur perandori i fundit i Perandorisë Romake të Perëndimit, Romulus Augustus u hoq dhe nuk u zëvendësua. Megjithatë, Diokleciani, që u tërhoq në vitin 305, ishte perandori i fundit i një perandorie të pandarë, kryeqyteti i së cilës ishte Roma. Pas ndarjes së perandorisë në atë të Lindjes dhe të Perëndimit, të dyja pjesët vazhduan ta paraqisnin veten si "Perandoria Romake". Perandoria Romake e Perëndimit u prir dhe ra gjatë qindvjeçarit të 5-të dh 6-të. - Autori i shek. VI, Kosmas, i përfshin iliro-shqiptarët në grupin e popujve që në kohën e tij kishin përqafuar krishterimin. Durrësi, Nikopoja ishin qendrat kryesore bregdetare, nga ku feja e re u përhap pastaj në thellësi të katër provincave ilire: të Prevalit, Dardanisë, Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër. Që në shekujt e parë të erës së re, në qendrat urbane të këtyre trevave përmenden bashkësitë e para të krishtera, si dhe ngrihen ndërtesat e para të kultit të ri. Të tilla ndërtesa, bazilika e pagëzimore (baptistere) të shek. IV-VI, ruhen edhe sot pjesërisht në rrethet, Vlorës, Gjirokastrës, Sarandës, Butrintit e akoma më në jug. - Në pikëpamje të organizimit të përgjithshëm kishtar, kisha shqiptare ishte në varësi të Papës së Romës. Ky i fundit ushtronte autoritetin e vet në trevat shqiptare nëpërmjet mëkëmbësit (vikarit) të tij të përgjithshëm, me seli në Selanik. - Duke iu referuar Prof.Dr. Rami Memushaj “ Islamizimi i Labërisë, masakra e përgjakshme e Progonatit” rezulton se:
- Një rol të veçantë në prapsjen e trysnisë së islamizmit luajtën në këtë krahinë murgjit bazilianë, që shërbyen aty si misionarë të kishës së Romës për përhapjen e katolicizmit në Shqipëri. Veprimtaria e tyre nisi që nga fundi i shek. XVI dhe vijoi deri aty nga gjysma e parë e shek. XVIII. Këta misionarë, një pjesë e të cilëve ishin arbëreshë të Italisë, shërbyen në fshatrat e krahinës jo vetëm si priftërinj, por edhe si mësues. Duke filluar që nga viti 1581, disa fshatra të krahinës, si Nivica, Zhulati, Shën-Vasili, Tërbaçi, Dukati etj., kanë pasur misionarë fetarë të Romës. Këta hapën më 1627 një shkollë në Himarë, mësues i fundit i së cilës qe Zef Skiroi, arbëresh nga Sicilia. Pas Himarës, shkolla u hapën edhe në Dhërmi e Palasë, madje pati edhe një shkollë shëtitëse në brendësi të Labërisë. - Në këto shkolla mësuan të rinj, jo vetëm nga fshatrat e Bregut, por edhe nga Kuçi, Borshi, Tërbaçi, etj. - Te gjitha fshatrat e permendura jane pjese e Krahines se Laberise. - Pervec sa me siper ne Krahinen e Laberise jane prezente toponimet katolike. Keshtu psh ne fshatin Gusmar tre emrat e lagjeve jane: Palgjin, Dukgjin dhe Rexhpal, te tre toponime katolike. - Po keshtu ne kete fshat ka fise qe mbajne edhe sot mbiemra me etimologji te paster katolike sic jane Gjonaj, Gjokaj etj. - Po keshtu kemi ne fshatin Golem, Dukgjonet, ne fshatin Kuc, Gjonleket, I biri I te cilieve ishte Zenel Gjoleka. - Ne Kuc kemi pesë fiset qe emertohen: Gjokgjin, Bardhgjin, Zhupgjin, Qurgjin dhe Ivan, te kuptueshsem qartazi qe jane emtra katolike; - Nga sa me siper del qarte qe Papati Katolik ushtronte ndikimin e tij te plote edhe ne ato rrethe ku shtrihet lLaberia e per rrjedhoje duhet pohuar se besimi I pare Fetar I Laberise , pas Paganizmit, ka qene Katolicizmi. 2- Besimi Ortodoks:
- Pas ndarjes se Perandorise Romake ne ate te Pernedimit, Romes, dhe ne ate te lindjes, Bizantit ose Kostandinopojes, Shqiperia mbetet ne juridiksionin e Perandorise se Bizantit e cila kishte tipar dallues te besimit Fetar Helenizimin per shkak te epersise se Heleneve ne kete Perandori. - Perandoria bizantine ishte gjysma lindore e Perandorisë romake, që mbijetoi për një mijë vjet pas copëtimit të gjysmës perëndimore në mbretëri feudale të ndryshme dhe që ra përfundimisht pas sulmeve të vazhdueshme të turqve osmanë në 1453. - Vetë emri Bizantin shfaq keqkuptimet me të cilat është rënduar historia e perandorisë, duke ditur që banorët e saj nuk do ta konsideronin aspak të përshtatshëm. Sipas tyre, ata nuk i përkisnin askujt tjetër përveç Perandorisë romake, të themeluar pak përpara fillimit të Periudhës së krishterë me aprovimin e Zotit për të bashkuar popullin në pregatitje për ardhjen e të birit. Krenarë për prejardhjen e krishterë dhe romake, ata e quanin veten Romaioi ose romakë. Historianët modernë bien dakord me ta vetëm pjesërisht. Termi Roma Lindore përshkruan saktësisht njësitin politik që përfshinte provincat lindore të Perandorisë së vjetër romake deri në 476, kur akoma kishte dy perandorë. I njëjti term mund të përdoret deri në fund të pjesës së dytë të shekullit të 6-të, sa kohë që njerëzit vazhdonin të vepronin e të mendonin jo ndryshe nga ata të Perandorisë së hershme romake. Në po këtë kohë, megjithatë, pati ndryshime aq të shumta saqë pas shekullit të 7-të, shteti dhe shoqëria në Lindje ndryshonin dukshëm me format më të hershme. Për të shfaqur këtë ndryshim, historianët tradicionalisht e kanë përshkruar perandorinë mesjetare si Bizantine.[2] - Termi i dytë vjen nga emri Bizant, prej një kolonie të lashtë greke në anën evropiane të Bosforit, midis Mesdheut dhe Detit të Zi. Qyteti ishte, për shkak të vendndodhjes, një pikë natyrore tranziti midis Evropës dhe Azisë së vogël (Anadolli). I rithemeluar si Roma e re nga perandori Konstandini i Madh, iu dha emri Konstandinopojë, qyteti i Konstandinit. U quajt prej Bizantit sepse thekson një aspekt qendror të qytetërimit bizantin shkalla në të cilën administrata dhe jeta intelektuale e perandorisë u përqendrua në Konstandinopojë nga 330 deri në 1453, viti i mbrojtjes së fundit dhe të pasuksesshme të qytetit nga Konstandini XI Paleologu. Rrethanat e mbrojtjes së fundit janë interesante, kur në 1453 e lashta, mesjetarja dhe modernia u takuan për një kohë të shkurtër. - Ne keto kushte fillon ortodoksizmi I shqiperise e ne kete kuader edhe I Laberise. - Ndikimi Helen ne Perandorine Bizantine e fillon ortodoksizmin e Laberise nga pjesa me e begate e saj nga fshatrat qe jane pergjat bregut te Jonit, ose sic I emertojme sot, Bregu. Dhe realisht pot e vresh te gjitha fshatrat e Bregut jane orthodhoxe biles ka edhe toponime helene si Vuno ( mal ), Potam ne Himare ( lume ) etj. Helenizimi filloi pikerisht nga keto fshatra per aresye te pozites se tyre gjeografike, te vendosura ne bregdet, me dalje te pakufishme ne det dhe me mundesi te medha per zhvillimin e tregetise me flottat e kohes. - Ndoshta ka qene edhe nje kompromis I Perandorise se Bizantit me Perandorine Osmane sepse pjesa e populates se Laberise ne thellesi nga Bregu I Detit nuk u be ortodoxe dhe iu la ne juridiksion Perandorise Osmane per ta myslimanizuar. 3- Besimi Mysliman:
-Me renien e Bizantit ne vitin 1453, Perandoria Osmane behet shume me e fuqishme dhe kerkon te shtrije sundimin e saj edhe ne lindje e konkretisht ne Ballkan. Shqiperia si pjese e Ballkanit I qendron fort dhe gjate konvertimit fetar. Referuar Prof.Dr. Rami Memushaj, rezulton se: Ne Laberi dy krahinat qe I rezistuan me shume myslimanizimit nga Perandoria Osmane kane qene Bregu dhe Kurveleshi.Deri aty nga mesi i shek XVIII Kurveleshi nuk ishte islamizuar në masë. Kështu, nga një ferman i Sulltanit i vitit 1739, me të cilin urdhëron marrjen me forcë nga kurveleshasit të taksës së xhizjes, del se deri atëherë në Kurvelesh të krishterët kanë qenë ende në numër të konsiderueshëm. Kjo gjendje do të ketë mbetur e pandryshuar deri pas mesit të atij shekulli, pasi plot njëzet vjet më vonë, më 26 tetor 1759, Kuvendi i Krahinës së Himarës i deklaron careshës Elisabeta të Rusisë se “besimi ynë është ortodoks, jemi të gjithë nën kryesinë e një peshkopi”. Të gjitha të dhënat të shpien në përfundimin se myslimanizimi i Kurveleshit ka marrë fund në periudhën mes dhjetëvjetëshave të fundit të shek. XVIII ( 1760 1790 ) dhe fillimit të dhjetëvjetëshit të dytë të shekullit pasardhës. Në Progonat, e para xhami e fshatit është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek.XVIII. Në gurin e portës së xhamisë së Picarit, si datë e ngritjes së saj është shënuar viti 1203 i kalendarit Hixhri, dmth. Kjo xhami është ndërtuar rreth viteve 1788–1789. Nga dokumentet del se më 1791 Kuçi ishte islamizuar vetëm pjesërisht dhe gjendja mbeti e pandryshuar edhe në fillim të shek. XIX. Kur pas vitit 1804 Ali Pashai i shtoi presionet për myslimanizimin e Fterrës dhe të Kuçit, pjesa më e madhe e këtij kishte mbetur pa u islamizuar. - Sa siper del qarte rezistenca e popullit te Krahines se Laberise per tu myslimanizuar. Nje nga exponentet e Perandorise Osmane qe ndikoi fort ne myslimanizimin e Jugut te Shqiperise e ne kete kuader edhe te Labaerise ka qene Ali Pashe Tepelena. - Ali Pashai dërgoi një imam nga Janina që t’u mësonte islamizmin dhe u kërkoi djem të rinj si pengje. Si përfundim, pas një qëndrese prej pothuaj katër shekujsh, shumica e fshatrave të Labërisë u myslimanizua. I shpëtuan këtij procesi fshatrat e Bregut, nga Palasa në Shënvasi, një pjesë e lagjes Thilpát të Dukatit si dhe lagjet Zhupec, Gjihilaj e Priftaj në Çorraj. Udhëtarët e huaj që kaluan pranë këtyre viseve në fillim të shek. XIX, theksojnë se Labëria ishte e ndarë në të krishterë dhe myslimanë. Kështu, lordi anglez Hobhouse, që shoqëroi Bajronin në udhëtimin e tij në Shqipëri, thotë se “himarjotët pranë detit janë në shumicën dërrmuese kristianë, por në brendësi ata janë pothuajse të gjithë Turq”. - Vlen te permendet masakra e Progonatit ku vet Ali Pasha me dinakeri therret priftin e Progonatit dhe I premton atij privilegje ekonomike ne kembim te sherbimit per te thirrur burrat e Progonatit ne kishe. - Ne mirbesim prifti lajmeron burrat e fshatit te cilet erdhen ne shtepine e Perendise sipas fjales se te derguarit te saj ne Toke. Me ardhjen ne kishe Ali Pasha iu prêt kokat dhe ne menyre demonstrative I hedhe nje mbi nje ne sheshin e kishes dhe ne fund I thote priftit: Nderi qe te kam borxh eshte qe koken tende do ta hedh mbi kokat e burrave te fshatit qe edhe I vdekur te jesh I pari. - Ky terror me skenare edhe me te tmerrshme nuk u be vetem ne Kurvelesh por edhe ne Kardhiq e Hormove ku Priftin e fshatit, Ali Pashe Tepelena e pjek ne hell persegjalli duke e pikuar me dhjame te shkrire ne mes e lart dhe me dylle te shkrire ne mes e posht per ti nderruar fene nga orthodhox ne mysliman. - Me keto metoda cnjerezore si shumica e popullit shqiptar, pas nje rezistence prej gati 400 vjecare konvertohet ne besimin e trete fetar , ne ate mysliman. - Megjithate si krahine “Rrebele “ edhe Brenda ketij besimi fetar, Laberia u pershtat me normat e Sektit Bektashian si sekti me liberal I Fese myslimane. - Tarikati Bektashian ose Imameti Shi'i Alevi-Bektashi është një urdhër mysliman dervishësh që kanë marrë emrin nga Haxhi Bektash Veliu, evlia Alevi nga Horosani, por u themelua nga Ballëm Sulltani.[1] Tarikati, qendra e të cilit është në Tiranë, është i përhapur në Anadoll dhe Ballkan, ka qenë veçanërisht i fortë në Shqipëri, Bullgari dhe ndër grekët myslimanë të periudhës osmane. Urdhri përfaqëson rrymën shpirtërore zyrtare të bektashizmit. - Evlia Çelebiu, flet për vizitat që ka bërë në teqetë bektashiane të Kaninës dhe rrethinat e Vlorës. Teqeja bektashiane e Kaninës thuhet se është bërë nga Haxhi Bektashi dhe dhëndëri i Sulltan Bajazitit të dytë. Studjues të tjerë tërheqin vëmendjen për periudhën e vendosjes së Sulltan Muratit të Dytë ( 1421 - 1451), së bashku me ushtarët e tij në Shqipëri. Në kohën e sundimit të Mehmetit të dytë ( 1451- 1481), shenjtorët, si Kasëm Baba, Piri Baba, Jemin Baba, Hysejn Baba. Misionarët bektashinj u dërguan në Shqipëri në grupe të vogla të përbërë nga tre veta: një Baba dhe dy dervishë. Ndërmjet misionarëve të parë që u dërguan në Shqipëri ishin Baba Ali Horasani, në Krujë, Dylgjer Hysejni, në Elbasan, Baba Arshiu në Gjirokastër dhe shumë të tjerë. Që të gjithë këta shkuan në Shqipëri ndërmjet shekullit XIV dhe XV. Në shekullin XVII u ngrit në Gjirokastër e para teqe bektashiane. Kjo teqe u themelua nga Asim Babai. Pak më vonë u ngrit në Krujë teqeja e famshme e Shemini Babait. Pas disa kohe, Xhefai Ibrahim Babai themeloi teqenë me rëndësi të Elbasanit. Në të njëjtën kohë u hap teqeja e Kosturit, ndën kryesinë e Rustem Babait. Selia Qendrore Boterore e Bektashizmit eshte ne Tirane, me Kryegjysh, Baba Edmond Ibrahimaj.
Si e njoha Dibrën
Redakto
Avni T. ÇELA
-Per specifiken e profesionit tim, ne fillimvere 1993 emerohem ne me sherbim ne Diber. Nje emerim jo I mirepritur nga une per shume arsye si ekonomike, familjare per shkak te perberjes time familjare ne ato vite, per shkak te largesise nga familja e cila do te ndjente mungesen e kujdestarise se kryefamiljarit, per shkak te situates politike qe mbizoteronte ne vend etj, etj. aresye.
-Gjithsesi ne qershor 1993 une shkoj ne Diber ne funksionin e Kryetarit te Deges se Rendit Publik te ketij Rrethi. Deri atehere nuk kisha njohjen e duhur per te qene i orientuar ku une po shkoja per te kryer nje detyre qe ne ato vite nuk ishte e lehte. Nuk kisha qene here tjeter ne Diber as per ta pare ate e jo me per te njohur historine, doket, psikologjine, temperamtentin e plot cilesi te tjera te treves qe do te me duheshin per ti njohur e menaxhuar mire gjate punes time. Deri atehere kisha lexuar e degjuar dicka nga shoket e shkolles qe ishin nga Dibra per inteligjencen, deshiren e aftesine per mjeshtrat e Dibres ne fusha te ndryshme ne pune dhe historine e Dibres sidomos gjate pushtimit Otoman.
-Kjo ishte njohja ime per Dibren deri ne ate fillimvere kur une u bera pjese e saj sin je nga qytetaret e nepunesit e saj. -Qysh diten e pare kur shkova ne Diber, bujaria Dibrane nuk me la qe te darkoja vetem. Disa nga Autoritetet lokale si Z. Shkelqim HOXHA, Mentor BUNGURI e Lavderim SHEHU me ftuan per darke. Prita me kenaqesi ftesen e tyre dhe I shoqeruar nga zevendesi im shkova dhe darkuam bashke.
-U ndjeva mire qe nuk isha I vetem ne nje vend ku une isha jabanxhi. Gjate darkes folem per tu njohur aq sa mundej me njeri tjetrin por diskutuam edhe per disa pika te nxehta rreth punes qe une do te filloja te kryeja nga mengjesi I neserm.
-Per aq sa kohe kaluam bashke krijova pershtypjen se njerzit me te cilet kasha te beja ishin edhe burra te mencur por edhe njerez dashamires. Keshtu ata u cfaqen me mua nga ajo darke e deri kur une u largova nga Dibra.
-Per te gjitha problemet e punes diskutonim bashkerisht qe te behej me e mira e mundshme ne morine e problemeve qe kishte ajo periudhe sidomos ne aspektin politik, te ndarjes se pronave por edhe lindjes se elementeve kriminale te cilet ne ate situate kishin terren per te lindur apo cfaqur dhe per tu strkturuar.
-Duke bashkekoordinuar me autoritetet lokale, ne qender te Rrethit e ne Komuna, me kujtohet qe ne muajin Gusht 1993, ishin te arrestuar nga kontigjentet e krimit e te kundervajtesve penale 28 persona nga 31 dite qe ka muaji Gusht. Kete te dhene e kam lexuar ne nje nga gazetat e kohes pasi rutina dhe angazhimi ne pune nuk te jepte mundesine as per te pare statistiken mujore. Motivi per te gjithe efektivin e Deges se Rendit Publik ishte: Pune 24 ore per te zbuluar, parandaluar e goditur krimin.
-Sigurisht kur puna ecen gjendet kohe edhe per te prire nje kafe me miqte qe te rrethijne apo te interesohesh per miqte e vjeter ( shoket e mi te shkolles ).
-Ne nje nga takimet per tu clodhur por edhe per tu njohur me zakonet e vlerat e trevave te njeri tjetrit, mbaj mend qe ishte edhe Z. Gjyzel HASANI, Seman AGOLLI e Medat KODRA. Gjate bisedes, une vura re nje standart te cilin nuk e njihja qe perdorej nga Dibranet, ironia ose alegoria Dibrane.
-Viktor HYGO thote: “ Liria fillon nga ironia”. Por edhe treva nga une kam origjinen time nga Laberia e perdor mire dhe fort ironine dhe ashtu natyrshem, pa asnje sforco une I pergjigjem ironies se Dibraneve “ me te njeten monedhe”. Mbaj mend qe Medati tha: Or ti Krietari kenka prej Luznie”. Kuptova qe edhe ne Diber kishte nje fshat qe ishte epiqendra e perdorimit te ironise dhe nuk nguroj te pyes. Me shpjeguan seicili nga nje episod per perdorimin e ironise ne gjithe Dibren, me treguan qe Luznia ishte kryeqendra e perdorimit te ironise, me keshilluan me shume etike e dashamiresi qe, ne takimet qe do kisha te beja kujdes gjate komunikimit per te mos u “ koritur” nga bashkbiseduesit te cilet e kishin hobi kete tregues ne dialog sidomos me jabanxhinjte sikurse isha edhe une.
-Pjesa me interesante gjate bisedes u be kur dikush nga miqte e tavolines me thote se Luznaket e kane origjinen nga Tepelena, vendlindja ime dhe e konkretizuan kete edhe me mbiemra qe jane ne Tepelene si mbiemti “Damsi”, I cili eshte nje fshat perball Kalalase se Ali Pashe Tepelenes dhe perbri fshatit te tij te lindjes. U duk sikur u puqem.
-Sigurisht marrdheniet e mia dhe njohja ime me Dibren nuk mbarojne ketu. Krahas Autoriteteve locale e kolegeve qe ishin pjese e punes se perditeshme u krijuan edhe shume mundesi te tjera njohje me miq te rinj e te vjeter.
-Nje dite ne muajin Gusht 1993, per nje ngjarje te rende qe kishte ndodhur ne zonen e Slloves, shkuam atje me Deputeten e Zones dhe me kryetarin e Keshillit te Rrethit per te bere bere nje takim me autoritetet e Komunes se kesaj zone. I pari qe takuam ishte nje burre mbi te 50 I cili dukej I lodhur por punetor e i fisem. Ne fillim te takimit me prezantuan me te dhe me pjesmarresit e tjere. Mesova qe kishte mbiemrin Ndreu. Kisha lexuar e degjuar dicka per kete Llagap e per historine tij qe kishte pasur edhe kulme edhe gropa.
-Ne fund te takimit, ky plaku me takon e me pyet per origjinen time dhe une per te tijen. Pasi beme njohjen reciproke te castit, Mirush Ndreu pjestar I nje familjeje me histori ne Diber, me fton ne shtepine e Ndreve te Slloves e cila gjate Regjimit Komunist, per shkaqe qe dihen, ishin kthyer ne stalla kuajsh dhe Ndrete ishin internuar ne Shtyllas te Fierit, ne Tepelene e ndoshta edhe gjetke. Mirushi I kishte pershtatur sa kish mundur stallat e kuajve per te banuar vet familjarisht.
-Edhe ketu spikati humori dhe inteligjenca Dibrane kur Mirushi na drejtohet kur ne ishim gati per tu pershendetur e na thote: Or Krietar! A po vjen ne kullen e Nreve ta pejme ka ni koka kola shqiptare? ( Coca Cola shqiptare Mirushi I thoshte dhalles). Dhe une keshtu bera, shkova ne “ Kullen e Ndreve” dhe bashke me Mirushin e pjestaret e tjere te familjes qe u gjenden aty, pime nga nje Coca Cola shqiptare.
-Ne shtepine e Mirushit u trajtua edhe historia e Dajes se Timeti, Sali NIVICA i cili ka qene ndër organizatorët e krijimit dhe zgjidhet anëtar I Kryesise i Komitetit “ Mbrojtja Kombëtare e Kosovës ” prej 7 anëtarësh 7 nëntor 1918.[1] Aty bashkëpunoi me figura të ndritura kombëtare si Hoxha Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Kel Marubi, Sotir Peçi, Elez Isuf Ndreu, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Vinçens Prenushi, Sejfi Vllamasi etj. Si anëtar i Kryesisë, ai vuri në dispozicion të Komitetit “ Mbrojtja Kombëtare e Kosovës ” gazetën e tij “Populli”, zyra e së cilës u zhvendos në oborrin e ndërtesës së Komitetit. -Mirushi eshte pinjoll i Familjes se Elez Isuf Ndreut, nje nga Familjet e medha dhe simbol te Dibres.
-Puna rrjedh e perditeshme me ulje-ngritjet e saj, me shqetesime e satisfaksion, me debate e biseda miqesore me koleget kjo ne vartesi te arritjeve te dites.
-Nje dite oficeri i informacionit me njofton qe nje qytetar kerkon te me takoje per nje problem personal. Takimi me qytetaret ishte nje rutine qe edhe pse normohej formalisht me nje orar te caktuar ne dite te caktuara, une nuk e respektoja sepse me duhej te dija ne kohen me te shpejte te mundshme natyren e problemit per te patur ne dispozicion kohen e mjaftueshme poer ta zgjidhur ate ne menyren me te mire te mundshme.
-Po i them informacionit, shoqerojeni qytetarin ne zyren time. Pas pak shoqeruesi trokiti ne deren e zyres time dhe orientoi per te hyre ne zyre nje qytetar qe ishte thuajse moshatar me mua. Pasi u pershendetem qytetari, ze vend, me prezantohet dhe me thot problemin. Dukej shume qytetar ne sjellje dhe I kujdeshem ne kerkesen e tij. E degjova me vemendje dhe pasi u kuptuam une bera maximumin per ti zgjidhur problemin por per aresye qe nuk vareshin nga une asnjehere nuk munda t’i zgjidh problemin.
-Qytetari qe une nuk munda ti zgjidh problemin, duke qene i bindur ne pamundesine time, qendroi mirnjohes dhe ruajme miqesine edhe sot. Ky eshte stomatologu I mirnjohur nga Gjorica, Qemal OSMANI.
-Njohja me shoket e shkolles qe ishin me pune ne Diber ishte nje kenaqesi tjeter e vecante. Nje nga ata qe une e gjykoj ta permend ne kete shkrim eshte Dylber MARKJA e Nesim NDREU, me te cilet ishim rritur por vazhduam miqesine edhe gjat kohes qe une punova ne Diber. Dylberi per vlerat qe kishte por edhe per deshiren qe pati, per nje kohe punuam bashke ne Degen e Rendit Publik. Si me Qemalin edhe me Dylberin e Nesimin vazhdoj edhe sot te kemi miqesi te sinqerte pa kurrfare interesi.
-Ne nje takim rutine, keshtu mu duk mua moment i bisedes, sepse me vone mesova c’ishte “Loxha e Dibres”, nje qytetar ne nje takim pune me tha: Or Krietar? A e ke kry shkollen e nalt ti? Po iu pergjigja. A e din ti se kush vjen ne Diber ben universitetin e dyte? Jo iu pergjigja, une. E mesoje pra e heren tjeter kur te takohemi me thuaj! Me la mbresa ky mikrodialog e ne nje kohe te pershtatshme e konsultova me miqte e mi Dibrane.
-Dhe puna e miqesia vazhdonin por ajo cka me ka mbetur ne kujtese eshte se ne cdo takim pune apo per tu argetuar me Dibranet, kur coheshe nga tavolina, merrje nje capital me vete, mesoje dicka.
-Kaq e vertete u be tek une kjo pjese dhe biseda me endje te vecante me Dibranet sa qe miqve te mi nga Jugu “ iu keshilloja”: Ne qofte se te rastis te takohesh me nje dibran harxhoje nje gjysem ore kohe me te se do te mesosh dicka”. Dhe shume prej tyre kur iu qellon qe jane takuar me Dibrane ose me marrin ne telefon ose me thone kur me takojne: Sa te drejte ke pasur kur na ke thene, harxho pak kohe me nje Dibran se meson dicka. Sa me siper jane vetem disa mbresa te mia qe ne respsekt te Dibres desha ti publikoj edhe pse jane shume pak per te.
-Per Dibren duhet kohe te flasesh per inteligjencen e tyre natyrale, per luftenqe ai popull ka bere nder shekuj per liri e pavaresi, , per Oxhaqet e Dibres, per “Nante Malet e Dibres”, per lezetin e odave kur kendohet “Hajredin Pasha” e kercehen vallet dibrane, per mjeshterine e pasionin e tyre ne pune, per Kodet qe i karakterizojne e i normojne ne gjithe jeten e tyre ne te mire e ne te keq, per hatrin e mirnjohjen ndaj mirberesve, per kulturen e jeteses, per kulturen e komunikimit etj.
COVID- 19 !!!???
RedaktoAvni T. ÇELA
Une dhe Gjena jemi ne Stamboll per kontrollin mjeksor te radhes. U nisem nga aeroporti i Rinasit ne date 19 korrik ora 21.00 (Kontroll qe duhet ta kishim kryer ne 15 mars, por per shkak te pandemise u shty per pamundesi levizje). Mbritem ne aeroportin e ri te Stambollit rreth ores 22.40 me oren tone ndersa me te atyre 23.40. Sa kryem procedurat per daljen nga aeroporti ora po kalonte nga 24.00. Makina e spitalit qe na merr prej aeroportit nuk u vonua dhe rreth ores 01.00, te dates 20 Korrik, ishim jo ne hotelin e prenotuar, por ne urgjencen e spitalit, ku per shkak te pandemise do te kryenim testin e Covid-19, pergjigjen e te cilit e merrnim pas 24 oresh qe takonte duke gdhire e marta, data 21 Korrik, dite ne te cilen kishim edhe kontrollin e radhes. Pas kryerjes se testit mesuam se procedura e Shtetit Turk,ishte qe ne qofte se rezultoje pozitiv pas testit, hospitalizoheshe ne nje spital shteteror Turk. Rreth ores 02.30 te nates, duke u gdhire e Hene u akomoduam ne Hotel “ KADIKOY PARK SUITES”.
-
“KADIKOY PARK SUITES” - HOTEL.
Ky fakt dhe koha prej me shume se 24 oresh qe prisnim rezultatin e testit, na bene qe te ndiheshim ekstremisht te stresuar. Kaluam nje dite te Hene dhe nje nate duke u gdhire e marte ne gjendje shume te veshtire psikologjike, gati si ajo e Shkurt - marsit te vitit 2019 kur shkuam per here te pare per te qendruar nje jave dhe pas ekzaminimeve na u desh te qendronim nje muaj e gjysem, prej 4 Shkurtit deri ne 16 Mars.
Ne filozofi thuhet se historia perseritet sipas teorise se Spirales, ne nje nivel me te larte.
Edhe ne rastin tone kjo po ndodhte.
Ashtu, duke aktruar me njeri – tjetrin e ngrysem diten e Hene por si do gdhihej nata per te pritur te Marten kur do te merrnim pergjigjen e testit dhe ne vartesi te saj do te benim kontrollin mjekesor dhe gjithcka do te rridhte normalisht, apo do te hospitalizoheshim ne spitalet e Turqise e pastaj do te prisnim Fatin.
Prape aktronim, benim sikur flinim por…..
Afer mengjesit vertet do te na kete zene gjumi sepse nga ora 09.00 e mengjesit te te Martes u zgjuam nga zilja e telefonit te Gjenes. Perkthyese Filloreta ne sjell lajmin e mire se pergjigja e testeve te Covid – 19 kishte dale dhe ne kishim dale “negative” te dy.
Falenderuam Zotin dhe u pergatitem pasi ne oren 10.00 do te vinte makina e spitalit per ten a marre per te kryer kontrollin e radhes.
E kryem kontrollin dhe dolem mire edhe aty.
Serish falenderuam shume Zotin.
- Ne kete situate, nuk e di pse, nga ora 01.00 e nates, duke gdhire e Marta, data 21 Korrik 2020, me lindi ideja per te shkruar dicka per Covid -19. Keshtu bera. Pas vetem pak me shume se tre jave, ne 13 Gusht 2020, prej Covid – 19, nderroi jet im vella Refati. Shume perpara Refatit, ne date 05.11.1956, kur une isha vetem 8 muajsh dhe Refati akoma nuk kishte lindur, nderroi jete vellai yne i Madh, Xhevdeti. Per vet rrethanat kohore ne te cilat Xhevdeti nderroi jete dhe ne ishim te mitur, edhe dhimbja per te ishte e kufizuar. Ndersa per Refatin… Me tingellon nje shprehje e Tij. Une, pas vdekjes se Xhevdetit, mbeta vellai i madh. Kur diskutonim per ndonje problem vellazeror dhe Refati donte te diktonte dicka me drejtohej e me thoshte: Degjo ketu! Une jam vellai i madh i yti. Sa me siper i kam shkruar pasi Refati nderroi jete, si homazh per Ate.
Ç’ka me poshte eshte shkruar ate nate te 21 Korrikut ne Stamboll.
- Te gjithe jemi deshmitar se prej gati gjysem viti njerezimi i globit eshte gjunjezuar prej te keqes " COVID - 19". - Jane gjunjezuar edhe Super Shtetet. - Ne te ashtuquajturen " Faza e pare" Lideret e te gjithe Botes urdheruan karantinimin ( mase sigurie - arrest shtepiak ) per popujt e tyre. - Popujt, te bindur gati njelloj, u vetburgosen per tre muaj duke respektuar keshillen uniforme te te gjithe Liderve me ndonje perjashtim sporadik. - Dikur, pas 3 muajsh, Lideret serish te gjithe ne nje mendje, urdheruan " Hapjen". - Popujt serish njelloj, iu binden urdherit te Liderve. - Ne kushtet e " arrestit te shtepise" numri i viktimave ishte jo fort i dhimbshem per njerzit. - Me " Hapjen" Lideret por edhe specialistet propaganduan se e keqja e madhe kishte kaluar dhe " Hapja" perbente fazen e dyte qe do te ishte shume me me pak infeksione e viktima, pasi me rritjen e temperatures se motit virulenca do te dobesohet ndjeshem. - Se faza e dyte do te jete shume me lehte edhe pse do kete nje bisht i cili sipas specialisteve do te thoshte qe faza e dyte do te zgjas pak por kurrsesi nuk do te kete treguesit e fazes se pare. - S ç' ka po ndodh ne te ashtuquajturen faze e dyte e shohim cdo dite seicili prej nesh. - "Bishti" u be me i rende nga sqepari. - Numri i te infektuarve dhe te te vdekurve u shumefishua.
Ç’ PO NDODH? (Stamboll duke gdhire 21 Korrik, 2020)
- Askush nga specialistet e fushes apo nga Lideret nuk kane dhene qofte edhe shkarazi, cila eshte origjina e COVID-19, natyrale apo artificiale. - Askush nga Lideret apo specialistet nuk thot nje fjale se a ka nje pergjegjes ne bote per kete situate pasi jo pak teori konspirative qarkullojne per prodhim laboratorik te virusit. - Askush nga Lideret apo specialistet nuk flet nje fjale si do kapercehet kjo situate me pasoja fatale per jeten e njerezimit dhe te ekonomise. - Specialistet cdo dite thuajse tjetersojne keshillat e tyre te nje dite me pare.
ME TEJ: Natyrshem e me nje lloj revolte te lindin disa pyetje: - Pse evidentimi i te prekurve nga COVID-19 ne te gjithe boten mbahet monopol nga shteti? - Pse ekzaminimi ( marrja e mases per analizen ose sic thuhet rendom tamponi) i te prekurve nga COVID-19 ne te gjithe boten mbahet monopol nga shteti? - Pse hospitalizimi dhe trajtimi i te prekurve nnga COVID- 19 mbahet monopol nga shteti ne gjithe boten? - Pse mbahet mister dhe mungon trasparenca e menyres se trajtimit te te semureve ne spital? - Pse nje blackout per komunikimin me pacientet? Edhe kjo ne gjithe boten. - Pse statistikat per te infektuarit, te hospitalizuarit dhe te vdekurit jane ne gjithe boten jane e drejte ekzkluzive e shtetit?
SE FUNDI:
- Pse i gjithe Pushteti Politik Boteror qe mund te shkaterroje per disa ore njerezimin, ndaj COVID- 19 ka nje qendrim, si njesi ushtarake e mire organizuar qe ka marre udher per te mos vepruar? - Po Elitat Mjekesore te mbare botes ku jane, pse s'po duken ne luften ndaj COVID- 19 por sot pergenjeshtrojne ato qe na rekomanduan dje? - A jemi tek zbatimi i Teorive te Robert MALTHUS e konkretisht tek “ Kontrollet pozitive” twe Tij???!!! - Po kaq jemi te vetdijshem edhe per ate ç'ka po bejne per te shpetuar njerezimin, veç te tjerave nga terrori psikologjik me te cilin zgjohen dhe flene sepse askush nuk di se ku, kur e nga kush do ta kete peshqesh COVID- in, nga i cili po arrite ne gjendjen e hospitalizimit probabiliteti per te mbijetuar eshte thuajse hiç. -Tani qe po shkruaj jam jashte Shqiperise, ne Stamboll per aresye shendetesore te Gjenes ne Spitalin “ Acibadem “ te exelences. Ketu, perj dy ditesh vrejta diçka qe edhe me motivoi te shprehem per COVID- in. - Ketu, ne Stamboll, 24 ore ne 24 ore, çdo qytetar ne rruge, ne vendin e punes apo ne transportin publik, mban masken.
Tek ne eshte invers i plote!'
- Thuajse asnje nuk ben as minimumin e domosdoshem per te mbrojtur veten dhe te tjeret, mbajtjen e maskes, gje e cila varet teresisht prej nesh. Kete e konstatuam kur u kthyem ne Shqiperi ku vume re se asnje qytetar nuk mbante maske.
- Edhe keto rreshta I kam shkruar pasi Refati nderroi jete. - Ne patem fatin e keq. Te gjitha sa shpreha me siper i provuam me Vellain tone Refatin. Vec te tjerash, nuk mundem te komunikonim nje here te vetme normalisht me telefon, pasi spitali jua “ sekuestronte “ telefonat pacienteve me arsyetimin se gjate komunikimit me familjaret apo te afermit, ata ngarkoheshin emocionalisht dhe kishin pasoja per jeten. Edhe ky, si shume fenomene te tjera, nje standart i cmendur, nje Brand Shqiptar. Nuk mund te harroj Jonin, i cili per 16 dite rrjesht, I pikelluar e derrmuar , ndenji ne oborrin e spitalit per tu kujdesur per te Atin, me shpresen se mund t’ia dilnim. Edhe Joni per asnje moment nuk e mbajti masken. Pse? Mendoj se kjo ishte e vetmja mundesi qe kishte per te shprehur revolten ndaj Covid-it, qe e shikonte si “ Te keqen qe po i rrezikonte jeten e te Atit” por edhe ndaj standarteve te sherbimit ne spitalin “ Covid -1” ku Refati trajtohej. U derrmua ne ate zheg te Korrikut e Gushtit per te bere te pamunduren per ti sherbyer te Atit e per te marre sa te mundej ndonje informacion per gjendjen shendetesore te tij, duke iu lutur kujtdo qe e degjonte nga personeli. Mundi qe fale humanizmit te dy prej pjestareve te personelit mjeksor, te komunikonte “ hajduҫe “ dy here me Bane ( keshtu i therriste Joni). Megjithe interesimin maksimal qe mundem te benim as Refati e as ne nuk ia dolem. Ne daten 13 Gusht, ne oren 17.04, bie telefoni por une nuk munda te pergjigjesha ne kohe pasi dremisja i drobitur ne sallon, e pak me von do te shkonim me Gjenen te spitali, megjithse nuk kishim asnje rol por qetesonim shpirtin se na dukej sikur I gjendeshim prane Refatit. U cova menjehere dhe mora telefonin, kur pashe qe thirrja e humbur ishte nga Najada ÇOMO, Drejtoresha e Spitalit Covid – 1, ku ishte Refati. Me Najaden kisha komunikuar disa here per ecurine e gjendjes shendetesore te Refatit, por e merrja une. Sot me mori Ajo!!! Sa e pashe thirrjen e humbur qe ishte prej saj u preva, e megjithate duhet te behesha i forte e t’i beja telefon. Ashtu bera, dhe ajo me njoftoi se Refati kishte nderruar jete pak minuta me pare. Ashtu ne ate gjendje shpirterore i detyrohesha Jonit qe ta beja me dije per fatin e Refatit. E mblodha veten dhe ne oren 17.08 e telefonova Jonin. Sa hapi telefonin me tha: Mbaroi? Nuk i ktheva dot pergjigje, as Joni nuk u pergjigj…
Andaj, kete shkrim ia dedikoj vellait tim REFATIT, i cili me 13 Gusht 2020, pas 16 ditesh ne spitalin Covid – 1, nderroi jete nga Covid -19, duke lene ne pikellim te thelle, bashkeshorten dhe dy djemte, motrat, vellezerit dhe shoqerine e Tij, si dhe Jonit qe nuk iu nda te Atit asnje moment. I paharruar kujtimi Yt Vëlla!
- Katër emrat e " Aya Sofía" ose "Shën Mënçuria."
RedaktoAvni T. ÇELA
-Emri i Parë:
- Nepermjet fakteve historike provohet se, sipas etapave historike te zhvillimeve politiko - ekonomiko - sociale ne Perandorine Romake, Perandorine Bizantine dhe Perandorine Osmane, "Ágios Sofía", ka pasur " Fatin e keq" t' i ndryshohet disa here statusi e per pasoje edhe emri i saj.
-Me poshte pak histori, fakte dhe emrat e " Shen Diturise" ne 1660 vite.
-Emri i Pare:
- Ágios Sofía , një nga simbolet e Stambollit, u ndërtua prej druri në vitin 360 nga Perandori Romak Konstandin, por ajo u dogj e shkrumbua pjesërisht gjatë një revolte në vitin 404. Perandori Teodos e restauroi më vonë ndërtesën, në 415-ën. Kur konstrukti u shkrumbua përsëri gjatë trazirave të Nika-së më 532, perandori Justiniani I e pati rindërtuar atë me gurë.
- "Shën Sofia" u rihap përsëri për adhurim në 537-ën, pas pesë viteve ndërtim, duke e bërë ndërtesën e tanishme mishërimin e tretë të "Shën Sofia"-s.
- “Shën Sofia” ne ship do të thotë “ Shen Mençuri” ose " Dituri e Shenjte" që është një prej karakteristikave të Jezu Krishtit.
- Sipas perkatesive te zoterimit Perandorak te Stambollit, qytetit te Kishes se " Shen Sofia", Ai u quajt:
- "Roma e Re" ( Nen Perandorine Romake )
-"Kostandinopoli", (Nen Perandorine Bizantine ) dhe,
- "Istanbul", (Nen Perandorine Osmane).
- " Ágios Sofía " ishte kisha kryesore e Perandorisë Bizantine dhe Qendër Fetare e Ortodoksisë ne Stamboll. Është vepra e fundit ndërtimore me rëndësi e lashtësisë së vonë dhe shembulli i parë i arkitekturës bizantine, në të cilën shfaqen kupolat që skalitën më vonë modelet e ndërtimit kishëtar. Mendohet si një nga ndërtesat më të bukura në botë. Ajo ishte katedralja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në botë për mëse një mijë vjet, deri para mbarimit të Katedrales së Seviljes në vitin 1575 (periudha e rilindjes evropiane).
Sipërfaqet e brendshme janë të mbështjella me mermere polichromatik, të gjelbër dhe të bardhë me porfir purpurt dhe mozaikë ari.
- "Shën Mençuria" vazhdoi te kryente funksionet e Kishes Ortodokse ne Stamboll, per gati 1100 vjet, deri ne 29 maj te vitit 1453, kohe kur Perandoria Osmane, zoteroi Stambollin.
- Kjo date shenon edhe "fundin ose nderrimin" e emrit te pare dhe emrit te vertete te ketij Kulti fetar Ortodoks, madheshtor e historik.
- Emri i Dyte:
- Nga dita e zoterimit te Stambollit nga Perandoria Osmane, Sulltanati i kohes, Sulltan Mehmeti II, i ndryshon emrin e pare "Ágios Sofía- s" , siç u tha edhe me lart, emrin e vertete por dhe statusin e saj duke i tjetersuar misionin per te cilin Ajo u ndertua, nga Kishe ne Xhami.
- Sulltan Mehmeti II, ne dt.01 Qershor 1453 fal namazin e te Xhumase ne Ágios Sofía.
- Me kete Akt, " Shën Mençuria", emri i saj tingellon bukur edhe ne shqip, " pagezohet" nga Sulltanati i kohes me emrin e dyte, " Xhami ".
- Kur Mehmeti II e çliroi qytetin, u ngjit në kubenë e Shën Sofisë së rrënuar dhe tha dyvargëshin e mirënjohur nga Saadi Shiraziu, poeti persian: -“Në sarajin e Çezarëve merimanga bëhet perdexhi, -Në kullat e Efrasijabit kukuvajka vajton me oi, oi…”
-Otomanët e kthyen në Xhami vendin më të madh të adhurimit Ortodox në qytetin e Stambollit i cili deri ne 29 Maj 1453 thuhet se si Ai, Stambolli edhe rrethinat e tij, si Kadiköy etj. ishin koloni Helene nen sundimin e Perandorise Bizantine.
- Permendet nje teze per etimologjine e emrit te sotem te Stambollit.
-Etimologjia e fjalës nuk është e njohur me siguri. Më e pranuar është ideja që vjen nga fjalët greke:
" είσαι στην πόλη" (ise stin Poli = je në qytet). -Konsiderohet gjithashtu sepse banorët e Stambollit e quanin thjesht Poli (Qyteti), sikurse thirret nga grekët.
- Versione te tjera per etimologjinee emrit te Stambollit me variacione qe derivojne ne: -Istinmpol [Istinbol] ose Istanmpol [Istanbol] janë përdorur gjatë sulltanatit të Selxhukve, dhe gjatë periudhës së hershme Otomane.
- Sipas një versioni tjetër, etimologjia e emrit Istanbul, rrjedh nga fjala "Islampoul" [Islambul], dmth qyteti i Islam-it, ndonëse kjo hipotezë vjen në kundërshtim me faktin se përdorej edhe para Perandorisë Osmane dhe pjesa e fundit " pol" perkon me lexikun grek, " Poli " , qytet.
- Emri Konstantinopojë [scr. në قسطنطينيه turqisht, Konstantiniyye] ishte në përdorim paralele me varjantet e Istanbul, sidomos në dokumentet zyrtare osmane, veprat letrare, dhe numizmatike
- Sa i perket qendrimit ndaj " Shën Sofia"- s edhe kur turqit e zoteruan Atë dhe Stambollin, parapëlqyen qe vendet e adhurimit t' i linin sikurse ishin. Pasi Kisha e "Shën Sofia"-s, u kthye në xhami, më 1 qershor 1453, ajo u quajt Xhamia e "Shën Sofis" -s, apo "Xhamia Fetih" dhe ishte Xhamia e Pare e Stambollit. Sulltan Mehmeti II e restauroi ndërtesën dhe ndërtoi një minare.
- Pas tij, i biri, Sulltan Bajaziti II, ndërtoi një tjetër, dhe nipi i vet, Sulltan Selimi II ngriti dy minare të tjera.
- Kjo është arsyeja pse të tëra minaret ndryshojnë nga njëra-tjetra. -Sulltan Selimi II kontribuoi mjaft për zhvillimin e Xhamise se "Shën Sofia"-s dhe e restauroi atë plotësisht në vitin 1574. -Selimi II dhe katër Sulltanë të tjerë, që ishin pasardhësit e tij, janë varrosur në oborrin e Xhamisë së "Shën Sofisë"
-Emri i Trete:
- Funksioni si Xhami e " Shen Diturise", vazhdoi prej vitit 1453 deri ne vitin 1934, per 481vjet. Ne vitin 1934, themeluesi i Turqise Moderne, Mustafa Kemal Ataturk, i heq funksionin e Xhamise dhe e shpall "Ágios Sofía- n " Muze".
- Shpallja muze e " pagezon" per here te trete " Shën Mençurinë".
-Emri i Katërt:
- Prej vitit 1934 kur Ataturk e shpalli " Muze"
" Ágios Sofía- n", ajo vazhdoi te kryente kete funksion deri ne Korrik 2020, per 86 vjet, gati nje shekull, kur Presidenti aktual i Republikes Turke, Recep Tayip Erdoğan, e riktheu serish ne Xhami.
- Rikthimi ne Xhami perben edhe pagezimin e katert te " Shën Mençurise".
- Nga sa me siper rezulton se:
1- Me kthimin e " "Ágios Sofía" - s nga " Muze" ne " Xhami ", kemi fenomenin e paster filozofik te " Perseritjes se historise".
-Pare ne kendveshtrimin sasior na kthen ne vitin 1453, pra 567 vjet mbrapa.
2 - Sipas " Teorise se Spirales":
- "Historia perseritet por ne nje nivel me te larte".
3 - Ne rastin konkret gjykoj qe nje nga treguesit e "Teorise se Spirales" eshte realizuar:
- Vetem "Perseritja e hitorise" pasi " Shen Mençuria" u rikthye ne Xhami, u rikyhye ne vitin 1453, ndersa treguesi tjeter,
- " Niveli me i larte" jo.
- Ky eshte edhe indikatori cilesor i dukurise me te cilen perballemi.
-Dhe ky indikator eshte inekzistent jo vetem ne permbajtje , por edhe ne forme.
-Them edhe ne forme sepse nuk u rikonstruktuan as minarete, qe ato te unifikoheshin, pasi jane te ndryshme nga njera tjetra ne raportet: 1÷1÷2 pasi, siç u trajtua me lart, jane ndertuar ne periudha te ndryshme nga Sulltane dhe Arkitekte te ndryshem.
- Sa me lart, natyrshem lind pyetja:
- A eshte vendimtar roli i Lidërve apo deshira e popullit Turk, per ndryshimet e disahereshme te Statusit dhe emrit te "Ágios Sofía"-s?
- Populli turk aty ka qene dhe eshte i njejti zoterues i trojeve te veta e per rrjedhoje edhe i Stambollit.
- Ndryshimi i Statusit dhe per rrjedhoje i emrit te "Ágios Sofía"-s ka ndodhur ne kohe te ndryshme dhe ka qene pasoje e drejteperdrejte e qendrimeve te individeve qe kane udhehequr popullin turk.
- Sa me siper konkludojme se:
- Historine e bejne individet, Liderët, te cilet ne emer te popujve qe udheheqin, drejtojne apo sundojne, realizojne interesat e tyre qofshin ato shpirterore apo materiale, tevikki çastit apo te perspektives per te shkuar tek perjetimi i ndjesive te tyre.
Kontribut i Komunitetit " ARMËNJ" , ( Vëllah ) ne Shqiperi.
RedaktoAvni T. ÇELA
-Kristo GOÇI, Kryetari i Shoqates se " Armĕnj" - ve te Shqiperise, deklaron se: -“Ne nuk jemi arumunë, por "Armĕnj". Rumania nuk mund të na cilësojë si pakicë të sajën". - Referuar dokumentave arkivore rezulton se: - Rreth viteve 168-146 para eres se re, u sollen 150.000 banore nga Italia Veriore (nga Toskana) dhe u vendosen si ruajtes anes rruges Egnatia. - Sa me lart u paraqiten shkurt si argumente per origjinen e " Armĕnj"- ve, Vllehve qe eshte Toskana e Italise dhe jo Rumania, sikurse perflitet rendom dhe per emertimin e tyre " Armĕnjĕ " dhe jo " Arumun". - Diçka per kontributin me permasa kombetare per Kombin Shqiptar, te disa personaliteteve te ketij Komuniteti.
Po kush jane disa nga Armenjet ( Vellehet ) qe kane kontribut real ne historine e Kombit Shqiptar ?
-Naum BREDHI ( VEQILHARXHI ), Armĕnj, lindur ne Vithkuq, (1797 - 1846), ka qenë avokat dhe studjues. Më 1844 krijoi një alfabet krejt origjinal për gjuhën shqipe, quajtur Alfabeti i Vithkuqit. Veqilharxhi është ndër figurat më të shquara të viteve të para të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, dhe çmohet si njëri prej ideologëve te pare te saj. -I ati, Panajot Bredhi, qe njeri i oborrit të Ali pashë Tepelenës në Janinë. -Veqilharxhi, me 1824 ose 1825, nisi të krijonte alfabetin e tij për gjuhën shqipe. -Varianti përfundimtar i alfabetit të tij me tridhjetetre shkronja, i konceptuar prej tij, u botua për të parën herë më 1844 i titulluar "Evëtori Shqip". - Veqilharxhi shmangu përdorimin e shkronjave greke, latine dhe arabe për shkak të bashkëshoqërimit fetar dhe prej rrezikut se mund të ndillnin përçarje mes shqiptarëve me fe të ndryshme. - "Ëvetori" i Veqilharxhit u përhap fillimisht në Korçë e më pas deri në Përmet dhe Berat, ku gëzoi përdorim të gjere. -Kjo ishte Abetarja e Pare Shqipe e realizuar nga nje " Armĕnj" , Naum Bredhi ( Veqilharxhi ) nga Vithkuqi i Korçës. - Nje tjeter Armĕnj, qe ka kontribut me permasa kombetare per Shqiperine eshte Aleksander STAVRE DRENOVA nga Drenova e Korces. - Aleko STAVRE DRENOVA i njohur më së shumti si " ASDRENI" (Drenovë, 11 prill 1872 - Bukuresht, 1947) ka qenë një poet, publicist dhe veprimtar i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. - Ai është autori i "Himnit të Flamurit", që është " Himni Kombëtar i Shqipërisë". -Fjala "Himn" vjen nga lashtesia e antikitetit grek dhe ka te beje me nje lloj te poezise se kenduar, pra te poezise melike. Kjo lloj poezije shkruhej e kendohej per glorifikimin e nje Perendije, te nje Personaliteti, a po te nje ngarjeje te madherishme, qe me kalimin e kohes kthehej ne simbol. - Më 1904 botoi vëllimin me poezi "Rreze dielli" që do të pritej mirë nga lexuesi dhe nga shtypi dhe do të përshëndetet nga Çajupi me fjalët entuziaste; "Tani besoj se Naim beu nuk vdiq, se vendin që la ai bosh e zure ti". - Gjatë hulumtimeve të materialeve dokumentare rreth lëndës në fjalë, në librin “The Guinnes Book of Music” është shkruar si më poshtë: - "Himni I Flamurit” është pranuar si tekst i " Himnit Kombëtar" te Shqipërisë në vitin 1912.
- Fjalët e Himnit Kombetar Shqiptar, qe njihet edhe sot me te gjitha atributet si i tille, janë shkruar nga ASDRENI, ( Alexander Stavre Drenova )
- Vargje nga Himni I Flamurit:
- Rreth flamurit të përbashkuar, Me një dëshirë me një qëllim, Të gjithë Atij duke u betuar, Të lidhim besën për shpëtim.
....Se Zoti vet e tha me gojë, Që kombe shuhen përmbi dhè, Po Shqipëria do të rrojë, Për të, për të luftojmë ne.
- Kompozitori i Himnit Kombetar Shqiptar eshte bere nga Ciprian PORUMBESCU.
-Dy fjale per PORUMBESKUN:
- Ciprian PORUMBESCU, (1853-1883) është kompozitor më eminent Rumun i të gjitha kohërave. Edhe pse jetoi vetëm 29 vjet, ai la pas tij rreth 250 vepra të inspiruara nga folklori rumun. Romantik i pashoq, kompozoi vepra për piano, rapsodi, opereta etj. Himni i Flamurit Shqiptar, është gjithashtu kompozim i këtij virtuozi Rumun.
- Flamurin qe u ngrit ne Vlore nga Ismail Bej Vlora qe u dergua nga komuniteti shqiptar i Bukureshtit, Rumani, i cili me se shumti perbehej nga Armenje ( Vlleh ) dhe e solli ne shqiperi Armënji Spiridon ILO.
- Marigo POSIO, e cila i beri vetem theket Flamurit te sjelle nga bukureshti nga Spiridon ILO, eshte Armenje, (Vellahe) nga Hoҫishti i Devollit.
- Mesuesi i shkolles se pare shqipe, Pandeli SOTIRI, eshte nje armenj, vellah, nga fshati Selcke e Gjirokastres.
- I njohur si Dhaskal TODRI, qe solli germat e alfabetit shqiptar, eshte Theodhor HAXHFILIPI, i lindur ne Elbasann, 1730-1805, eshte nje Armenj nga Voskopoja.
Ka Ndodhur:
RedaktoAvni T. ÇELA
-Ne Diber ishte nje mesues i nderuar qe e quanin Tup Leka.
Nje dite e ftojne per darke ne nje event dhe sipas zakonit, mikut i vendosnen koken e berrit qe kishin bere kurban per Tupin.
-Per humor, kokes qe i vendosen Tupit, ia kishin hequr trute.
- Kur Tupi e hapi koken pa qe s' kishte tru.
Atehere ai iu drejtua burrave te odes:
- Se berrat e ketij katuni s' kan tru, ket' e kam dit.
-Po se edhe robt e ketij katuni nuk paskan tru, ket' e mesova sot", tha Tupi i mençur.
Edhe kjo ka ndodhur:
RedaktoAvni T. ÇELA
Mesuesi i mençur nga Dibra , Tup Leka, shkonte me gomar ne shkollen ku jepte mesim. ( E perdorte si mjet transporti ).
Nje dite gomari i Tupit nderroi jete.
Koleget e Tupit, duke njohur e vleresuar intelektin dhe humorin popullor te tij, vendosen qe nje pasdite, ti shkonin prr t'i pi nje kafe per mortin e gomarit. Keshtu vendosen e keshtu bene.
Nje pasdite, ne befasi te plote, trokasin ne deren e Tupit. Psi iu hapet dera i japin doren Tupit e sipas zakonit te vendit i thone:
- Vet shendosh Tup!
Edhe Tupi, po sipas zakonit iu pergjigjet:
- Shendosh miqte!
U ulen miqte e Tupi iu qiti kafen.
Pasi miqte i mbaruan kafen, Tupi, sipas zakonit iu merr leje e iu thot:
- Ju lumshin kembet qe erdhet! Jam shume i kenaqur por kurr s'e kam dit se magjari im paska pasur gjith keta miq.
SOKRATI:
RedaktoAvni T. ÇELA
" I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë".
- Sokrati ishte një filozof i lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë perëndimore. Burimi më i rëndësishëm i informacionit për Sokratin është Platoni. -Dialogët e Planonit e portretizojnë Sokratin si një mësues që mohon të ketë dishepuj, si një njeri i arsyes, i cili i bindet zërit hyjnor në kokën e tij, si një besimtar që ka përmbushur detyrimet qytetare të vendit të tij. Ai besonte se filozofia duhet të arrijë rezultate praktike në mirëqenien më të madhe të shoqërisë. Ai besonte gjithashtu se zgjedhja e njeriut është e motivuar nga dëshira për lumturi, dhe se kjo mund të arrihet vetëm me njohuri të drejtë të vetes – kjo është më shumë mundësi për të bërë zgjedhje që do të na sjellin lumturi të përjetshme që ne e dëshirojmë.
- Dënimi me vdekje
Në vitin 399 para erës sonë, Sokrati dënohet me vdekje nga qeveria e Athinës nën akuzat se mohonte perënditë dhe kishte korruptuar të rinjtë me mësimet e tij. Trupi gjykues i ofroi Sokratit dy zgjedhje; 1) të hiqte dorë nga bindjet e tij; 2) të vdiste duke pirë helm – filozofi zgjodhi të dytën.
- Nxënësi i tij, Platoni, ishte i pranishëm në vdekjen e Sokratit dhe e përshkroi ngjarjen: “Pasi piu kupën me helm, Sokrati filloi të ecte nëpër dhomë për të ndihmuar përhapjen e helmit në organizëm, derisa këmbët iu mpinë. Mpirja iu përhap më lart, arriti në zemër, rrahjet e saj u ndalën dhe Sokrati vdiq”.
Sokrati ishte 70 vjeç. Në shekullin XVIII, artisti francez Jacques Louis-David realizoi një pikturë nga kjo skenë duke u mbështetur në përshkrimet e Platonit dhe të një sërë autorësh të periudhës klasike. - Piktura ndodhet e ekspozuar në Muzeun e Artit Metropolitan të Nju Jorkut.
Njih vetveten: Jeta e pashqyrtuar është më mirë të mos jetohet
Besimi i Sokratit se duhet të reflektojmë për jetën që jetojmë, është jetojmë është frymëzuar pjesërisht nga shprehja e famshme e gdhendur në vendin e shenjtë të orakullit në Delfi, “Njih vetveten”. Sekreti i vlerës në profecitë e orakullit është vetë-njohuria, dhe jo unaza e deshifrimit. Sokrati ishte kaq pasionant për vlerën e vetë-hetimit, sa e shqyrtoi imtësisht jo vetëm jetën dhe besimet e tij, por dhe ato të të tjerëve. Përmes pyetjeve të shumta, ai i detyroi njerëzit të hetonin besimet personale.
Ai i pa banorët e Athinës së tij të dashur të ecnin përgjumësh përmes jetës, të jetonin vetëm për para, pushtet dhe famë, kështu që u bë i famshëm në përpjekjen e tij për t’i ndihmuar. - THËNIET MË TË BUKUA NGA
SOKRATI:
1- Urtësia fillon në mrekulli.
2- Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë.
3- Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.
4- Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis
5- Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.
6- Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten.
7- Nuk jam as athinas, as grek, jam qytetar i botës.
8- Ruaje emrin si thesarin tënd më të shtrenjtë, sepse besueshmëria është si zjarri; po ta kesh ndezur, e ke të lehtë ta ruash, por, po ta shuash, të bie barra e rëndë ta ndezësh prapë.
9- Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron.
10- Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë.
11- Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën.
12- Për sa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke për t’u penduar.
13- Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.
14- Arrita në përfundimin se nuk ishte mençuria ajo që u dha mundësi poetëve të shkruanin poezi, por një lloj instinkti apo frymëzimi, si ai që hasim tek orakujt dhe profetët, të cilët i përcjellin mesazhet e tyre të larta pa e ditur fare kuptimin e tyre.
15- Ruaju nga shterpësia e jetës së ngarkuar me punë.
16 -Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit.
17- Mos harro se vepra dhe fjala të bëjnë dhe të zhbëjnë njëlloj.
18- Kush lëndohet nuk duhet të hakmerret duke lënduar, sepse kurrë nuk është e drejtë të bësh padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të hakmerresh duke lënduar, as t’i bësh keq tjetrit, sado të të ketë munduar.
19- Të këqijtë jetojnë për të ngrënë dhe për të pirë, ndërsa të mirët hanë dhe pinë për të jetuar.
20- Mos i quaj besnikë ata që të lëvdojnë fjalët dhe veprat, por ata që me përzemërsi të qortojnë për gabimet.
21- I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.
22- Sot fëmijët janë tiranë. Ata kundërshtojnë prindërit, luajnë me bukën e gojës dhe u marrin shpirtin mësuesve të tyre.
23- Lehtë mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira. Tragjedia e vërtetë e jetës është kur njerëzit kanë frikë nga drita.
24- Shikoni, sekreti i lumturisë nuk mund të gjenden në të kërkuarit shumë e më shumë por në zhvillimin e kapaciteteve për t’u kënaqur më pak.
25- Vërtetë, isha aq i ndershëm, sa nuk pranova të bëhesha politikan dhe të jetoja njëherësh.
26- Mençuria fillon nga habia.
27- Nuk është me rëndësi vetëm të jetuarit, por edhe rregullat se si jeton.
28- Mos harro se asgjë nuk është e qëndrueshme në marrëdhëniet njerëzore; prandaj shmang ngazëllimin e pavend që vjen nga begatia, ose brengën e pavend që vjen nga mjerimi.
29- Mos i zër miqtë me lajka, por duke u dhënë dhurata të prekshme dashurie.
30- Kur njerëzit mashtrohen dhe mbrujnë mendime që e tejkalojnë të vërtetën, atëherë kuptohet se gabimi ka hyrë në kokën e tyre përmes një lënde të ngjashme me të vërtetën.
31- Ora e ndarjes arriti, secili nga ne duhet të ndjekë udhën e vet – unë duhet të vdes, kurse ju duhet të jetoni. Vetëm Zoti e di cila nga këto udhë është më e mira.
32- Nëse njeriu krenohet me pasurinë e tij, nuk duhet të lëvdohet, deri sa të merret vesh se si e shfrytëzon atë.
33- Vdekja mund të jetë bekimi më i madhërishëm njerëzor.
-Krimi i parë i demokracisë: VRASJA E SOKRATIT!
RedaktoAvni T. ÇELA
- Gjykatësi, i cili shqiptoi dënimin me vdekje të tij me helm, kështu bëhej atëherë në Greqi, e thirri Sokratin, i cili kishte debatuar për ditë me radhë në gjyq, t’i afrohej. Askush nuk debatonte dot me të, thjesht për arsyen se ai nuk ishte i pozicionuar, nuk kishte propozuar asgjë, me të cilën dikush mund t’i kundërvihej. Pastaj, nuk debatonte dot kush me Sokratin, çdo gjë që i thuhej ai e bënte të ishte kontradiktore në mënyrë gjeniale. Gjykatësi ishte i mahnitur nga ai. Por, ato kohë, në Greqi kishte vetëm qytet-shtete dhe një lloj tjetër demokracie. I gjithë qyteti kishte votën për vendime dhe për këtë rast të veçantë i gjithë qyteti ishte aty. Përkundër kësaj, gjyqtari ishte i qartë se ky njeri ishte plotësisht i pafajshëm, madje krenaria e atij vendi.
- Por… 51% e popullit të Athinës votoi për vdekjen e këtij gjigandi të mendimit filozofik, kurse 49% e popullit kërkoi lirimin e tij.
- Më në fund, gjykatësi vendosi, megjithëse zemërthyer.
- Para se t’ua deklaronte turmave, që ishin mbledhur për të dëgjuar, i thote Sokratit:
- " Personalisht, nuk dua të vdesësh, prandaj po të jap disa variante të tjera, megjithëse 51% janë kundër teje.
- Ik larg Athinës, atje ku ligji i këtushëm nuk është në fuqi. Mjafton të jesh në periferi, ku njerëzit mund të vijnë e të të takojnë!”
- Sokrati refuzoi:
- “Nuk mund të iki kund tjetër. Derisa Athina, vendi më i qytetëruar më do të vdekur, e ku tjetër mund të më lënë gjallë mua? Këtu jetova dhe sërish, 51% e këtyre njerëzve më duan të vdekur, e njëjta gjë do të më ndodhë kudo të shkoj!”
-Gjykatësi ishte dakord dhe shtoi: “Alternativa e dytë:
- Ndalo mësimin, duke u betuar se nuk do vazhdosh…!”
- Sokrati i’u përgjigj:
- “Bah, e pamundur! - Shumë njerëz janë komplet në errësirë, përpiqen atje, ndërsa unë e di rrugën, duhet t’ua tregoj rrugën! Joooo, nuk hesht unë me gjithë këta qorra, të verbër e të munduar në errësirë. Unë duhet të flas! Gjykatësi pasi e degjoi vazhdoi:
- “Po ma bën shumë të vështirë tani. E vetmja rrugë që mbetet është të bëhesh gati të pish helmin në darkë!”
“Po ky nuk është problem!,- i’u përgjigj Sokrati. Njeriu do vdesë një ditë, mbase më erdhi dita, jam gati. Por, po të kujtoj se:
- "Emri yt do të mbetet në histori, sepse do të lidhet me emrin tim, ndryshe askush nuk do ta dinte se ke rrojtur ndonjëherë!”
-Kakuda (Conium maculatum) ka qenë përbërësi kryesor në përgatitjen e helmit për të kryer ekzekutimet e të dënuarve në Greqinë antike. - Viktima më e famshme e kësaj mënyre të ekzekutimit ka qenë filozofi i famshëm antik grek, Sokrati. Platoni, nxënësi i Sokratit, i përshkruan momentet e fundit të jetës së mësuesit të vet në veprën e tij “Fedoni”.
Kritoni i bëri shenjë shërbëtorit, i cili qëndronte pranë tij dhe ai doli, pasi u vonua për ca momente, u kthye së bashku me xhelatin që mbante kupën me helm.
- Sokrati tha: “Ti, miku im i mirë, që ke përvojë në këto punë, do të më japësh udhëzime se si të veproj”.
- Burri u përgjigj: - “ Ti duhet vetëm të ecësh deri sa të rëndohen këmbët dhe pastaj të shtrihesh dhe helmi do të veprojë”. Në të njëjtën kohë ai ia dha kupën Sokratit, i cili e mori atë lehtësisht dhe në mënyrë gjentile, pa fijen e frikës apo ndërrim të ngjyrës apo të fytyrës, por duke shikuar burrin drejt në sy, siç ishte zakoni i tij, e pyeti: “Çfarë thua të derdhim pak nga kjo kupë për perënditë? Mundem, apo jo?”
- Burri u përgjigj: “Ne përgatisim, Sokrat, vetëm aq sa mendojmë që është i mjaftueshëm per ate we duhet te bejme". “E kuptoj”, tha Ai por, unë mundem, madje dhe më duhet t’i lus perënditë ta ndihmojnë udhëtimin tim nga kjo botë në tjetrën. Këtë po bëj me këtë lutje dhe le të më plotësohet”. Pastaj ofroi kupën te buzët dhe me vendosmëri dhe kënaqësi piu helmin. Deri këtu shumica prej nesh ishim në gjendje të kontrollonim pikëllimin. Por kur e pamë Atë duke pirë dhe pamë, po ashtu, që e përfundoi kupën, nuk mundëm të përmbaheshim më, kundër vetes time edhe mua lotët më rridhnin çurg. Mbulova fytyrën dhe qava, jo për të, por për fatin tim të zi që duhej të ndahesha nga një mik i tillë. Nuk isha unë i pari pasi Kritoni, kur nuk mundi t’i përmbante lotët ishte ngritur në këmbë, dhe ashtu bëra dhe unë dhe në atë moment Apollodori, që vajtonte gjithë kohën, shpërtheu në të qarë me zë që na ligështoi të gjithëve.
-I vetmi, Sokrati, qe ruajti qetësinë e vet:
- “Çka është kjo shamatë e çuditshme?”, tha.
- Unë i largova gratë pikërisht që të mos silleshin në këtë mënyrë, pasi më është thënë që njeriu duhet të vdesë në qetësi. Andaj heshtni dhe bëhuni të fortë. Kur dëgjuam fjalët e tij u turpëruam dhe ndalëm lotët.
- Ai eci rrotull derisa, siç tha, këmbët filluan ta linin dhe pastaj u shtri në shpinë, siç ishte udhëzuar dhe burri që ia dha helmin kohë pas kohe ia prekte shputat dhe këmbët. Pas një kohe ia ndrydhi shputën shumë dhe e pyeti se a e ndiente?
- " Ai tha, “jo”; dhe pastaj këmbët dhe ashtu më lartë e më lartë, dhe na tregoi se ai ishte i ftohtë dhe i ngurtësuar. Pastaj i preku edhe një herë dhe tha:
-“ Kur helmi të mbërrijë në zemër ai do të vdesë”. -Ijët e tij kishin filluar të ftoheshin kur ai zbuloi fytyrën, pasi më parë kishte mbuluar veten, dhe foli fjalët, që ishin të fundit të tij: -" Kriton, ia kam borxh një gjel Asklepiut, mos harro ta paguash!
“Borxhi do të paguhet”, tha Kritoni.
- “A ke edhe ndonjë gjë tjetër që do të na thuash?”.
Në këtë pyetje nuk pati përgjigje; por pas disa çastesh u dëgjua një dridhje, dhe ai burri ia hoqi mbulesën. Sytë i kishte të ngurtësuar, dhe Kritoni ia mbylli sytë dhe gojën.
Ky ishte fundi i mikut tonë për të cilin mund të them se nga të gjithë njerëzit që kam njohur ne kohen e tij, ai ishte më i dituri, më i drejti dhe më i miri.
- Edhe Demokracia vret.
Thomas Robert MALTHUS
RedaktoAvni T. ÇELA
- Jetoi prej 14 shkurtit 1766 - 23 dhjetor 1834. - Ishte një klerik Anglez, studiues dhe ekonomist me ndikim në fushat e ekonomisë, politikes dhe demografisë.
- Në librin e tij të vitit 1798, një Ese mbi "Parimin e Popullsisë", Malthus vuri në dukje se: - Një rritje e prodhimit e per rrjedhoje e te ardhurave të një kombi përmirëson mirëqenien e popullatës.
- Por përmirësimi i mirqenies ishte i përkohshëm sepse u shoqerua me rritjen e popullsisë, e cila e riktheu ate ne nivelin e meparshem te jeteses. Me fjalë të tjera, njerëzit kishin një prirje:
-Të shfrytëzonin bollëkun për shtimin e popullsisë dhe jo per te ruajtur standardin e lartë të jetesës qe u artit nga rritja e prodhimit.
-Ky ishte konkluzioni i Thomas Malthusit, i njohur edhe si "Kurthi Malthusian" ose "Spektri Malthusian".
- Vet njerzimi ka një tendencë qe të rritet numerikisht derisa klasat e ulëta të viheshin ne vështirësi, per standartet e jeteses deri ne pamundesine per te perballuar urinë, mjekimin e sëmundjeve, etj. Malthus shkroi në kundërshtim me pikëpamjen popullore në Evropën e shekullit të 18-të që e shihte shoqërinë si të përmirësuar dhe në parim po aq të përsosur.
-Per Thomas Malthus, fuqia e popullsisë është pafundësisht më e madhe per te rritur numrin e vet se sa fuqia e saj per te prodhuar jetesë për njeriun.
- Në kete kohe ai ngriti pyetjen:
- Si lidhet rritja e popullsisë me ekonominë? - Pika kryesore e esesë së tij ishte që:
- Popullsia, per rrjedhoje nevojat, kerkesat e saj per te jetuar shumëfishohet gjeometrikisht ( progresion gjeometrik ) ndersa te ardhurat, materiale e financiare, në mënyrë aritmetike, ( progresion arithmetik ).
Ketu lind kontradikta midis kerkesave dhe te ardhurave te jane ne proporcion te zhdrejte.
- Malthus shkroi se: "Rritja e popullsisë është e kufizuar domosdoshmërisht me mjetet e jetesës, popullsia rritet pa ndryshim kur mjetet e jetesës rriten".
-Nga sa me siper, ne shifra rezulton se:
- Te ardhurat rriten ne progresion arithmetik e konkretisht:
1+2+3+4+5+...= 15.
- Kerkesat rriten ne progresion gjeometrik e konkretisht:
1×2×3×4×5×....= 120
- Siç e shohim te ardhurat jane ne shifren 15 ndersa kerkesa ne shifren 120.
120 : 15 = 8
- Kerkesat 8 here me te medha nga te ardhurat.
- Nisur nga sa me siper Malthus argumentoi se:
- Dy lloje të kontrolleve mbajnë popullsinë brenda kufijve të mundesise se jeteses: 1- Kontrolle pozitive, të cilat rrisin nivelin e vdekjes, dhe 2- Kontrolle parandaluese, të cilat ulin nivelin e lindjeve.
- Kontrollet pozitive përfshijnë urinë, sëmundjen dhe luftën. - -Kontrollet parandaluese perfshijne kontrollet e lindjeve, shtyrjet e martesave dhe beqarine.
-Rritja e shpejtë e popullsisë globale të shekullit të kaluar ilustron modelet e parashikuara të popullsisë së Malthus. Gjithashtu duket se përshkruan dinamikën socio-demografike të shoqërive komplekse para-industriale. Këto gjetje janë baza për modelet matematikore moderne neo-maltusiane të dinamikës historike afatgjatë.
- Malthus shkroi se në një periudhë të bollëkut të burimeve, një popullsi mund të dyfishohej në 25 vjet. - Sidoqoftë, marzhi i bollëkut nuk mund të mbahet pasi popullsia u rrit, duke bere te detyrueshme kontrollet e siperpermendura per rritjen e popullsisë.
Te pa aftet
RedaktoAvni T. ÇELA
- Te pa aftet, veç si te tille, jane edhe maxhorance e konsiderueshme sociale.
- Duke u ndjere keq ne perballjen me te aftet, ata dine te shfrytezojne mire:
- Qenien shumice ( sasia asnjehere nuk eshte cilesi ) dhe,
- Propaganden negative ndaj te afteve, e cila konsiston ne thashetheme, intriga, shpifje etj
- Me se paku me keto dy tregues ata, te pa aftet, arrijne te jene ne drejtimin e shoqerise.
INTERESAT DHE NDJENJAT, RAPORTI MIDIS TYRE
RedaktoAvni T. ÇELA
_ C’jane interesat?
_ Intreresat jane teresia e kerkesave te individeve ndaj vetes, shoqerise dhe natyres per te plotesuar nevojat jetesore sipas konceptit te seicilit individ.
_ Llojet e interesave:
_ Per nga permbajtja interesat jane dy llojesh:
_ Interesa materiale dhe,
_ Interesa shpirterore ( spiritualiste )
_ Per nga shtrirja ne kohe jane:
_ Te castit, dhe
_ Te perspektives
_ Raporti midis llojeve te interesave sipas permbajtjes:
_ Rol primar ne dy llojet e interesave kane interesat materiale. Nga plotesimi ose mos plotesimi I tyre varet deri edhe ekzistenca e individeve ne shoqeri.
_ Nuk mund te jene te pakonsiderueshme interesat shpirterore te cilat kane te bejne me ndjesite midis individeve, midis grupeve socilae, por vend te vecante interesat shpirterore gjejne ne familje.
_ Interesat shpirterore sherbejne si stimul I brendshem I individit per plotesimin e interesave materiale dhe pergjithesisht ekzistojne deri ne momentin qe midis individeve apo grupeve socilale ka interesa materiale.
_ Zakonisht me perfundimin e interesave materiale gradualisht shuhen edhe interesat shpirterore ose mbeten ne kuadrin etiko - moral.
_ Dicka per interesat ne familje:
Si ne gjithe shoqerine edhe ne familje ekzistojne interesat materiale dhe shpirterore. Dallim ben ketu sepse, te pakten ne dukje, ne nje familje normale dominojne interesat shpirterore.
Nga studimet qe jane bere nga sociologet eshte konstatuar se tek prindi ndaj femijes dominojne interesat shpirterore, gje e cila nuk ndodh tek femija ndaj prindit.
_ Raporti midis llojeve te interesave sipas shtrirjes ne kohe:
_Vend kryesor zene interesat e perspektives per vete arsyen se I sigurojne nje periudhe kohe relativisht te gjat individit ne plotesimin e interesave ne funksion te plotsimit te nevojave jetesore.
_ Interesat e castit zakonisht cfaqen per probleme kalimtare e te pa rendesishme ne plotesimin e nevojave jetesore te individit ndaj dhe jane pak te vleresuara ne praktiken e perditeshme por jo inekzistente.
- Interesat kane karakter:
1_ Filozofik, sepse, po te kemi parasysh shumellojshmerine e interesave te individeve apo grupimeve te ndryshme sociale me peshe ne mbarvajtjen e jetes se shoqerise, nga menyra e trajtimit dhe e zgjidhjes se tyre percaktohet menyra dhe niveli i jeteses se individit e per rrjedhoje e shoqerise por edhe trendi I zhvillimit shoqeror e deri vet ekzistenca e shoqerise.
2_ Psikologjik, sepse nga plotesimi apo mos plotesimi I interesave materiale e shpirterore te individeve ne nje shoqeri cfaqen problemet psikike te cilat per nga permasat qe marrin krijojne dukuri te rrezikshme per funksionimin normal te nje shoqerie.
Vec sa me siper ne rastet e mosplotesimit te interesave per aresye nga me te ndryshmet ngacmohet fort sistemi nervor dhe ne vartesi te temperamentit te individit mund te kete veprime agresive.
_Nje individ me temperament sanguin ose kolerik mund te jene te rrezikshem ne rastin kur nuk iu plotesohen interesat e sidomos padrejtesisht. Ndersa nje individ me temperament flegmatik apo melankolik mund te jene me paqesor. Kjo ka te beje me procesin psikologjik se si komfortohet sistemi nervor me ngacmimin qe merr nga rasti konkret I mosplotesimit te interesave. Jemi te njohur me raste deri ne vrasje neper spitale, parkime etj. te cilat e kane bazen tek arsyet e mesiperme.
3_ Ekonomik, per vete faktin e thjeshte se per plotesimin e interesave materiale te individit duhet te zhvillohet mire biznesi ne teresine e elementeve dhe te llojshmerise se tij, nga biznesi me I thjeshte ai familjar e deri te biznesi I madh I organizuar ne forma tashme te njohura per te gjithe.
C’jane Ndjenjat?
_ Ndjenjat jane perjetimi nga individet i realiteteve sociale apo natyrore qe ndikojne pozitivisht apo negativisht ne realizimin e interesave te tyre materiale apo shpirterore.
_ Po ti referohemi praktikes se jetes se perditeshme, ne fund te cdo dite, si rezultat i plotesimit apo mos plotesimit te interesave, materiale apo shpirterore, realizimit te objektivave ditore te punes, ecurise se gjendjes shendetesore, krijimit te nje miqesie te re apo krijimit te nje konflikti, ne vartesi te ketyre, kemi nje gjendje te caktuar psikologjike ose e thene ndryshe nje ndjenje apo perjetim pozitiv ose negativ.
_ Kjo tregon se ka nje raport te caktuar midis interesave dhe ndjesive.
_ Cili eshte raporti midis interesave dhe ndjenjave?
_ Ne raportin midis interesave dhe ndjesive paresore, percaktuese jane interesat. Ndjenjat jane gjithmone ne funksion te tyre.
_ Konkretisht, te gjithe jemi deshmitar se, si rezultat i plotesimit te interesave materiale apo shpirterore, ose e thene ndryshe, kur kemi nje dite te mbare, edhe perjetimi i dites eshte i kendshem.
Thene ndryshe, kur na plotesohen interesat, ndihemi mire, kur nuk na plotesohen ndihemi jo mire.
_ Kur ne nje institucion shteteror apo gjithkund ku individi kerkon te zgjidhe nje problem nga i cili ploteson nje interes vetiak te caktuar, problemi qe ben prezent te zgjidhet, ( plotesohet interesi ), cfaqen ndjenjat e kenaqesise, te lumturimit, te respektit, te dashamiresie ndaj punonjesit te Admistrates Publike apo ndaj personit qe ne rastin konkret te kryen sherbimin.
_ E kunderta ndodh ne qofte se problemi nuke te zgjidhet ( nuk plotesohet interesi ), sidomos padrejtesisht ose per neglizhence te individit qe duhet ta kryej kete pune, Ne keto raste cfaqen ndjenjat e revoltes, antipatise, te pakenaqesise apo deri ne urrejtje.
Te gjithe, pavaresisht se ne c’mase, jemi subjekt dhe deshmitar te ketyre dukurive, te perjetimit te ndjesive ne vartesi te plotesimit apo jo te interesave. Ndihemi mire kur ptoblemet i zgjidhim ose na i zgjidhin kur nuk eshte ne mundesine tone dhe ndihemi keq kur ndodh inversi.
_ Hedonizmi, shkolla e etikës argumenton se kënaqësia është e vetmja e mirë e brendshme dhe vjen nga plotesimi i interesave vetiake, te grupit apo tere shoqerise.
JETA TE MENÇURON DHE TE NDIHMON.
RedaktoAvni T. ÇELA
Se pari:
- Te mençuron me experiencat qe " te dhuron ", te mira e te kqia, dhe te ndihmon, per te ditur te perballesh me lehte me to duke mos i perjetuar si me pare, qofshin te perseritura qofshin te reja.
Se dyti :
- Te mençuron me mundesine qe te jep per te krijuar relativisht njohjen e plote per ata qe te rrethojne dhe te ndihmon, per te mos u ndjere keq ndaj perballjes me bëmat te tyre jo rralle te kqia, te pabesa etj. etj.
"Moj e bukura MORE ".
RedaktoAvni T. ÇELA
- Ç' far nuk dime per kete kenge qe thuajse eshte bere himn i shqiptareve te Italise ( Arberesheve )?
-Më 1206, në hapësirën e Moresë kalon Kryqëzata e IV. Më 1262, Morea bie përsëri në duart e Perandorisë Bizantine e cila krijoi "Despotatin e Moresë" dhe më vonë kalon nën sundimin e Paleologeve.
- Me kalimin e viteve shqiptaret vleresohen nga autoritetet e Bizantit si luftetare te zote dhe besnik te atyre qe i paguanin. Per kete aresye shume shqiptare u thirren nen arme si mercenare ne teritoret greke e sodomos ne More.
- Veç ketij faktori, ne shekullin e 13- te e me tej, sidomos gjate pushtimit te Car Stefan Dushanit, ne dekaden 1340-1350, Shqiptaret emigruan ne mase drejt jugut dhe u vendosen ne disa treva te Greqise por kryesisht ne More. - Ata perdoren si mercenare(stratiote) nga Despotet Greke, dhe populluan zonat e rrafshuara nga sulmet turke.
Keshtu shqiptaret filluan te luajne nje rol te rendesishem ne ngjarjet e kohes ne Greqi, sidomos ne luftimet kunder pushtimit Osman.
- Më 1460, Morea u mor nga forcat e Perandorise Osmane të udhëhequra nga Sulltan Mehmed II, ( Fatih Pushtuesi ).
- Ne kete periudhe shqiptaret per t'iu shmangur pushtimit Osman dhe per te ruajtur besimin fetar, largohen nga Morea ne perendim, drejt Italise, ku siç dihet jane kolonite Arbereshe.
- "MOJ E BUKURA MORE " , eshte kenga " himn " e tyre.
-Kjo është një vjershë dhe një ndër këngët më të popullarizuara të Arbëreshëve të Italisë dhe në trojet shqiptare.
- Dokumenti i kësaj kënge për herë të parë gjendet në dorëshkrimin e Kieutit botim i vitit 1708 . Më pas këtë material e ka ribotuar në librin e tij filologu arbëresh Dhimitër KAMARDA (1821-1882), në vitin 1866.
Në këtë lëndë është publikuar teksti i kësaj kënge i shkruajtur në shqip, por me alfabet grek.
- TEXTI ORIGJINAL:
- Moj e bukura More,
-Si të lash e më ngë të pash,
-Si të lash, si të lash,
-Siç të gjeta ngë të lash.
-Atje kam unë zotin At,
-Atje kam unë zonjën Mëmë,
-Atje kam dhe tim vëlla,
-Gjithë mbuluar,
të gjithë mbuluar,
të gjithë mbuluar nën dhe.
-Ah e bukura More!
- PO KUSH ESHTE MOREA?
- Kujt i kendojne Arbereshet e Italise tek " Moj e bukura More"?
- MOREA:
- Nga Greqishtja:
- Μορέας ose Μωριάς) ishte emri i Gadishullit të PELOPONEZIT në Greqinë Jugore gjatë Mesjetës dhe periudhës së hershme moderne, vendbanimit te ketyre shqiptareve per me shume se nje shekull.
- Emri
" MORE " u përdor:
- Nga Bizanti për krahinën Bizantine të njohur si "Despotati i Morese",
- Nga Perandoria Osmane, për "Morea Eyalet" dhe,
- Nga Republika e Venecias, për "Mbretërinë jetëshkurtër të Morese".
- Me kete emer, " MOREA ", ka nje hotel ne Prevall te Prizrenit.
Une kam qene atje vitin e kaluar me pushime dhe nga interesimi qe bera mesova se emri ishte i motivuar nga " MOREJA" e Shqiptareve te Italise.
" ACIBADEM ", NJË MARKË BOTËRORE NË SHËNDETËSI.
RedaktoAvni T. ÇELA
- Turqia, një shtet që në sajë të joshjes historike dhe turistike po rrit shpejt numrin e turistëve që e vizitojnë, është gjithashtu një tërheqje e madhe në aspektin e turizmit mjekësor. Investimet e bëra në veçanti në sektorin e shëndetësisë e kanë dalluar këtë vend si një yll në rritje në botë. Tani, shumë vende preferojnë Turqinë për shërbimet e kujdesit shëndetësor. Shërbimet ofrohen në standardet botërore me ekspertë me përvojë ndërkombëtare, me spitale të pajisura plotësisht dhe pajisje të teknologjisë së avancuar. Acıbadem, një nga qendrat kryesore mjekësore të Turqisë, është në krye si një markë botërore në shërbimet e specializuara mjekësore.
Grupi Shëndetësor Acıbadem, i cili është një qendër ndërkombëtare e referencës për një numër trajtimesh të komplikuara që kërkojnë teknologji të përparuar dhe përvojë, për herë të parë hyri në sektorin e shëndetësisë në vitin 1991. Duke u rritur me shpejtësi gjatë viteve, sot grupi siguron shërbime gjithëpërfshirëse trajtuese dhe diagnostikuese, me 17 spitalet e përgjithshme dhe 13 qendrat mjekësore. Kompanitë mbështetëse ofrojnë shërbime për spitalet dhe qendrat mjekësore, si dhe në fusha të tjera të shëndetësisë nëpërmjet modelit të “shërbimeve të integruara të kujdesit shëndetësor” të krijuar nga grupi. acibadem-e1412002306436[1]
Zinxhiri i dytë më i madh mjekësor në botë
Në vitin 2012, Grupi Shëndetësor Acıbadem u bë pjesë e Zinxhirit të Dytë më të Madh Botëror Të Kujdesit Shëndetësor me formimin e Kompanisë Ndërkombëtare të Kujdesit Shëndetësor (IHH). Grupi Shëndetësor Acıbadem ka qenë nën përkatësinë e IHH, e cila që nga viti 2012 është një rrjet shëndetësor global. IHH është një investim i përbashkët i familjeve Khazanah të Malajzisë, Mitsui të Japonisë dhe Aydinlar të Turqisë. IHH menaxhon Fakultetin Ndërkombëtar të Mjekësisë në Malajzi, si dhe një rrjet të gjerë spitalesh dhe qendrash mjekësore të markave Parkway, Pantai dhe Apollo në Malajzi, Singapor, Indi, Kinë dhe Brunei.
Rrjeti i integruar i shërbimeve të kujdesit shëndetësor përtej të qenit vetëm një spital
Përveç spitaleve dhe qendrave mjekësore Grupi Shëndetësor Acıbadem dallohet si një rrjet i integruar i shërbimeve të kujdesit shëndetësor, i cili ofron shërbime të kujdesit shëndetësor. Menaxhimi i Projekteve Acıbadem harton, ndërton dhe pajis projekte spitalore të gatshme për tu zbatuar në Turqi dhe jashtë vendit. Agjencia e Sigurimeve Acıbadem ofron sigurimin e jetës dhe shërbime të TPA (Administrata e Palës së Tretë). Acıbadem Mobile jo vetëm që ofron shërbime shëndetësore në rrugë, në shtëpi, në zyrë dhe jashtë zonave industriale të qytetit, por gjithashtu siguron shërbime tradicionale si transporti emergjent i pacientit, ambulancat dhe telemjekësia. A-Plus ofron shërbimet për menaxhimin e objektit të tilla si ushqim dhe pije, dhomë lavanderie dhe shërbime të pastrimit për operacione mjekësore të shkallëve të ndryshme. Acıbadem Labs tërheq vëmendjen si ofrues i shërbimit më të gjerë laboratorik duke përfshirë gjenetikë, patologji, dhe bankën e qelizave staminale dhe qelizave të palcës kurrizore. Me Fakultetin e Mjekësisë dhe shkollat e infermierisë dhe administrative është i përkushtuar për të pasuruar eksperiencën e sektorit mjekësor të Grupit nëpërmjet trajnimit dhe edukimit të gjeneratave të ardhshme të profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Qendrat e përsosmërisë në shërbimet shëndetësore acibadem shume. Me një staf ekspertësh të pajisur me përvojë ndërkombëtare, me pajisje të teknologjisë së fjalës së fundit, me një infrastrukturë të fortë teknologjike dhe me një qasje në kujdesin shëndetësor të akredituar nga Komisioni i Përbashkët Ndërkombëtar (JCI – Joint Commission International), Acıbadem është zgjedhja e preferuar për pacientët turq dhe të huaj. Duke vendosur qendra ekselence në shërbimet e kujdesit shëndetësor, Acıbadem ofron një qasje multi-disiplinore për shërbime në këto qendra. Acıbadem bën diferencën me 7 Qendrat e Kancerit që mundësojnë ndërhyrje kirurgjikale, radioterapi dhe kimioterapi; 12 Qendrat e Kujdesit Shëndetësor të Zemrës për të rriturit, 9 Qendrat e Kujdesit Shëndetësor Riprodhues që sigurojnë një trajtim të plotë IVF; 5 Qendrat e Transplantimit të Organeve të afta për kryerjen e transplantimit të mëlçisë, veshkave dhe palcës së kockës; 1 Qendër e Kujdesit Shëndetësor të Shtyllës Kurrizore që siguron trajtim për të gjitha deformimet e lidhura me shpinën kurrizore; 8 Qendra të Mjekësisë Bërthamore dhe me 5 qendrat e Kirurgjisë Robotike me shërbime kuruese dhe diagnostikuese, ku mund të kryhen procedurat më të avancuara kirurgjikale në botë. Gjithashtu Qendra e Ekselencës e Kujdesit Shëndetësor të Mjekësisë Sportive, e cila është e para dhe e vetmja qendër e kujdesit shëndetësor e akredituar nga FIFA në Turqi, është në kuadër të strukturës Acıbadem.
Replikë:
RedaktoAvni T. ÇELA
Ai: ...Te bukura dhe me shume klass, por mbi te gjitha, eleganca , me te cilen prezantonin veten.
...Ishin vitet”50, kur nuk kishin as botox, pa xhinse te grisura, pa tatuazhe!!!!
Une:
E verteta, origjinalja jane gjithmone kreu i vlerave qofte ne forme qofte ne permbajtje.
Keto foto provojne ç' ka thash me lart.
Por Perendia eshte doreshternguar ne dhenien e bukurive te tilla tek qeniet njerezore.
Por te jete i bukur deshiron gjithkush dhe eshte e drejte njerezore.
Kete deshire dhe te drejte mendimi i shoqerise njerezore e ka bere sot realitet me perdorimin e atyre treguesve qe ti permend si botox.....
Ketu veprojne dy vektore:
- Deshira njerezore per te qene i bukur, dhe
- Komerci qe e ben realitet kete deshire.
Ne perfundim ne s' kemi origjinalitet por fasade te bukur ne imazhin e njerezimit, kemi.
Edhe ne lulishte jo te gjitha lulet kane kurore te bukur por bahçevanet i bejne ato te gjitha te bukura.
Le te pranojme deshiren normale te njerzve per tu bere me te bukur dhe aftesine e shoqerise per ta bere kete realitet.
Origjinalja eshte pak dhe nuk e permbush kerkesen e ndjesise njerezore per te pare te bukuren gjithkund.
Edhe fasadat e pallateve, edhe imitacionet e veshjeve etj. etj. mendoj qe i sherbejne nevojes shpirterore te shoqerise per te qene apo per te pare " bukuri".
Po ti referohemi thenieve te popullit qe lashte e konstatojme kete nevoje shpirterore te njerezimit.
Konretisht:
- Nje djale i rene ne nje humnere, i vdekur, " kur shikon" qe galat i vijne rrotull per ta perdorur per ushqim, ai iu thote:
" - O ju gala qe kaloni , syt' e zes mos mi ngacmoni, -Syt' e zes mos mi ngacmoni, se jam djal' e me shemtoni.
Edhe i vdekur, djali do te jete i bukur.
- Bilbilejte, kur i thirren per ti varur, e dinin qe do vdisnin, por kerkuan nje kreher, qe te vdisnin te bukur.
Ta mirkuptojme e pranojme deshiren dhe veprimet e njerzve per te qene te bukur!
Kolë IDROMENO, nga Parga e Çamerise.
RedaktoAvni T. ÇELA
I njohur gjerësisht si Kolë apo Kól IDROMENO, (Shkodër, 15 gusht 1860 - 12 dhjetor 1939).
Kush ishte Kol IDROMENO? __________ Kolë IDROMENO, është me origjinë nga Parga e Çamërisë. Prindet e tij u larguan nga Parga ne Korfuz ne kohen e Ali Pashe Tepelenes dhe me pas ne Shkoder. Ishte i biri i Arsenit dhe i Roza SARAÇIT. Arseni dhe Roza kishin vetëm dy fëmijë: Kolën dhe Tonia IDROMENO. Kur u kthyen në Shkodër, Kola mori pjesë në lëvizjen antiosmane për pavarësinë e Shqipërisë, duke qenë në rrethin e intelektualëve të kohës.
-Nga Pjetër Marubi, i pari mësues i Idromenos, ai mori mësime si piktor, si arkitekt dhe fotograf.
- IDROMENO,i përfshirë mes krijimtarisë në disa zhanre të artit, veçanërisht ne ate te pikturës do t’i jepte të gjithë vibrimin e jetës.
- Ndaj nuk mund të harrohen disa nga tablotë më të njohura për publikun si:
- “Portreti i Skënderbeut”, “Dasma Shkodrane”, “Plaku i Postribës”, “Oborr shtëpie shkodrane” etj.
-Në vitin 1885 ai hapi studion e tij fotografike në Shkodër “Dritëshkronja e Kolës”, ndërsa më 1912 solli për herë të parë në Shqipëri aparatin për shfaqje filmash, duke patur marrëveshje me vëllezërit francezë Lumiere.
- IDROMENO si urbanist dhe arkitekt autodidakt, ka projektuar mbi 60 ndertesa publike e private midis te cilave mund të përmendim: - Vilën e Shirokës ose Vila e Mbretit Zog, ne vitet 1925– 1926, Çentralin elektrik te Shkodres ne vitin1928, Banken e Shtetit ne1930, Kinemane Rozafat ne 1935, Kafen e Madhe ne 1935) etj, etj.
" MARUBI" nga Piacenza dhe fotot nudo.
RedaktoAvni T. ÇELA
Fototeka “MARUBI” ka funksionuar prej vitit 1856 ne studio e nga 1958 edhe ne natyre në qytetin verior të Shqipërisë, Shkodër.
Kjo fototekë është një ndër institucionet kulturore më të vjetra në Shqipëri, me një histori 164-vjeçare.
-Themeluesi i fototekes "MARUBI",
Pietro (Pjetër) MARUBI, eshte lindur në Piacenza te Italise në vitin 1834.
- Ishte fotografi i parë në Shqipëri e Ballkan. Ishte gjithashtu arkitekt, piktor e skulptor i aftë.
- Duke përjetuar nacionalizmin Italian dhe levizjet maciniane e ato garibaldine, u gjend i përfshirë në vrasjen e Kontit të Piaçencës. Asokohe qyteti qeverisej nga austro-hungarezët për të cilët lëvizjet garibaldine ishin një halë në sy. Këto rrethana politike e dëtyruan të zhvendosej drejt Ballkanit.
Ne fillim vendoset ne Korfuz e prej aty ne Vlore. - Me keshillen e Konsullit Italian ne Vlore, vendoset në Shkodër sepse atje "ka katolikë" Qyteti i Shkodres atëherë, bashkë me Janinën ishin qendrat e dy vilajeteve më të mëdha dhe qendra të kulturës në trevat shqiptare.
Qyteti e priti " me krahe hapur" dhe deri ne
vitin 1903, gati gjysem shekulli, Pietro, ushtroi aktivitetin thuajse ne gjithe veriun e Shqiperise.
- Pas vdekjes se Pietros, Kel MARUBI do të trashëgonte studion fotografike.
- Kel MARUBI jetoi dhe punoi në një periudhë të rëndësishme historike për shqiperine që përkon edhe me aktivitetin politik të Mbretit Zog, prandaj ai do të ishte edhe fotograf zyrtar i Oborrit Mbretëror, ku janë fiksuar foto nga data të rëndësishme historike për Shqipërinë, aktivitetin e Mbretit Zog, etj.
- Kel MARUBI e dërgoi djalin e tij Geg MARUBI për shkollim në Francë, dhe kur u kthye në Shqipëri ai së bashku me të atin vijuan aktivitein në studio duke u bere keshtu tre breza te fotostudios " MARUBI ".
- Shqiptarja e parë që pozoi nudo tek " MARUBI "
-"Malësorja e paemër " ishte gruaja e parë shqiptare që guxoi të zhvishet para aparatit të Pjetër MARUBIT por jo e vetme.
Ne fototeke jane gjetur disa femra që thyen tabutë…në studion “MARUBI”
-Fotografia topless e kësaj femre malësore, me tipare të egra, e veshur me kostum popullor, e paemër, dëshmi e gjallë e një të vërtete që daton në vitin 1878, u zbulua shumë vite më pas, afro 126 vjet më pas, në skutat e errëta të fonotekës “Marubi”.
Quhet thjesht “Portret gruaje”. Kurioziteti që ngjalli kjo fotografi, nxiti kërkimin për të tjera femra në fonotekën “Marubi”. E u zbulua se ekzistonin dhe disa femra të tjera të fotografuara jo vetëm nga Pjetër MARUBI, por edhe nga Kel e Gegë MARUBI.
Gjetja e këtyre fotove, duke menduar kohën kur janë realizuar, kur sigurisht ishte shumë e vështirë të bindje një femër të pozonte para aparatit fotografik me kostumin popullor të krahinës (aq më veshtire të zhvishej), pasi zbriste për në Pazarin e madh të Shkodrës, është konsideruar zbulim i madh.
- Fototeka " MARUBI" funksionoi per 84 vjet ( 1856 - 1940 ) e drejtuar nga tre breza
" MARUB", Pietro, Kel dhe Gege MARUBI.
Në të mund të gjesh negativë me tema të ndryshme dhe figura po kaq të shumëllojshme, si pashallarë, vezirë, oficerë turq dhe deri konsuj të kombësive të ndryshme, italianë, francezë, austriakë, anglezë, rusë, grekë, serbë, figura nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore dhe figura shqipëtarësh të rëndësishm si Luigj Gurakuqi, Fishta, Mjeda, Asdreni, Koliqi, Lasgush Poradeci, Migjeni, Azem e Shote Galica e shumë e shumë figura të tjera të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Sali NIVICA, patriot dhe politikan shqiptar
RedaktoAvni T. ÇELA
- Sali Nivica u lind më 15 maj 1890 në Rexhin të Kurveleshit të Sipërm, rrethi Tepelenë. U vra më 10 janar 1920 nga Kole Ashiku në Shkodër. EDUKIMI: __________ - Në vitin 1904 filloi studimet e - shkollës së mesme në gjimnazin 'Idadi Mylyqi' të Manastirit. Aty u lidh me atdhetarin Bajo Topulli, themelues i 'Komitetit të Parë Kryengritës për çlirimin e Shqipërisë, aktivist i të cilit u bë edhe djaloshi Sali Nivica, sidomos me shkrime me frymë të fuqishme atdhetare në shtypin e kohës. Dy vitet e fundit të shkollës së mesme Saliu i përfundoi, në vitin 1909, në gjimnazin Zosimea të Janinës. Aty ai vijoi të merret me veprimtari atdhetare, bëhet anëtar i klubit 'Shoqëria Shqiptare' dhe shkruan në shtypin e kohës. Është redaktori i vetëm i gazetës 'Zgjimi' dhe bashkëpunon shpesh me gazetën 'Liria'. Në Janinë, bëhet mësues para kohe duke mbledhur nxënës të klasave më të ulëta të Idadijes së Janinës dhe u mësonte atyre gjuhën shqipe. - Në prag të shpalljes së Pavarësisë, Saliu, u zgjodh nga Luigj Gurakuqi që ta shoqëronte atë gjatë vizitave në disa kryeqytete të Evropës. Ishte pjesëmarrës në grupin që përgatiste kryengritjen antiosmane në shkallë kombëtare. Komiteti Organizator e cakton Sali Nivicën dhe Nikoll Kaçorrin të merret me përgatitjen e koordinimin e kryengritjes në Shqipërinë e Jugut. Duke u nisur nga Durrësi, ku Nikolla ishte i dënuar me arrest shtëpie e nuk mund të lëvizte, Saliu shkon i vetëm në Vlorë, Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Kurvelesh, Tepelenë, Berat dhe takohet me parinë e krahinave dhe njerëzit atdhetarë për t'u organizuar. Mori pjesë drejtpërdrejt në organizimin e kryengritjes së parë antiosmane në Kurvelesh e me pas në Manastirin e Cepos në korrik 1911, ku morën pjesë paria dhe mbi 800 burra të armatosur nga Çamëria, Delvina, Saranda, Gjirokastra, Përmeti, Tepelena, Vlora etj. - Në korrik 1912, i gjendur në Durrës si mësues, pasi ishte transferuar nga Berati ku sherbeu si instruktor për arsimin, per veprimtaritë e tij antiosmane, arrestohet dhe burgoset në Stamboll. Lirohet nga burgu me ndërhyrjen e Ismail Qemalit dhe fillon punën e mësuesit të gjuhës shqipe në 'Robert College', filisl Amerikan në Stamboll, ku krijon edhe drejton shoqërinë "Qarku Letrar". - Në vitet 1914-1915 bashkëpunoi me publicistin e atdhetarin Muço Qulli për botimin e gazetës "Populli" e cila u botua prej tij ne Shkoder prej vitit 1916 drri ne 10 Janar 1920 kur e vrasin. - Më 6 shkurt 1918 ftohet dhe bëhet anëtar i "Komisisë letrare", të krijuar në Shkodër më 1916, ku dha një kontribut të veçantë për probleme të lëvrimit të gjuhës shqipe ilegale në Shkodër.
Është ndër organizatorët e krijimit dhe zgjidhet anëtar i Kryesise se Komitetit 'Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" prej 7 anëtarësh me 7 nëntor 1918. Aty bashkëpunoi me figura të ndritura kombëtare si Hoxha Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Kel Marubi, Sotir Peçi, Elez Isuf Ndreu, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Vinçens Prenushi, Sejfi Vllamasi etj. Si anëtar i Kryesisë, ai vuri në dispozicion të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës gazetën e tij "Populli", zyra e së cilës u zhvendos në oborrin e ndërtesës së Komitetit. Nga numri i parë e deri te ai nr.19 gazeta doli me moton 'Për lavdinë e Atdheut' dhe, gjatë punimeve të 'Konferencës së Paqes në Paris', deri te numri i fundit, numri 48, me 10 janar 1920 duke ju përgjigjur zhvillimeve brenda dhe jashtë vendit e për mbrojtjen e tërësisë së territoreve shqiptare, doli nën moton 'Për indipendencën e plotë të Shqipërisë'.
- Gazeta "Populli" botohej kryesisht në dialektin gegërisht, por që lexuesi do të lexonte edhe në dialektin toskërisht. Nën drejtimin e Sali Nivicës, duke qëndruar në pararojë të mendimit atdhetar të kohës, ajo u bë shprehëse e programit politik të Komitetit dhe e interesave mbarëkombëtare, sipas të cilit:
"Duhet me i dalë zot vetsundimit e tanesisë toksore të Shqipnisë, me përdor çdo mjet me çlirue Kosovën dhe Dibrën, e çdo vend ku flitet shqip e me u bashkue nën sundim të Shqipërisë së lirë".
Gazeta " Populli " prej vitit 1919, u shpernda jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë shtetit , në Francë, Itali, Zvicër dhe SHBA. Veprimtaria e tij atdhetare e publike ishte pengesë për planet aneksioniste serbo-sllave, italiane e greke. Ndaj më 10 janar 1920, në prag të ngjarjes së madhe kombëtare, të mbledhjes së Kongresit të Lushnjës, u vra në Shkodër nga Kolë Ashiku, njeri i vënë në shërbim të forcave pushtuese serbe e italiane, i paguar dhe i armatosur posaçërisht. Shkodra, ditën e varrosjes, i bëri Saliut të gjitha nderimet e rastit, duke e shpallur ditë zie. Nderime: __________ Sali NIVICA, pervec se Antar i Kryesise se "Komitetit Kombetar per mbrojtjen e Kosoves", Botues i gazetes " Populli " prej vitit 1916 - 1920 ne Shkoder, mban disa tituj e dekorata: - Mësues i Popullit, 1961. - Dëshmor i vjetër i Atdheut 1971. - Me vendim Nr.6849 më 17 janar 2011 Sali Nivicës iu akordua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, "Urdhri Nderi i Kombit" Emri i patriotit Sali Nivica mbahet nga disa institucione arsimore siç është gjimnazi i përgjithshëm i Memaliajit, e nga disa shoqata atdhetare. Emrin e tij e mbajnë gjithashtu disa rrugë në Shqipëri e Kosovë, si në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Prishtine.
"Sa me shume njoh njerzit, aq me shume i dua kafshet". Mark TWAIN.
RedaktoAvni T. ÇELA
Emri i vertete:
- Samuel Langhorne Clemens. ( 30.11 1835 – 21.04 1910).
__________
-A thoni se Twain ka qene i dehur a i dalldisur kur ka shprehur kete definicion per njohjen e raportet e tij me nje pjese te shoqerise njerezore dhe me kafshet, e midis tyre parapelqen kafshet?
- Apo shoqeria njerezore perhere ka mbajtur e mban brenda vetes edhe modele kaq te kqia individesh, si " Bletet meshkuj te cilet Mëma i vret", ndaj te cileve njerzit e vertete e te ndershem, njerzit me integritet te larte, ndjejne neveri deri ne ate mase sa parapelqejne kafshet?
- Po realizimi i filmit
" Hachikõ " mos ka te beje pikerisht me ngritjen ne art te definicionit te Twain?
- Shkurt historia e Qenit Hachikō:
__________
- U lind më 10 nëntor 1923, në një fermë afër qytetit Aedate, Prefektura e Akitës. Në vitin 1924, Hidesaburō Ueno, një Profesor në Universitetin Perandorak të Tokios, e mori Hachikõ- n të jetonte me te në Shibuya, Tokio, si kafsha e tij e përkëdhelur. - Hachikō takohej me Profesorin në Stacionin Shibuya çdo ditë. Kjo vazhdoi deri më 21 maj 1925, kur Profesori Ueno vdiq nga një hemoragji cerebrale ndërsa ishte në punë.
-Prej atëherë deri në vdekjen e tij më 8 mars 1935, per 10 vjet pas vdekjes se Profesorit, Hachikō kthehej në Stacionin Shibuya çdo ditë për të pritur kthimin e profesorit Ueno.Kuptohet kush e kujtoi me gjat Profesorin, koleget apo Hachikõ.
- Besnikeria eshte virtyt i shoqerise njerezore. Sa eshte shoqeria njerezore koshiente dhe korrekte me kete virtyt?
- Mos valle ky definicion i Mark TWAIN, ka vlere vetem per kohen ne te cilen ai e ka thene?
- Mendoj qe numri prononcimeve do te jete tregues per aktualitetin e definicionit te Twain.