Hero modern i kohes modern…

        Kosova ka qene vendi me luftra te panderprera,ka perballuar stuhi  e agresione te pa numerta.Ne keto kushte ne Kosove kane lindur trima ,luftetare,deshmore e patriot,heronje e komandant legjendar…Veprimtaria heroike e burrave te  Kosoves ,lindi ne lufte dhe vetem ne lufte ,sa here armiku eshte futur  ne vend,kur ka filluar te plackis,te vras e te masakroje njerezit e pafajshem.Ne keto kushte te veshtira ishte domosdoshmeri qe ky popull te mbrohej nga dikush.
       Heroizmi i burrave te Kosoves lindi nga sulmi direkt i armiqeve te tij,pamundesia per t’ju shmangur ketyre masakrave,prodhuan  trima e heronje per te perballuar situaten ne keto kohe te veshtira.Humanizmi i ketyre trimave lindi si rezultat,per mbrojtjen e nderit, dinjitetin,te njerezve te tyre me te afert te gjakut,fshatit apo krahines,nga pushtuesi,qe  kerkonte te vriste plackiste  e te masakronte njerezit e pafajshem.
        Atdhetarizmi e patriotizmi i tyre lindi si rezultat i bashkimit te popullit per t’I bere ball sulmeve gjakatare te armiqve,per te ruajtur territorin dhe njerezit e tyre ne keto kushte teper te veshtira.
       
     Ne vendin tend çdo gje te bukur ,-je i detyruar ta shijosh me kenaqesi te madhe.
            --Çdo gje te keqe ,je i detyruar ta perballosh sa do e veshtire qe te jete ajo.
    - Çdo sulm sa do barebare qe te jete ndaj vendit e njerezve te tu, ---je i detyruar ta perballosh me çdo çmim.
   --Ate vend ku te ka ra koka ,--je i detyruar ta duash dhe ta mbrosh me çdo kusht.
       Duke analizuar sa me larte,ai qe gjykon, mendon,arsyeton,del ne pah se heroizmi,humanizmi,patriotizmi ,i Halit Cokes ,ka dicka te vecante nga  keto cilesi te burrave te Kosoves.Baza e ketyre cilesive tek Halit Coka eshte vullnetarizmi,ndjenja e thelle  qe buronte nga shpirti i tij sa human aq dhe patriot..
     E per keto cilesi Halit cokes ,i takon shume, me teper,per t’ja lartesuar sejcilen prej tyre dhe,edhe keto percaktime te miat nuk mjaftojne per ti plotesuar sa duhet.
-  Humanizmi me ideal i takon , --vetem Halit Cokes..

-Trim mbi trimat , --eshte Haliti. -Patriot dhe atdhetare,--qendron me larte –eshte Halit Coka


--Hero dhe me kryelarte per kombin eshte ,--- Haliti.. Keto cilesi burrerore ,nuk ia dhuroi askush,nuk ia imponoje as vendi,se nuk jetonte ne Kosove,as sulmet armike;se ishte larg tyre,as lufta per tu vetembrojtur,pasi nuk ekzistonte nje mundesi e tille,por.. ndjenja e thelle qe buronte nga zeri i ndegjegjes,nga thellesia e shpirtit luftarak shpalosi:

--Humanizem te thelle per njerezit e pa mbrojtur.

--Heroizmin e pashembullt,per te mbrojtur,te masakruarit,nga barbaria shekullore qe mbiu ne zemer te Kosoves. .—Nacionalizmin demokratik,per njerezit qe vuajne nga turturat misterioze e te papara.. --Atdhetarizem e patriotizem shembullor gjer atje ku ka kembe shqipetari dhe merr sa do pak fryme atje ku jeton.ishte me zemer dhe me shpirte Haliti!…

     Jeta e dhuruar ,nga Haliti,si gjeja me e shtrejte dhe e pazevendsueshme,ne ne vendin ku ai nuk  ka lindur,por atje ku kan lindur e luftuar herojte me me ze te   Kosoves…
    - Heroizmi i Halit Cokes, pushon nen hijen e shpates se Millosh Kopiliqit qe hodhi ne toke koken e Sulltan Mehmetit!….
    


--Heroizmi i Halit Cokes pushon ne gjoksin e Mic Sokolit,qe i vuri gjoksin topit te turkut…


Heroizmi i Halit Cokes rrezaton drite ne majen e lisit te Sef Koshares,te varura nga forcat turke..

--Pushon afer Hasan Prishtines,degjon zerin e Shote e Azem Galice