Perparesia e Bicikletes‏

Redakto

Nje biciklete eshte nje mrekulli inxhinjerike, nje mjet ku investohet 10 kg metal dhe goma, arrin eficencen e levizjes individuale nje me 3. Nje person mund te cvendoset 10 km lehtesisht me energjine qe clirone ne trupin e tij vetem nga ngrenia e nje patateje, gje qe po te krahasohet me nje automobile qe kerkon se paku nje ton material per te transportuar nje person eshte jashtezakonisht eficent.

Bicikleta ka shume ane terheqese sin nje forme e transportit personal. Ajo nuk shtyp njerez, e ul ndotjen e ajrit, redukton mbishendoshjen (obesivitetin), rrit formen e mire fizike (fitness), nuk leshon gaz karbonik shkaktarin e ngrohjes globale, dhe eshte brenda kostos se mundeshme per miliona njerez qe nuk mund te blejne dhe mbajne nje makine.

Bicikletat rrisin levizshmerine nderkohe qe ulin aksidentet rrugore si dhe hapesirat e zena nga parkimet e makinave. 6 bicikleta mund te levizin ne hapesiren qe ze ne levizje nje makine. Persa I perket parkimit perparesite e bicikletes jane edhe me te medha: me 20 bicikleta mund te zeshe te njejten hapesire qe ze nje makine.

Prodhimi boteror I bicikletave arriti ne 94 milione ne vit nga vitet 1990 deri ne 2002, duke u ngritur ne 130 milione ne 2007 duke ja kaluar prodhimit te makinave me 70 milione makina ne vit.Shitja e bicikletave ne disa tregje eshte mbeshtetur nga qeverite nepermjet qindra inisiativave per te nxitur perdorimin e tyre me qellim uljen e ndotjes se ajrit dhe aksidentet automobilistike.

Per shembull ne vitin 2009 qeveria italiane filloi nje program te fuqishem per te inkurajuar blerjen e bicikletave apo bicikletave elektrikene menyre qe te permiresohej cilesia e ajrit urban dhe ulur numrin e makinave ne rruge.Pagesa per nje biciklete u reduktua ne 30% te kostos reale te bicikletes.

Kina , me 430 milione bicikleta ka floten me te madhe por ritmi i rritjes eshte me I larte ne Europe. Hollanda ka me shume se nje biciklete per person, ndersa ne Danimarke dhe Gjermani kan pothuajse nje biciklete per njeri.

Bicikleta nuk eshte vetem nje menyre mjafte e pershtateshme per transport, ajo eshte nje menyre ideale per rivendosjen e balances midis calorive te marra dhe shpenzimin e tyre. Ushtrimi I rregullt I bicikletes per te vajtur ne pune redukton semundjet kardiovaskulare osteoporoses dhe artritit dhe forcon sistemin e imunitetit.

Ne SHBA rreth 75% e departamenteve te policies qe I sherbejne nje popullsie me shume se 50.000 tani e kane rutine patrullimin me biciklete. Nepermjet perdorimit te bicikletave policet e arrijne akidentin apo krimin me shpejt se sa policet me makine dhe ata kane bere 50% me shume arestime ne dite se sa policet me makine. Dhe kostua e policeve me biciklete ka dale me shume se 3 here se sa ajo e policeve makine.

Liderat e perdorimit te transportit me biciklete jane Hollanda me 27% te transportit qe e mbulon me bicikleta , Danimarka me 18% dhe Gjermania me 10 % .Nderkohe SHBA-ja dhe Anglia me 1%.

http://ecovolis.com/buletini2/opinione.html