DanielaFerko
Jeta shoqerore e apolonianeve
Shoqëria apoloniane na shfaqet nga elementë aktivë të kësaj shoqërie duke filluar nga më të miturit e më tej. Gjetjet arkeologjike dhe dokumentimet e autorëve antikë na japin një pamje të gjërë, edhe pse jo të plotë të jetës shoqërore të Apolonisë. Pausania na tregon në udhëtimet e tij në Olympia, në shek.II të e.s se, në monumentet e shumta dhe shtatoret që ndodheshin në të, has dhe Meneptolemin, djaloshin nga Apolonia i cili kishte fituar garat e vrapimit në lojrat olimpike të zhvilluara në Greqi. Meneptolemi ishte përfaqësues i asaj pjese të popullsisë apoloniane që përfshinte meshkujt në moshën nga 7 në 16 vjeç, për të cilët polisi shfaqte për herë të parë interesin e vet. Kjo tregon se kemi një njohje të gjithanshme të apolonianëve të cilët, edhe pse të rinj në moshë, nuk rreshtnin së shfaquri veten e tyre. Mosha e mitur e apoloniatëve fillon nga tre vjeç, kur fëmija quhet një individ, pasi më herët nuk kosinderohej i tillë, një traditë e trashëguar nga kolonët grek. Në moshën gjashtë vjeçare fëmija quhej i aftë për të studiuar dhe marrë arsimin e duhur. Djemtë të aftë për të studiuar jashtë shtëpisë dhe vajzat brenda mureve rrethuese të banesës së tyre. Është e vështirë te thuhet se të gjithë femijët kishin privilegjin e arsimimit, por gjithsesi ekzistonte dëshira e mirë e arsimimit të individit në këtë periudhë. Arsimi ishte tema kryesore e një individi të mitur i cili, përveç terrakotave argëtuese, kishte dhe gramatikën shoqeruese të tij. Djemtë e shtresave të privilegjuara të shoqërisë aristokrate ishin të vetmit që kishin nderin e arsimimit në mënyrat antike të të gjithë botës egjeane. Njëri nga skllevërit e vjetër të shtëpisë, e shoqëron djalin për në shkollë. Ky skllav gjendet i paraqitur dhe nëpër relieve në Apoloni me histoninë e tij të gjatë dhe me shkopin në të cilin mbahet. Shkolla në këtë periudhë cilësohej shtëpia private e një mësuesi i cili kishtë njohuri të mjaftueshme për t’ia servirur djaloshëve apolonianë. Përsa i përket lëndëve të cilat apolonitët studionin ishin të pakta, por shumë domethënëse në këtë periudhë, pasi ishin gjithçka që ata kishin. Bazuar në dëshmitë që na vijnë nga gërmimet arkeologjike në Apoloni shohim se gramatika, muzika dhe gjimnastika ishin studimet bazë të një djaloshi deri në moshën dymbëdhjetë vjeçare. Gramatika, e cila përfshinte gjithçka që shkruhej, pra shkrimin, leximin dhe numërimin, me tërë këto telashe, ajo ishte lënda më e vështirë dhe të mëdhenjtë nuk kanë ruajtur prej saj kujtime aq të mira sa ta pasqyronin në relievë apo piktura. Ndërsa për lëndët e tjera si muzika dhe gjimnastika kemi dokumentime materiale të cilat përfaqësohen nga vegla muzikore si fyejt dhe striglat e gjimnastëve të gjendur në nekropole varrosur me ta. Gjimnazet bëhën qendra të rëndësishme për qytetarët e Apolonisë që nga shek VI p.e.s deri në shekullin I kur vazhdojnë ekzistencat e gjimnazeve.
RedaktoEkzistenca e gjimnazeve deri në shekullin e I p.e.s na sjell dhe dokumentime të favorshme në lidhje me zhvillimet e oratorisë, një stil i ri i të zhvilluarit të të folurit dhe sjelljeve qytetare. Në njërin prej këtyre gjimnazeve, ku jepnin mësime oratorët më të mirë të qytetit, studjoi deri në vitin 44 p.e.s edhe Augusti. Ai shoqërohej nga miku i tij Agripa dhe mësuesi i vet i stilistikës dhe gojëtarisë greke , Apollodori nga Pergami. Ky fakt ndikoi gjerësisht edhe në jetën politike të Apolonisë në periudhën e qeverisjes së Augustit. Pra dija e ofruar prej këtij qyteti u shpërblye mjaftueshëm mirë. Filozofia dhe oratoria ishin tashmë të dashura dhe mjaft të përzemërta për të gjithë komunitetin, i cili tërhiqej prej këtyre formave artistike të të menduarit. Kemi një sërë shprehish artistike lidhur me përfaqësuesit e gjimnazeve të filozofisë. Një nga këta filozofë, të cilit nuk i njihet emri por mendohet të ketë qenë mjaft i njohur në këtë periudhë në Apoloni, na paraqitet në një gjysmë busti. Në shikimin e asaj skulpture të gurëzuar shihet një konceptim imazhi mjaft i mendueshëm dhe i largët në horizont. Të tilla vepra të ngjashme na paraqiten edhe më vonë me filozof me shikime të përhumbura dhe me kurora dafine mbi krye. Një tjetër reliev na paraqitet në një arkë të gurtë ku ndodhet dhe hiri i filozofit. Në fund të relievit është shënuar vetëm emri i filozofit, Niko. Këto recitime filozofike jo vetëm mbaheshin nëpër sheshe por dhe organizoheshin në formë recitimi, i cili shoqërohej njëherazi edhe me muzikë, një element i rëndësishëm për shoqërinë e atëhershme apolonite. Shumë poezi kanë humbur në kohë bashkë me kujtesën dhe kujtimet njerzore, përveç ndonjë epitafi të rastësishëm. Tingujt e muzikës së shoqërisë së Apolonisë na percillen siç e lartëpërmëndëm nga gjetjet e veglave të ndryshme muzikore të përafërta me veglat muzikore të ditëve të sotme. Format e tyre gjeometrike mund të jenë disi më të ndryshme se veglat e sotme muzikore,sidomos fyejt, por gjithsesi tingujt e tyre në kohë, në bazë të strukturës, janë të njëllojta. Kjo muzikë ishte e njëllojtë dhe aq e dashur nga të gjitha shtresat e popullsisë. Një rast i jetës së përditshme dhe muzikës na paraqitet dhe në festat në nder të Apolonit dhe jo vetëm. Çdo festë e tejzgjatur në nder të perëndive të qytetit shoqërohej me muzikë dhe me flije të majme, me vallet në rreth në nder të perëndive . Vetë Apoloni ishte i njohur si krijuesi i kitarës, edhe pse na paraqitet nëpër terrakota dhe statuja me lirën ndër duar. Vallet në rreth ishin gjithashtu shumë të preferuara në Apoloni, gjetje të ngjashme për vallet në rreth janë terrakotat e nimfave sikurse edhe datimi i monedhave prej argjendi në shekullin e I p.e.s me Apolonin në një anë dhe tre nimfat në faqen tjetër. Është bukur kur i mendon hapat e para të zhvillimit të mendjes njerëzore të zhvilluara pikërisht në një qytet antik i përkëdhelur nga deti dhe i buzëqeshur nga dielli. Një shoqëri komplekse e cila evoluon ndër shekuj dhe vjen e përsoset në një moment duke kujtuar gjithçka e krijoji atë në një të shkuar mjaft artistike për hapat e para të zhvillimit të gjithë shoqërisë që pasoi.