FAMILJA E MARK AVDYL NREJAJ


Mark Avdyli, atdhetari dhe Luftëtari i Çështjes Kombëtare Shqiptare

Mark ( Kol ) Nrejaj ( Mark AVDYLI ), Atdhetar dhe Luftëtar i Çështjes Kombëtare Shqiptare

I quajtur: “Plaku i Malëve” dhe “Malësori i Flamurit”

• Data e lindjes: 22.05.1923

• Data e vdekjes: 11.12.2013

• Vendi i lindjes: Ramoc, Gjakovë, Kosovë

• Etnia: Shqiptar

• Pjesëmarrja në UÇK: 1. Veteran Luftetar i UÇK-së

• Është babë i dëshmorit në UÇK – Princ Nrejaj;

• Është babë i veteranit të UÇK-së, Zef e Jak Nrejaj dhe babë i invalidit të luftës së UÇK-së Nikollë Nrejaj.

• Prej datës 05 Shkurt të vitit 1998 është kyqyr në UÇK. Me 02 – 03 Qershor 1998, sulmi i parë i forcave anmike, në Rekë të Keqe, në hyrje të fshatit Ramoc të Gjakovës, sëbashku me djemtë ka arritur të i kthej prapa duke ju shkaktuar dëme në njerëz dhe mjete. Në muajin Gusht të vitit 1998 u paralizua dhe u shtri për shërim në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për ta vazhduar mëpastaj sherimin, në spitalin e Gjakovës – pas luftës.

Lufta e Dytë Botërore

2. Pjesmarrja në Luftën e Dytë Botërore: Është bashkëluftetar i Nue Përlleshit dhe Ymer Berishës në Ballin Kombëtar për çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare. Që në moshën 18 vjeqare shërbeu në ushtrinë shqiptare në Prizren, duke marrë pjesë në Divizionin e quajtur “Skendërbeg“, që kishin pikësynim bashkimin e gjitha trojeve shqiptare. Në përbërje të k`tij divizioni ishin gjithë anëtarët e Ballit Kombëtar,të cilët zhvilluan beteja të mëdha kundër komunistëve serb e malazezë. Përjetoi disa luftëra të tmershme të kohës, por kudo që shkoi flamurin kombëtar e mbante me vete.

Vitet e 60-ta dhe 70-ta:

3. Aktivitetet atdhetare në vitet 60-ta dhe 70-ta: Është ndër të parët kosovar që ka nxjerrë në shesh flamurin shqiptarë në vigjilje të levizjes së protestave për të drejta e liri në vitin 1968 dhe ka arritur sëbashku me shokë të shpërndaj dhe vendosë 1800 flamuj kombëtar nëpër Kosovë.

Përsekutimet dhe vuajtjet:

4. Persekutimet dhe vuajtjet:

• I përsekutuar nga regjimi komunist – përsonalisht dhe familjarisht.

• Ish i denuar politik në burgun e “Goli Otokut”, në burgun e Mitrovicës së Sremit dhe në burgun e Nishit. Në 1993 bastiset për armë që i ka pregaditë për luftë dhe është denuar me 6 vj. burg dhe ka mbajtur 4 vjet në burgun e Smrekovnicës.

Mirënjohjet:

5. Mirënjohjet:

• Çertifikata Veteran Luftetar i UÇK-së

• Nëntor 2012-të – Mirnjohje për kontributin për çështjen kombëtare me

• rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë nga Shoqata Nikaj – Mertur;

• Nëntor 2012-të – Nderi i Komunës, Mirnjohje me motivacion për

• kontributin e dhënë për çështjen kombëtare;

• Mirnjohje për Misionin e Pajtimit Mbarëkombëtar Shqiptar – Çmimi

• i Vërtytit për kontributin në pajtimin dhe zvoglimin e fenomenit të • gjakmarrjes