ERISDEDE1997
Te jetojme ne harmoni me mjedisin
RedaktoAjri, toka, ujrat e lumenjve, liqeneve, deteve e oqeaneve, ujrat nentokesore dhe gjithcka ku jeton dhe ndikon tek njeriu perbejne mjedisin rrethues.
Sot zhvillimi i vrullshem ekonomik i botes e civilizimi i saj, krahas progresit te madhe qe kane sjelle, kane nderhyre edhe ne demtimin ,ku me shume e ku me pak, te mjedisit tone rrethues.
Sot, mjedisi ku zhvillohet aktiviteti i botes se gjalle, eshte shume i ndotur me produkte e mbeturina te shumellojshme,nder to vendin kryesore e zene mbetjete kimike apo sic i njohim ndryshe,kimikatet dhe mbetjet radjoaktive. Te gjitha keto demtojne e shkaterrojne pa dallim bimet, kafshet edhe vete njeriun.
Natyre me ane te proceseve dekompozuese qe shkoktoheshin ose pershpejtoheshin nga dukuri natyrore,si ato atmosferike, tokesore, diellore etj, bejne te mundur eleminimin e ketyre mbeturina ndotese. Por ky ekuiliber eshte i pamjaftueshem dhe ne mbrojtjen e natyres sot eshte shume e domosdoshme ndihma e njeriut.
Sot vihet re gjithmone e me shume perdorimi pa kufi i plehrave kimike nga bujku,i cili me teprime te tillla pretendon te rrisi pjellorine e tokes. Por bima nuk thith te gjithen. Nje pjese e mire qe mbetet e paasimiluar, me ane te ujit te rreshjeve apo vaditjeve deperton ne brendesi te tokes dhe ndot ujrat nentokesore,ato te burimeve, liqeneve, lumenjve.
Plerat dhe hedhja e tyre vend e pa vend, demtojne rende mjedisin rrethues, demtojne rende shendetin e vete fajtorit, njeriut.
Nje gje eshte shume e qarte. Natyra ndotet shume lehte, por pastrohet me shume veshtiresi.
Njerezit duhen te ndergjegjesohen, duhet te apelojne per te mbajtur paster ambjentin e tyre. Detyra paresore e tij eshte menjanimi i ndotjeve. Kujdesja ndaj mjedisit eshte obligim njerezor per te evituar katastrofat ekologjike.
Njeriu duhet te jetoje ne harmoni me natyren, duhet te kujdeset per ate, dhe te zhfrytezoje me efikasitet te mirat e saj, perndryshe natyra e ndeshkon ate dhe brezat qe do te vijne.