Peshku pa ujë është një blog kolektiv në gjuhën shqipe. Pjesëmarrja në aktivitetin e këtij forumi mund të bëhet vetëm duke u regjistruar me emër përdoruesi dhe fjalëkalim (me dëshirë mund të shtohet adresa e postës elektronike). Faqja është e ndarë në disa pjesë, duke përfshirë kështu jo vetëm diskutime mes përdoruesve, por edhe artikuj të shkëputur nga gazeta të ndryshme shqiptare dhe lidhje me blogjet më në zë në shqip.

Historiku Redakto

Ky blog kolektiv është themeluar në dhjetor të vitit 2003 nga Penar Musaraj, i cili njihet nga përdoruesit me nofkën pmusaraj. Faqja lindi si një projekt i revistës shqiptare "Ezeta" (dikur e aksesueshme në www.ezeta.org, por tashmë e mbyllur).[1]

Administrimi Redakto

Bordi i administratorëve përbëhet nga: Penar Musaraj, Blendi Salaj (përdoruesi Blendi Salaj), i cili është personazh i njohur i medias shqiptare në sajë të drejtimit prej vitesh të emisionit "Klubi i Mëngjesit" në radion Club FM dhe emisionit "100 minuta" në televizionin Ora News. Rajmonda Muço (përdoruesi Monda) dhe Ilirjana Stringa (përdoruesi finisterre).[1][2]

Qëllimi i faqes Redakto

Disa prej synimeve të peshkut pa ujë janë:

* krijimi i një hapësire për zhvillimin e mendimit kritik dhe medias qytetare të pavarur

* përmbledhja e ngjarjeve kryesore të kohës duke përfshirë materiale nga burime të ndryshme në një faqe vetme

* krijimi i hapësirës për komente, përgënjeshtrime dhe informacione të mëtejshme nga publiku i gjerë[1]

Përdoruesit Redakto

Përdoruesit e këtij blogu marrin pjesë në të prej shumë vitesh, duke u bërë pjesë e pandashme e kulturës që ai përcjell. Janë rezidentë në vende të ndryshme të botës (gjë që faqja e bën të dallueshme duke vendosur një flamurth në të majtë të emrit të përdoruesit). Ata janë të shumtë, por mund të veçojmë: xhibi, Beluli, finisterre, Ruzhdie, emigrant, Pjer Thomas, opjeshke, Tironci lebetit, gjembi, Br3dharaku, oidriso etj.

_______________________________________________________________________________________________________________________________

  1. ^ a b c http://www.peshkupauje.com/faqe/mbi-peshkun
  2. ^ https://peshkupaujedosje.wordpress.com/